E marte, 19.03.2024, 10:26 AM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: Paskomunizmi - shndërrim i komunizmit majtist në komunizëm 'djathtist'

E merkure, 17.10.2018, 06:08 PM


Paskomunizmi - shndërrim i komunizmit majtist  në komunizëm “djathtist”

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pas rënies  komunizmit apo pas  vetërënies së tij si ndodhi në Shqipëri, komunistët më të zellshëm, më servilë të regjimit dhe më fanatikët e tij , si dhe  pinjollët e tyre  u shdërruan  në antikoministë në dukje sa për hipokrizi e për mashtrim për ta trashëguar edhe paskomunizmin politik, ekonomik e juridik, pra demokracinë.  Në Shqipëri këta janë komunistët më të mëdhenj e më të rrezikshëm të cilët e degraduan  politikën , shtetin dhe sistemin. Këta janë  ai llum të cilët shajnë diktaturën  vetëm  për të justifikuar atë që  sot  këta të tillët janë uzurpatorët e partive politike, të demokracisë, të drejtësisë, dhe të pushtetit, të parlamentit, të presidencës, të qeverisë dhe të drejtësisë.

Kjo është arsyeja kryesore pse Shqipëria ndodhet ende edhe sot në këtë gjëndje apatie demokratike, moszhvillimi politik, shoqëror, ekonomik, juridik , larg ndërtimit të shtetit modern e ligjor dhe  larg integrimit në BE. Kjo ka ndodhur edhe me Kosovën, ku politika e pushteti, drejtesia e sistemi  edhe atje dominohen  prej  ishkomunizmit titist dhe prej atyre të tjerëve të edukuar  ideologjikisht  me ideologjizmin shqiptar marksist-leninist ,por që në dukje si fasadë  vetëdeklarohen   demokratë dhe properendimorë.

Demokracia në Shqipëri realisht nuk është  as  zëvëndësim i komunizmit me neokomunizëm ,por  më keq akoma, është sakt vetëm një shndërrim  i komunistëve  dhe i komunizmit majtist  në një komunizëm kapitalist apo në një komunizëm “djathtist” . Komunistët të cilët duken  dhe tregohen me demagogji dhe hipokrizi si antikomunistë agesivë dhe “të egër” janë komunistët më të mëdhenj dhe më të devotshëm.

Pra kemi të njëjtën ideologji e filozofi komuniste që ndërroi kahjen  nga majtas në djathtas.

Në Shqipëri nuk ka politikë të mirëfilltë të djathtë as si fizionomi dhe as si filozofi të tillë.

Të djathtën shqiptare e rrëmbyen dhe e përvetësuan ishkomunistët dhe sherbëtorët më të zellshëm të komunizmit , të cilët u konvertuan nga komunistë në demokratë  e qe bënë  deshtetëzimin e  shtetit dhe uzurpuan  e privatizuan  atë, politikën, demokracinë, ligjin, drejtësinë, pasuritë ,  shoqërinë , ekonominë ,biznesin, arsimin, intelektualizmin, shëndetsinë dhe të gjitha të tjerat. Pra komunistët e shkatërruan shtetin socialist majtist dhe e privatizuan atë , politikën, pushtetin  dhe pasuritë e tij në emër të kapitalizmit liberal-demokratik.

Themi me të drejtë se komunizmi stalinisto-enverist në Shqipëri si ekstemizëm i majtë u shndërrua në ekstremin tjetër, në ekstremizëm të djathtë,  u shndërrua nga një komunizëm  politiko-ekonomik thellësisht shtetëzues në   një komunizëm  që e nxori në ankand, në shitje e në privatizim shtetin ;pra një komunizëm  privat, koncensiondhënës i shtetit, si një komunizëm  antipublik, antisocial dhe shtetasgjësues .

Kjo pasi prej klasës komuniste të Partisë së Punës së Shqipërisë u çmontua shteti komunist duke vjedhur, plaçkitur, grabitur e përvetësuar e privatizuar pasuritë shtetërore, kombëtare dhe ato strategjike  në emër të liberal-demokracisë.

Elita politike ishkomuniste  e Partisë së Punës së Shqipërisë  u shpërnda dhe uzurpoi të gjitha lidershipet e partive politike që lindën apo më sakt që rrodhën  e derivuan  dhe u themeluan nga ishkomunistët dhe nga ishsigurimsat e shtetit, dhe  të cilët kapën ekonominë, politikën , pushtetin , drejtesine,tregun, biznesin, diplomacinë, arsimin, shëndetsinë etj.

Shëmbulli i kësaj janë dy partitë e mëdha dhe kryesore, Partia Socialiste  dhe Partia Demokratike e Shqipërisë   si dhe satelitët e tjerë politik rreth tyre, ku e para e ndryshoi emrin nga PPSH në PS dhe e dyta u formua nga ishsigurimsat e shtetit,  nga ishkomunistët dhe ishservilët  e devotshëm  të luftës së klasave  të diktaturës por që kur u vetëshëmb komunizmi papritur  ata na dualën “të pakënaqur” e që nuk e kishin  pasë ditur se paskëshin qënë  “ të persekutuar” si puthadorë, servilë e  shërbëtorë të komunizmit.

Dhe pikërisht  ky pluralizëm politik i kësaj  “elite  të re”që ndërruan vetëm flamujt e partive,  kostumet dhe kollaret e tyre të  kuq dhe i ngjyrosën ato  me  ngjyra  blu, rozë  dhe ngjyrime të tjera laramane.

Kjo farë “elite” politike  komunisto-libertariane korruptimi, hajnije, droge   e krimi ka meritën e zbatimit në Shqipëri  më mirë se kudo në ishKampin Socialist Lindor të Platformës “Katovica” të M. Gorbaçovit.

K jo farë “elite “ politike ka meritën  edhe  në montimin e krimit, hajdutërisë dhe të korrupsionit në tërë sistemin.

Prej kësaj elite Shqipëria mbahet peng  dhe ajo është shkaku për varfërinë, papunesinë, krimin, hajdutërinë , padrejtësisë dhe eksodit e mosintegrimin.

Dhe PD  kryesisht si Partia “E Djathte”  e komunistëve që u bënë   “djathtistë” ka meritën e deshtimit te organizimit  dhe të konsolidimit të altervnativës politike të së djathtës reale shqiptare  me të cilën vetëm sa ka spekuluar për privilegje personale pushteti e politike lidershipi i  saj.

Kështu pra më sakt themi se  liberal-demokracia në Shqipëri është një sistem hibrid komunisto-liberal  dhe jo një sistem  liberal-demokrat.

I njëjti realitet  politik e juridik  pseudodemokratik është edhe në Kosovë si një gershetim dhe hibrid  komunisto-liberal.

Liberalizmi në Shqipëri ishte një liri, një libertarizanizëm  i cili rehabilitoi,mbrojti, cikloi  dhe  ia mundësoi trashëgiminë dhe vazhdimësinë politike e qeverisësë ,pra sundimin, ishkomunizmit socialist i cili u shndërrua në komunizëm demokratik.

Liberal-demokracia në Shqipëri është një maskë mashtrimi  e komunizmit djathtist ekstremist antisocial e antihuman, korruptiv dhe i kriminalizuar, grabitqar e i pangopur i cili dëbon shqiptarët nga atdheu; si një kapitalizëm komunist pa ndjesi shoqërore që e  ka nxjerrë në ankanë Shqipërinë për një euro dhe që gjithçka e ka dhënë dhe po e jep me koncesion.

Në komunizëm në Shqipëri kishte një parti , dhe ishte partia shtet-PPSH-ja, e cila ishte vetë politika,ideologjia, shteti, ligji  dhe gjithçkaja e mbi të gjitha, por edhe paskomunizmi  shqiptar si një kapitalizëm komunist hibrid është vetëm një sistem inercial e formal  demokratik pseudoliberal ,pasi sistemi pozitë-opozitë  në Shqipëri  është si një regjim monopartiak por me dy kokë i cili ka kapur shtetin, shoqërinë, drejtësinë dhe bën kërdinë  me injorancën që e karakterizon, me padrejtësitë  e pandjesitë shoqërore, me korrupsionin , me hajdutërine dhe papërgjegjshmërinë e saj.

Ata ,pra kjo elitë politike paskomuniste është dhe ia ka kaluar dhe pothuajse as që mund të krahasohet  me ishnomenklaturën e regjimit komunist të PPSH, nuk mund të krahasohen këta neokomunistët e sotëm kapitalistë  e monopolistë për luksin, për paratë, për privilegjet e përfitimet;  as me pasuritë, me korrupsionin ,me mirëqënien  që ata kanë kapur e arritur vetëm me faktin e të qënit në politikë e në pushtet.Nën maskën dhe me zhurmën antikomunizëm, neokomunistët apo komunistët “djathtistë “ politikanë e pushtetarë , trashëgimtarët e apo pasuesit e komunizmit real të majtë u bënë hajdutë miliarderë, kapitalistë shumë te pasur  vetëm me hajni, krim, mashtrim, vjedhje, grabitje e korrupsion.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora