E marte, 19.03.2024, 06:08 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Malësia e Bujanocit

E marte, 06.11.2018, 06:45 PM


MALËSIA E BUJANOCIT

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Mora rrugën , dola n’ maje t’ Sitilisë ,

Këngën seç ia mora n’ tela t’ çiftelisë –

T’ia këndoj nga zemra  një këngë Malësisë ,

Djepit  t’ krenarisë , luftëtarëve të Lirisë !...

T’ i  këndoj nga zemra  djepit  t’ burrërisë –

  dha  brez pas brezi   figura  të lavdisë !

Malësisë s’ Bujanocit – djepit  t’ historisë ,

T’iu  këndoj  lëvdata  djepave  të trimërisë !

T’i  këndoj  mikpritjes  edhe bujarisë ,

Krenarisë  shqiptare  edhe besnikërisë !

T’iu   këndoj nga zemra  trimave legjendarë ,

Flamurtarëve t’ luftës –   prijatarë  shqiptarë !

Do t’ ia këndoj  këngën Malësisë s’ Bujanocit –

Për dhuntitë e begatitë që i ka prej Zotit  !

Do t’ ia këndoj fshatrat e Malësisë së Vrajës ,

Bukuritë e pasuritë  që ia kanë  prej rrajës !

Zarbicë , Suharnë , Priboc  edhe   Novosellë –

T’ gjitha i  ka kapluar , sot  një krizë e thellë !

17 familje me 87 banorë –

Jetojnë n’ kushte t’ vështira si mali nën  borë !

Si në t’ gjitha fshatrat , ashtu në Suharnë –

Banorët e kësaj Malësie gjithkah janë shpërndarë !

Na janë shkapërderdhur më shumë se sa kurrë –

Si shkojnë  duke rrjedhur  lumenjtë nëpër  gurrë !

Seç ka mbet i shkretë ky djepi i nënë Zarifës –

Asnjë  nxënës s’ ka mbet në  shkollën e Zarbicës !

Ende nuk kanë tretur dy shpresa të nënës –

N’ Novosellë kanë  mbetur një mësues me dy nxënës !

N’ Malësi nuk jetohet në këtë jetë  prej hileje –

Në Suharnë nuk ka ma nxënës , asnjë familje  !

Seç ushton Malësia nga lotët e nënës –

Qysh na mbet Suharna pa prind e pa nxënës ?!

Mëhalla e Tahirajve , ka mbetur pak anës –

Ajo ka një Mësues , bashkë me katër nxënës !

Shkolla  e Liteshit  , është shkatërruar tërësisht –

N’ te pa asnjë nxënës , jetohet tmerrësisht !

N’ shkollën e Zarbicës , dy nxënës që janë kanë –

Iu shpërngulën  familjet , ata ma nuk janë !

Shkolla e Zarbicës , tanimë u mbyll –

Oborri i rrethinës  është bërë sikur  pyll !

N’ shkollën e Pribocit , asnjë nxënës  nuk mbet –

Familja e Hafizit , me tre djemtë e vet !

Mësues Sadik Demiri , lum ai bir  i nënës –

N’ fshatin Ramabuqë , e  ka vetëm një nxënës !

Mësues Sadik Demiri , djalë prej Ramabuqe –

Do t’ ndihet  për s’ miri , der’  te Molla e Kuqe !

N’ shkollë të fshatit Qarr – krenar i kësaj anës –

N’ banka t’ saj kanë mbetur edhe 11 nxënës !

Haj medet , medet , po vajton  Gjergjeci –

S’ ka ma asnjë nxënës , që m’ thotë : “Mirë Mëngjesi !”

Shkollë  e  vetme e plotë , prej fshatrave të kësaj anës –

Është shkolla  e  Muhocit , me  81 nxënës !

MEJTEPI NË MALËSINË E BUJANOCIT

N’ Malësi t’ Bujanocit – n’ këtë Malësi kreshnike –

Ekziston  Mejtepi , me vlera historike !

Me vlera  të larta t’ trashëgimisë kulturore –

N’ Malësi t’ Bujanocit , në fshatrat malore !

Mejtepi i  ngritur me vullnet e hatër –

Është ndërtuar n’ vitin 1904 !

Por , pas përfundimit t’ Luftës së Dytë Botërore –

Mejtepi ka shërbyer si një  shkollë fillore !

Deri në ndërtimin e shkollës së re n’ këtë jetë ,

Që u ndërtua n’ vitin 1980 –

Mejtepi ka sjellë  dritë të  arsimimit ,

Por , tash është në gjendje pak  para shkatërrimit !

Objektin e Mejtepit , n’ fshatrat e malores –

Tani e  ka brejtur  tërësisht dhëmbi i kohës !

Me të gjitha forcat duhet  t’ ndërmjetësohet –

Ky objekt  t’ shpëtohet dhe t’ meremetohet !

  meremetohet objekti i  mejtepit –

Që t’ jetë nën mbikëqyrje të  dorës së shtetit !

Është objekti  i vetëm ,  për lutje ndaj  Zotit –

N’ Bashkësi të  Zarbicës  edhe  të Muhocit !...

T’ rregullohen  shkollat n’ gjithë  fshatrat n’ këto anë –

Që ishin  paralele të  shkollave  amë :

  Suharnë , Novosellë , Priboc e Litesh ,

Në Qarr , Ramabuqë  edhe  në Gjergjec !...

Gjilan, më 05.11.2018.        Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora