Kulturë
Jusuf Zenunaj: O i çmendur!
E diele, 10.06.2018, 10:38 AM
Jusuf Zenunaj
O I ÇMENDUR!
O i çmendur
që emrin s'mund të ta them dot,
i fêlliqur sikur dje, je edhe sot e mot !
Nga ç'tharem je gatuar ?
Në ç' furrê je pjekur,
as për ku ushqehet miza
emrin tënd vend s'i ka mbetur ? !
Me shokët sikur veten
me turp s'e mbuloni të vërtetën !
Heroi i të gjitha kohëve
Gjergji i Kastriotëve ju pengon,
se edhe me emrin Skënderbe
edhe në shkrepa gjallon ..
J.Z. 9 qershor 2018
FJALORIËT E KUVENDEVE TONA
Fjaloriët e kuvendeve tona,
Prishtinë e Tiranë
me fjalë sharje-fyerje
të pasura janë.
Sikur paradite
ashtu në orët e vona
nuk i mund ezani,
nuk i mposhtë këmbana.
Partia me partinë
si t' ishin në armiqësi,
çfarë sheh në Kosovë
e ke në Shqipëri..
ME MENDJE NË BUXHET
Delegacioni i deputetëve
të Kuvendit të Kosovës
trup e trup Gjakovës,
Kukës e deri në Tiranë
këtë rrugë të gjatë
me mund kalon !?
Thonë se hoqi keq
se për buxhet mendoi,
vetëm për dy ditë
7500 euro mezi harxhoi.
Edhe në Samitin e Sofijes
kryetari e kryeministri
prapë menduan për buxhetin,
nuk vajtën vetëm.
S'ishin as shtatë a tetë,
por mbi 60.
Kohë mbas kohe
u letësohet dita,
u letësohet nata
me dreka e me darka..
J.Z. 2 qershor 2018
MIZAT I KANË MARRË VIZAT
Pyesin e pyesin njerëzit
ku kanë ngelur vizat ?
Dikush thotë : "
"..i kanë marrë mizat ".
Mizat edhe krimbat
kanë zënë vend në pushtet,
larvat i kanë lëshuar
në tokë e në det.
Pluhuri i politikës
i bartë nëpër kohë,
shtohen nëpër shigje,
lëvizin pa dro.
J.Z. 21 maj 2018