E premte, 26.04.2024, 01:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Hetem Matoshi - Gmica dhe gmicasit

E merkure, 14.03.2018, 12:44 PM


Një libërth i vogël që flet për gjenealogjinë e fshatit Gmicë dhe  gmicasve…

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, Hetem Matoshi, nga Gmica e Dardanës, tash banor i Gjilanit, e botoi një libërth të vogël  që flet për gjenealogjinë e fshatit Gmicë dhe për bashkëvendasit e tij, gmicasit. Autori në fjalë ka bërë përpjekje për të lënë pak gjurmë për fshatin e tij, i cili, siç pohon ai në libër “nuk është marrë kurrë me shkrime, as letrare, as historike, por zemra ma ka dashur dhe, ajo gjithmonë më ka shtyrë që të mendoj për vendlindjen time, për fshatin Gmicë, komuna e Dardanës”(f.5). Jo vetëm kaq.

Autori në librin e tij e rrëfen fatin e tij historik dhe të bashkëvendasëve të tij, ku, ky fat e ka përplasur nga një vend në tjetrin për të fituar një kafshatë të bukës së gojës. Ai  shton se ka, shumë bashkëvendas të tij, të cilët, përshka të varfërisë në familje, e kën marrë rrugën e kurbetit dhe kanë gjetur vend pune fizike në Beograd, Zagreb, Rijekë, Shkup e vende tjera, vende këto, ku shqiptarët kanë punuar në pastrimin e rrugëve, hapjen e kanaleve, bartjen e sendeve të rënda prej një vendi në tjetrin, me një fjalë, ishte bërë një hamall pune, me të vetmin qëllim që ta mbijetojë jetën e kohën skamnore të një kohe. Edhepse bënin punë më të rënda e më të ndyera, shqiptarët urreheshin maltretoheshin nga të tjerët, të cilët njerëz tanë të “mjerë” e kaluan një jetë të zhgënjyer e të thyer pa pasur asnjë të drejtë jete e pune.

Pra, kjo jetë ta përkujton kohën e mjerimit të Migjenit, të Esad Mekulit e të tjerëve, ku “zotërinjtë” e huaj i  shfrytëzonin shqiptarët gjer në palcë, duke i nënçmuar në pafundësi. Dhe, pas këtyre mundimeve, shqiptarët janë dashur në mes vete ku në ndeja e organizime të ndryshme i qanin hallet njëri-tjetrit në kohën kur bënin pak pushim, aty për aty u lindtte malli i pashuar për familjen, të parët e  tyre, për traditat dhe zakonet e ndryshme familjare.

Autori, Hetem Matoshi (1937), në këtë libërth monografik (gjenealogjik), flet për kurbetin e fshatarëve të të tij se si kanë jetuar në vende të huaja për të fituar ndonjë lek sa për t’iu ndihmuar familjarëve të tyre që të mbijetonin atë jetë tejet e rëndë kohe. Dhe, ajo më kryesore është fakti se, autori ka bërë përpjekje për t’mos i harruar familjet e këtij fshati, emrat e njerëzve të këtij lokaliteti të përafërt. Ai shton se, të gjitha këto shënime i bënte kur shkonte për të fjetur dhe nuk e zënte gjumi duke i përsëritur emrat, mbiemrat e familjarëve, shokëve, miqve e të tjerëve, të cilët, siç shton, -“më bëhej sikur po jetoj me ta, sikur i kam fare pranë”(7).

Hetem Matoshi ka shtuar se, Velegllava e vitit 1990 pati organizuar një tubim familjar me banorët e shpërngulur. Pas këtij tubimi, më vonë, në vitin 1994, edhe Desivojca, Gmica e  Gjyrisheci patën organizuar të tilla organizime familjare. Ishte një ide e mirë, për faktin se, dikujt i shkoi mendja t’i shënojë emrat dhe mbiemrat e njerëzve, të cilët dhanë një ide për të radhitur e bërë një historik të gjeneratave të tri lagjeve të kësaj ane, si të Gmicës, Matoshëve, Lecëve dhe Kurtovitëve. Kjo “ide” e vjeljes së emrave dhe mbiemrave, ia mundësoi autorit në fjalë të bëjë një libërth që vërtet flet për një rrugëtim të gjenealogjisë së fshatit Gmicë dhe të gmicasve të kësaj ane. Sado që na duket një libërth i  vogël, vlera e tij është mjaft e madhe dhe e rëndësishme, për faktin se, autori (H. Matoshi) e ka nisur dhe dikush, në të ardhmën, do t’ia fillojë një “projekt” më serioz dhe ta përfundojë me shumë të dhëna të shtuara e të mbledhura për një historik të këtyre familjeve. Libri në fjalë fillon me një këngë popullore me  titull “Ngoni vllazni çka po due me ju thanë”, e cila këngë të përkujton historinë e këtij trolli stërgjyshor, ku njerëzit e këti vendi kanë pajtuar gjaqe, mandej flitet për Gollakun, ku autori shton: “Matoshët prijnë në vend të parë/ Kurrë vëllavrasje nuk kem pasë”(f.12).

Mandej, autori shkruan e rrëfen për fshati Gmicë, që gjendet në pjesën veriore të Dardanës. Mandej, flet për tri lagjet e Gmicës, si ajo Korçajve, Matoshëve dhe Lecajve. Në vepër shtohet edhe kjo e dhënë  se, në vitin 1878 janë vendosur gjashtë familje muhaxherësh, si shillovët, huruglicët, klaiqët, balltiqët dhe dovërdelët, të gjitha këto familje janë shpëngulur me dhunë nga barbaria serbe nga rrethi i Leskocit.

Pra, këto familje janë përzënë me dhunë nga respresioni serbo-rus në janar të vitit 1878. Gjthashtu, autori na flet për toponiminë e këtyre anëve, si për Kroin e Matës, Malin e Kishës etj. Emri i fshati Gmicë, sipas autorit të librit, përmendet në regjishtrin e tregëtarit nga Novo Bërda Mikel Lukarit me emrin Dmnizi.

Dhe, në  vitin 1912 nga fshati Gmicë janë shpërngulur mbi 77 familje në Turqi, kurse 17 të tjera janë vendosura në Shqipërin e sotme. Ajo që e  dallon këtë libër gjenealogjik është  fakti tjetër se, këtu ka disa shënime  statistikore, ku janë të shënuara vendbanimet nga viti 1905 e më vonë. Pra, autori është ndalur në përshkrimin e familjeve Matoshi e më vonë të këtij vendbanimi. Libri në fjalë ka disa foto të vjetra të disa personaliteteve të kësaj ane, si babai i Halil Matoshti etj.

Gjilan, 9 mars 2018

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora