E marte, 29.09.2020, 12:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Nje Lume Hyjni? Po, Vjosa.

E marte, 06.06.2006, 08:01 PM


Hyjnizimi i lumit te Vjoses, eshte nje nga deshmite me te rendesishme te mitologjise se Ilireve ne lashtesi. Kjo skulpture e ketij plaku madheshtor eshte identifikuar si personifikimi kultik i lumit te Vjoses. Skulptura eshte ne mermer te bardhe me lartesi 49cm dhe gjeresi 70cm dhe eshte gjetur ne qytetin e lashte te Apolonise.

Skulptura i perket si kohe shekullit III para Krishtit, pra eshte gati 24 shekuj e vjeter. Identifikimin e hyut "Lumi i Vjoses" arkeologet kane mundur ta bejne duke u mbeshtetur ne disa elemente teper te posaem me karakter historik, numizmatik dhe mitologjik.

Se pari, duhet thene se zbuluesi i kesaj skulpture, dekani i arkeologjise shqiptare Hasan Ceka gjithashtu ka gjetur edhe nje monedhe argjendi te qytetit te Apollonise, qe tregon rafigurimin e ketij hyu ne formen e nje plaku leshraleshuar dhe te shtrire por me nje detaj kompozicional me rendesi.

Valer Maksimi flet per nje lufte qe bene banoret e Apolonise dhe ne kete lufte ata i kerkuan ndihme popullit te Epidamnit. "Por epidamnasit ju pergjigjen se nuk kishin se çfare t'i dergonin per ndihme ("perve lumit Aos (Vjosa e sotme) qe rridhte prane mureve te Apolonise".

"Ne pranojme ç'te na jepni" u pergjegjen banoret e Apolonise dhe lumit Aos i caktuan rradhen e pare ne ushtri, madje e shpallen komandant te tyre. Megjithese nuk kishin shprese banoret e Apolonise i munden armiqte e tyre duke ja veshur kete triumf besimit te ketij falli, ata i bene fli lumit Aos si t'i benin fli nje hyu dhe pas kesaj vendosen ta vene ne krye te ushtrise se Apolonise ne te gjitha betejat"). Ky pasazh i Valer Maksimit shpjegon pse eshte ringjallur kulti i hyut Vjosa ne monedhat e shekujve te II dhe te III pas Krishtit.

Nga dr.Moikom Zeqo - Koha Jone

Ne koleksionin e hyjnive ka emra te ndryshem sipas organizimeve dhe funksioneve te kulteve. Shumesia mitologjike e kulteve ne koherat e hershme ka pasur karakter te shpirtezimit te forcave natyrore, te formave gjeometrike te shprehjes se kulteve, te dendomorfizmit (te hyjnive ne forme druresh dhe lulesh) si dhe te zoomorfizmit (te hyjnive ne fome kafshesh dhe shpendesh) dhe ne fund fare te antropomorfizmit (te hyjnive ne forme njerezore).

***
Kultet ne formen e hyjnive te paemertuara dokumentohen qe ne periudhen prehistorike te paleolitit te vone. Ne neolit kultet formesohen dhe pergjithesisht ne epoken shume te gjate te matriarkatit te tera kultet qenderzohen tek figura nudo e Nenes se Madhe, simbol i pjellorise dhe fuqise mbijetuese te jetes. Shume aspekte konstruktuese te kulteve te matriarkatit lidhen me boten seksuale dhe pergjithesisht me atributin femeror te ngjizjes dhe te riprodhimit. Nuk mungojne dhe kultet me simbole te qarta te organeve mashkullore por gjithmone ne funksion te kryefigures se matriarkatit si dhe te vulves, organit seksual femeror.

***
Kultet e matriarkatit kane mbijetuar teper gjate dhe kane rezistuar ndoshta deri ne ditet e sotme. Ne matriarkat shpirtezohen edhe dukurite e natyres. Qielli, deti, toka, vetetima, druret, lumenjte etj. marrin atribute dhe permasa shpirtezuese dhe kuptime kultizuese gjithmone bazuar tek ideja e pllenimit, e shumefishimit, e riperteritjes, e ringjalljes. Keshtu kalojme tek ravijezimi i hyjnive qe lidhen me dukurite natyrore, madje tek nje hy shume i spikatur i universit mitologjik ilir qe eshte hyu Redon, hyu i detrave dhe i ujerave apo hyu Medaur qe eshte hyu i luftes dhe i shtetit ilir.

***
Ne Muzeun Historik Kombetar ekziston dhe nje skulpture qe paraqet nje hy teper te veante dhe te habitshem. Figura skulpturore tregon nje plak te fuqishem, i cili eshte i shtrire dhe i mbeshtetur ne krahun e djathte. Ai ka fytyre madheshtore, ka mjekerr dhe floke te gjata, qe i varen mbi supe. Ky plak eshte i shtrire sikur rri mbi nje trikline, nje lloj karrigeje romake gjate nje gostie. Gjoksi dhe barku i tij jane te zbuluar, kurse zgjatja e gjymtyreve te kembeve ka formen e nje valezimi, ku skulptori nuk ka qartesuar detajet anatomike.

***
Kjo skulpture e ketij plaku madheshtor eshte identifikuar si personifikimi kultik i lumit te Vjoses. Skulptura eshte ne mermer te bardhe me lartesi 49cm dhe gjeresi 70cm dhe eshte gjetur ne qytetin e lashte te Apolonise. Skulptura i perket si kohe shekullit III para Krishtit, pra eshte gati 24 shekuj e vjeter.

Identifikimin e hyut "Lumi i Vjoses" arkeologet kane mundur ta bejne duke u mbeshtetur ne disa elemente teper te posaem me karakter historik, numizmatik dhe mitologjik. Se pari, duhet thene se zbuluesi i kesaj skulpture, dekani i arkeologjise shqiptare Hasan Ceka gjithashtu ka gjetur edhe nje monedhe argjendi te qytetit te Apollonise, qe tregon rafigurimin e ketij hyu ne formen e nje plaku leshraleshuar dhe te shtrire por me nje detaj kompozicional me rendesi.

***
Hyu qendron i shtrire prane nje urne nga del ravijezimi i i ujerave. Urna eshte nje vazo katerkendeshe ku ne lashtesi vendosej hiri i te vdekurve. Pse pikerisht nga urna dalin ujerat? Metafora eshte mese e qarte: ujerat perfaqesojne jeten dhe vdekja nuk mund te shterpezoje apo te pluhurizoje ujerat. Ne kete rafigurim ne miniature teper te zvogeluar kemi nje ikonografi skenike te uditeshme dhe sipas nje mendesie mitologjike lokale.

***
Skena e hyut lumor Vjosa si nje plak i shtrire ndodhet ne te vertete ne nje monedhe te Apolonise, qe eshte perdorur ne vitet 198 211 pas Krishtit dhe qe ne njeren ane ka bustin e perandorit romak Geta,kurse ne anen tjeter lumin Aous (Vjosen) te shtrire mbi urnen nga derdhet uji. Ka shume mundesi, qe urna nga ku del uji te kete qene nje atribut dhe nje element i vete skulptures se hyut lumor.

Ne monedhe jane ravijezuar dhe kallama, nje timon i rrumbullaket si dhe tri silueta burrash nga e djathta, qe terheqin nje trung te madh druri te degezuar. Keto te dhena figurative gati perseriten ne menyre identike edhe tek nje tjeter monedhe romake e Septim Severit ne vitet 193 221 pas Krishtit. Ç'kuptim ka paraqitja e tri burrave qe terheqin nje trung peme te degezuar mbi lume?

Mos ky ka qene nje ritual dhe ceremoni e festimit te kultit te hyut Vjosa ne Apoloni? D.m.th. ne nje dite te caktuar, te kalendarit pranveror eshte bere rituali qeper nder te hyut Vjosa tre burra terheqin mbi ujera te lumit trungun e nje lisi te shenjte te degezuar? Mos kemi tek ky dru jehonen e kultit te lisit te shenjte te Dodones? Mos kemi te ruajtur ne miniaturen e monedhave ritualin tashme te zhdukur pergjithmone per nder te hyut lumor Vjosa?

***
Nga datimi i monedhave del qarte se kulti i zyrtarizuar ne Apoloni i hyut Vjosa ka qene shume i forte ne shekullin e II dhe III pas Krishtit. Pse valle ky hyj ilir dhe lokal eshte kaq i fuqishem ne keto dy shekuj? Keto jane shekujt e ilirizimit te plote dhe te nje rilindjeje ilire te Apolonise.

***
Raporti i ilireve me grekerit ne kete rast permbyset ne favor te ilireve. Kjo duket pergjithesisht edhe ne reliefin mbivarror dhe ne skulpturen e Apolonise dhe te Dyrrahut, qe paraqesin hyjni lokale kryesisht te panteonit ilir deri dhe ne lartesimin e figurave mitologjike deri diku te harruara si hyu i detrave Redon dhe hyu i luftrave Medaur.

***
Ne te vertete, kulti i huyt lumor Vjosa ne skulpturen qe ndodhet ne Muzeun Historik kombetar i takon shek.III para Krishtit. Paraqitja e ketij huy ikonografikisht ne monedha behet mbas 5 6 shekujsh. Kjo kronologji e mbijeteses se kultit te lumit Vjosa eshte teper e qarte dhe e padiskutueshme.

***
Po le te kthehemi te skulptura e huyt. Kjo skulpture e fragmentuar tregon me sa duket ikonografine zyrtare te hyut te nje tempulli te caktuar ne Apoloni. Per mendimin tim kjo skulpture duhet te kete qene vendosur ne Nymfeumin e Apolonise. Paraqitja e hyut Vjosa eshte nje arketip i njohur skulpturor i epokes helenistike. Une mund te them saktesisht se skulptori i Apolonise qe ka rafiguruar hyun Vjosa ka patur parasysh dhe ka imituar hyun e lumit Nil te Egjiptit. Per fat te mire, ekziston skulptura e hyut Nil e gjetur ne Aleksandri.

***
Edhe hyu Nil eshte paraqitur si nje plak i shtrire me fytyre madheshtore me floke dhe mjeker te leshuar si ujevare. Ne trupin e hyut Nil ka figura me te vogla antropomorfe, atribute gjithashtu lokale te legjendave heleno egjiptiane. Skulptura helenistike ka patur nje koleksion te tere te hyjnive ne forme antropomorfe. Pergjithesisht lumenjte fillimisht kane qene te rafiguruar ne matriarkat ne formen e femrave.

***
Me pas, patriarkalizohet rafigurimi i skulpturave dhe zoteron pamja antropomorfe e burrave. Rafigurimi mashkullor i lumejve, dokumentohet kudo. Madje ne nje mozaik te shek. VI pas Krishtit te gjetur ne qytetin ilir te Ohrit, jane dhe kater rafigurime me fytyra burrash te 4 lumejve te famshem biblike. Fjala vjen lumi biblik Gion eshte ne formen e nje burri te fuqishem kurse mbishkrimi Gion eshte ne esence emri i lashte iliro shqiptar Gjon. Skulptura e Apolonise se hyut Vjosa eshte e mashkullorizuar ndonese emri Vjosa, ose me i lashti emri i lumit Aous, mund te kete qene i gjinise femerore. Pergjithesisht, ne fillim emrat e lumejve jane i jane pershtatur femerorizimit te matriarkatit.

***
Keshtu, vete emri i hyut Akil te eposit te Homerit sipas filologeve vjen nga fjala acqua, acqua, qe tregon uje, sepse dihet qe paprekshmeria e Akilit ne do pjese te trupit qe nga lagia me ujrat e shenjta, qe i beri e ema Thetis, perve themrave qe ishin te vdekshme. Kulti i hyut lume per mendimin tim, duke u bazuar mbi disa studime te Hamondit e ka origjinen nga Epiri ilir. Vetem ne Epirin ilir eshte kulti i lumit Akeront, qe çon ne Ferr. Kulti i ujerave eshte teper i fuqishem ne mjedisin ilir.

***
Ne Laberi eshte toponimi Mesaplik, qe te kujton fisin ilir te Mesapeve, qe shtegtuan ne epoken e hekurit ne Italine e Jugut. Akoma dhe sot ekziston prane Sarandes kisha e lashte e Mesopotamit. Fjala Mesopotam do te thote mes ujerave, qe lidhet me fjalen e Mesapeve (mes + akua, uje) dhe pa harruar fjalen potamos, qe greqisht do te thote "lume".

***
Per te thene diçka me te plote per kultin e hyut Vjosa, dua ketu te permend nje deshmi te çuditshme dhe unikale te Valer Maksimit. Ky shkrimtar romak ka jetuar ne kohen e perandorit Tiber it, ne shekullin e I pas Krishtit. Valer Maksimi ka botuar nje liber per ngjarjet e theniet e shenuara ne histori si dhe per fallet.

Valer Maksimi flet per nje lufte qe bene banoret e Apolonise dhe ne kete lufte ata i kerkuan ndihme popullit te Epidamnit. "Por epidamnasit ju pergjigjen se nuk kishin se çfare t'i dergonin per ndihme ("perveç lumit Aos (Vjosa e sotme) qe rridhte prane mureve te Apolonise". "Ne pranojme ç'te na jepni" u pergjegjen banoret e Apolonise dhe lumit Aos i caktuan radhen e pare ne ushtri, madje e shpallen komandant te tyre.

Megjithese nuk kishin shprese banoret e Apolonise i munden armiqte e tyre duke ia veshur kete triumf besimit te ketij falli, ata i bene fli lumit Aos si t'i benin fli nje hyu dhe pas kesaj vendosen ta vene ne krye te ushtrise se Apolonise ne te gjitha betejat"). Ky pasazh i Valer Maksimit shpjegon pse eshte ringjallur kulti i hyut Vjosa ne monedhat e shekujve te II dhe te III pas Krishtit.

***
Skulptura ne Muzeun Historik Kombetar shpreh ne menyre konkrete dhe materiale vizionin e hyut ilir Vjosa deri ne ditet tona. Per çdo mitolog shqiptar dhe te huaj qe do te botoje diçka per kultet dhe mitologjine ilire skulptura e hyut Vjosa eshte nje mrekulli e fiksuar ne mermer. AMEN!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora