E marte, 10.12.2019, 03:32 PM (GMT)

Kulturë

Akrokeraune, Kaloresit E Shen Graalit

E merkure, 12.04.2006, 07:12 PM


Ne Akrokeraune, gjiri i Gramates eshte thesari me i madh arkeologjik i Shqiperise. Aty eshte skalitur edhe Shen Graali si dhe emblemat me kryqin e Maltes se Tempullareve te Mesjetes.

Ne ka nje motiv inkadeshent, nje trill kelthites ne jeten time, lidhet me aventurat detkerkuese, te nenthellesishme ne Akrokeraun

Malet e Vetetimave. Me pelqen gjithmone te kthehem tek ky toponim i sterlashte, gati homerik. Shtate vjet kam bere kerkime ketu. Kripa detare, deri diku m'i ka gurezuar eshtrat. Nuk epem, ndonese me trishtim dhe pikellim te kalimit te moshes, ribehem ne rinine e dikurshme kur kisha krijuar per here te pare ne Shqiperi Sektorin e Arkeologjise Nenujore. Ne Akrokeraune, ishte kabineti im i studimit, i nje lloj sui generis.

Emri turk Karaburun, e mbeshtjell kete gadishull si nje kellef i vone dhe jo i pershtatshem mbi shpate magjike dhe te arte. Ketu te ndjekin nga pas perrallat jonike, pulebardhat nuk jane gje tjeter vecse eroset e nje dashurie te humbur. Dikur ketu ne Kepin e Gjuhezes, ne shekullin 11, eshte mbytur anija e princit te Normandeve, Goemund Guiskardit. Ka qene nje grishje e hershme qe te zhytesha per ta gjetur kete anije enigmatike. Ketu eshte shpella vigane e piratit Haxhi Aliu.

Detaret hedhin ne det nje shishe me vaj ulliri dhe nje cope buke per te qetesuar shpirtin e piratit te tmerrshem. Tere bregu i gadishullit eshte plot shpella. Dikur vendosja nje rrjete peshkataresh ne hyrje te shpellave, shkrehja ciften brenda shpelles, pellumbat e eger qe banonin neper shpella, dilnin me vertik dhe ngecnin rrjetave. Por une i leshoja te gjithe. Vetem casti ishte nje lloj sekreti poetik, mbase perfytyroja Lumbardhen e Anakreontit qe e ka pare vete Milosao. Ndoshta doja te ribeja, nje balade apo nje roman kaloresiak poetik, te humbur pergjithmone.

Ne jug te gadishullit, ndodhet gjiri i Gramates. Ky gji, me gure gelqerore te paleogjenit dhe kretakut, ka qene nje nga guroret me te medha antike te Mesdheut. E shfrytezuar per te nxjerre lende ndertimi per keshtjella dhe vepra arti, te pakten qe nga shekulli 8 p.K. Nje pjese e gurit te Gramates, eshte perdorur per pllakat qe mbulojne pjesen e mbrapme te Teatrit te Operas dhe te Baletit ne Tirane.

Kjo gurore, qe eshte shfrytezuar gati nga te gjithe popujt e Mesdheut, eshte mrekullia me e madhe arkeologjike e Shqiperise. Ne faqet e shkembinjve jane skalitur me mijera vizatime dhe mbishkrime te lashta. Keto mbishkrime jane kartvizita guri, arkiv i vertete me vlera te posacme historike, epigrafike dhe kulturore. Vizatimet ketu jane dyllojesh. Se pari, vizatrime te kornizave brenda te cilave jane vendosur mbishkrime.

Keto korniza kane forma te shumellojshme, katrore, katerkendeshe, rrethore, ovale, trekendeshe, trapezoide, apo te figurave arkitektonike si tempuj, keshtjella, kisha, anije, simbole kulti. Lloji i dyte behet nga figura vizatimesh njerezorem skena te kompozuara, figura anijesh, amforash dhe arkitekturash etj. Terheqin vemendjen figurat e anijeve (afro 10 te tilla), ku spikat tipi i anijes ilire lembe, me bash dhe kip te ngritur perpjete.

Prane figurave te anijes, rralle eshte edhe figura e nje njeriu. Te shumta jane figurat e kryqeve emblematike. Pikerisht, llojet e ketyre kryqeve do te na zbulojne nje befasi. Gjithashtu, ka edhe figura princerish apo mbreterish. Dime saktesisht ne mbishkrim ne greqishten bizantine te vitit 1369.

Mbishkrimi flet per Perandorin e Bizantit, Gjoni 5, paleolog, i cili nga Gramata lundroi me anijen e tij per te kerkuar ndihme kunder rrezikut te pushtimeve te osmaneve deri tek Papa Urban ne Avinjone te Frances. Kjo deshmi ruhet ende edhe sot dhe pasuron kroniken boterore te shekullit 14.

***
Te shumta jane kryqet e vecante qe njihen si kryqet e Maltes. Keto jane emblema e njohur e Urdhrit kaloresiak fetar te Tempullareve. Pra, anijet e e Tempullareve e kane vizituar shume shpesh gjirin e Gramates. C'tregon kjo prani? A eshte e rastesishme? Dihet qe urdhri i Tempullareve ishte nje urdher mistik dhe gati i pathyeshem. Ata njiheshin per boten e tyre sekrete, per nje shoqeri okulte dhe te padepertueshme deri ne fund.

Tempullaret kane qene te lidhur me alkimine dhe me praktikat magjike. Ajo qe dua te kumtoj ketu per here te pare per publikun shqiptar, lidhet me nje simbol te cuditshem te sklaitur ne nje faqe vertikale shkembi, qe ka poshte nje lloj platforme, si pragun e nje altari per nje kult te caktuar.

Ne kete faqe vertikale, eshte skalitur nje amfore me dy vegja. Amfora eshte relativisht e madhe dhe gjeja me e dukshme midis te gjitha vizatimeve ne kete gji. Sapo zbret nga deti ne breg, ne optiken qendrore, perballe te del figura e kesaj amfore te madhe. Ne te vertete, amfora ka poshte nje lloj bazamenti, cka tregon se ka qene nje ene per t'u vendosur mbi tryeze.

C'perfaqeson kjo amfore? Perse eshte vendosur ajo ne shkemb? Perse gjithcka eshte skalitur me nje kujdes te vecante? Si ka mundesi qe nje ene tryeze te vizatohet dhe te skalitet ne gjirin e Gramates? Enigma e enes, e cila ka sherbyer si nje embleme kulti, lidhet me nje nga motivet me te medha dhe me tronditese te krejt Mesjetes, me enen e Shen Graalit. Kjo ene, sipas legjendave apokrife te krishtera, perfaqeson enen me te cilen Jezu Krishti realizoi Eukaristine.

Me te njejten ene, Josifi i Arimathese, thuhet se mblodhi gjakun e Krishtit pas kryqezimit, pastaj udhetoi neper Evrope, deri ne brigjet e Britanise. Kupa e Shenjte, humbi dhe nuk dihet se ku ishte fshehur. Ajo qe bota e te paarritshmes, u be nje motiv i shumefishte i aventurave dhe i kerkimeve mistike, sipas besimit, qe ai qe gjen Shen Graalin, do te gjeje lumturine absolute, te ngjashme me nje Nirvane alkimike, te krishterimit perendimor. Pikerisht, Urdhri i Tempullareve ka bere kerkimet me te medha per Shen Graalin.

Madje shume tekste, apokrife por edhe dokumenta, deri diku te besueshme, gjithmone tronditese, thone se ishin Tempullaret ata qe e kishin fshehur dhe e ruanin me heroizem te paimagjinueshem Shen Graalin. Edhe pas shkaterrimit te Urdhrit te Tempullareve, kerkimet vazhduan, por Kupa e Shenjte, nuk u gjet. Thelbi i Shen Graalit eshte ringjallur stuhishem. Dan BroEn shkroi librin e tij "Kodi i Da Vincit" duke e mistifikuar perseri Shen Graalin. Filmi me i fundit i hollivudit, e ka bere me shperthyes, me te meteorte, duke e shtuar me shume enigmen e motivit te Shen Graalit.

***
Nuk besoj qe kjo eshte nje hamendje krejt e kote. As nje ene e rendomte e tryezes, nuk do te kishte atribute per t'u bere nje ikone guri. Vetem nje ene e sterendesishme dhe emblematike. Del se gjiri i Gramates, ka qene ne Mesjete nje lloj tempulli ne natyre i Shen Graalit. Kryqet e shumte te Maltes, emblemat e Tempullareve, e vertetojne dhe e argumentojne kete gje. Nuk dua te mistifikoj, por nuk dua as te jem indiferent. Nuk i besoj rastesise se pakuptimte. Kupa e Shenjte ne Gramata, mund te shihet nga te gjithe. Ajo ka qene adhuruar, ajo ka qene sekreti dhe endrra e fshehte e Tempullareve.

***
Por gjiri i Gramates, ruan edhe enigma te tjera. Figura e nje mbreti me nje kurore, skalitur ne menyre gati primitive, mbetet per t'u shpjeguar. Cili personazh historik perfaqesohet ne kete figure mbreti? Asgje nuk mund te shtjellojme, vetem skalitesi i para shume shekujve, e di kete te vertete.

***
Dhe nje tjeter cudi. Nje kulle paraqitet e rrethuar deri ne maje nga figura e nje gjarpri. C'perfaqeson kjo kulle me gjarper? Anash siperfaqes se kesaj figure, ka edhe nje mbishkrim ne greqishten bizantine, mjerisht i demtuar. Kur e kam botuar per here te pare fotografine e kulles me gjarper te Gramates, nuk kam ditur ta percaktoj, levozhga e enigmes nuk pranonte qe te hapej.

Por vite me vone, duke pare nje guide italiane te bregut jugor te Apenineve, gjeta ne keshtjellen e Otrantos pikerisht kete embleme te quajtur "Torre del Serpe", simboli i krejt qytetit. Vertetohet pra se emblema e Otrantos, eshte ravijezuar si nje kujtim i pazhdukshem, nderbregeror ne Gramata.

Kulla simbolizon ameshimin e qytetit, kurse gjarpri eshte nje simbol apotropoik, domethene sherben si simbol i vdekjes per ata qe do te sulmonin qytetin. Konotacioni i simbolikes se kesaj embleme ka te beje me rrzeikun otoman, ne shek. 15, dihet se flota otomane e ka pushtuar Otranton per ca kohe, admirali i kesaj flote ka qene shqiptari i tmerrshem Gjedik Pasha. Ja si nderthuret historia:

***
Gjiri i Gramates eshte nje nga thesaret me te medhenj arkeologjike te Shqiperise. Per nje fatkeqesi dhe paradoks te llahtarshem, eshte ende i pambrojtur me ligj nga shteti shqiptar. Une kam botuar nje pjese te vizatimeve dhe te shkrimeve te Gramates ne shtypin shkencor.

Di qe kohet e fundit, epigrafisti francez Pierre Caban, ka qene ne Gramata dhe i ka mbledhur te gjitha mbishkrimet e mundshme per t'i botuar vete, me te drejte, derisa arkeologet shqiptare nuk e kane bere kete gje, derisa vleresimi mungon. Gjiri i Gramates mund te ishte nje nga pikat kryesore turistike te krejt Mesdheut dhe jo vetem te Shqiperise. Ne kete kohe te sodomizuar nga politika, ne kemi harruar kulturen, esencen tone. Po duket sikur po ringjall nje enderr gati te vdekur. Ndoshta kultura arkeologjike shqiptare mbetet nga aventurat tona virtuale si nje tjeter Shen Graal. AMEN!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT