E shtune, 04.02.2023, 05:01 AM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Dashuria e sendezuar

E premte, 26.05.2017, 07:00 PM


DASHURIA E SENDEZUAR NË TRAJTË ARTISTIKE

(Antigona Gashi, “UDHËTIMI NËPËR PARAJSË”,

poezi erotike, Shtëpia botuese, “Fidani”, Prizren 2017)

Partneritetin me jetën duhet ta mendojmë dhe ta menaxhojmë seriozisht, pa e anashkaluar asnjëherë ofertën e jetës e cila shtrohet para nesh, sepse, të gjallët duhet të gjejnë arsyen e jetës për të bërë jetë... Pra, pa hezituar duhet menduar për jetën dhe ofertën e saj. Dhe, nëse vazhdimisht i refuzojmë ofertat e jetës - ne e keni refuzuar jetën pa e hetuar dhe shijuar gjallërinë tonë. Ndaj, kuptone jetën dhe frymën e saj. Gjejeni partnerin e duhur, zbulone gjallërinë tuaj dhe dëgjone pulsimin e jetës. Dëgjoni daullet e gjakut brenda jush, sepse, jetën duhet jetuar duke bërë jetë, gjithnjë mes të gjallëve, mes atyre, të cilët e kanë gjetur fillin e arsyes për të jetuar dhe për të bërë jetë... Pra, gjejeni formën për të jetuar ndër të gjallët e arsyeshëm.

Nga Remzi Limani

Në leximin e parë të librit me poezi “Udhëtimi nëpër kohë”, të poetës se re, Antigona Gashi, që në fillim hasim dhe ndeshemi me magjinë e fjalës së bukur, kushtuar të bukurës dhe dashurinë reale. Në këtë kontekst, poetja, fjalët i fut në funksion si të përzgjdhurat e saj, sepse, krijuesja me të drejtë nuk i bënë lak dhe nuk i kursen fjalët magjepsëse duke e përshkruar të bukurën si pjesë e përditshmërisë sonë. Pra, Antigona Gashi, në poetikën e saj moderne, bënë përshkrimin e reales, duke e përshkruar miëfilli fronin  e dashurisë dhe, të bukurën e zhveshë nga petku i kohës dhe i botkuptimeve provincionale. Pra, dashurisë i jep shkëlqimin e duhur dhe të merituar. Ndaj. poetje e nderuar, nuk ngurron ta thotë atë që duhet thenë dhe, me nëpërmjet figuracionit poetk nxjerr në pah gjithë botën e  bukurur duke e zhveshur nga duvaku i kohës dhe misterit të fshehur prapa perdeve të natës… Kjo pra, poetja Gashi, solemnisht hap perdet e kohës së mykur dhe triumfalisht zgjon mendejet e paarsyeshme të botkuptimeve primitive nëpër kohë të humbura… Pra, jo rastësisht, poetja, librin e saj e pagëzon me titullin “Udhëtimi nëpër parajsë”, sepse, ajo, parajsën e gjen mbi këtë tokë ku u ngjizëm të gjithë ne dhe të gjithë ne jemi bijtë e Evës, të ngjizur në mitrën e saj. Atëhetrë çfarë ka për të fshehut këtu?

Së këndejmi, guximin e saj duhet ta kuptojmë si një avangardë të kohës e cila flet lirshëm, për ta ku kuptuar esencën e dashurisë dhe seanceën dashurore të shtruar në shtratin e ëndrrave të sendezuara në relaen e pëlqyeshme për të lexuesin dhe kureshtjen e tij. Pra, kjo lloj poezie e kultivuar nga Antigona Gashi, na jep imazhin e fshehur nga sytë e ditës… mbi këtë bazë poetja na thotë: Një udhëtim mes shalëve/një frymëmarrje epshi lundron/nëpër ngushticën e zjarrit/brenda e lagur/e lidhur zingjir prangash/rreth trupave burgosur/. Pra, erotika e derdhur vargjeve, na shpalosë edhe ngushticat më intime të qenies sonë. E pse jo?- kjo nuk është ndonjë trillium por përjetim i këndhëm për të gjithë ne…!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora