E shtune, 27.04.2024, 03:06 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Murat Gecaj: 10 vjetori i gazetes Mapo

E diele, 30.10.2016, 09:16 AM


TIRANË: FESTOHET 10-VJETORI I GAZETËS DITORE “MAPO”…

Nga Prof. Murat Gecaj

Mbrëmë, në sallën “Apollonia” të Hotelit “Rogner”, në kryeqytet, u festua 10-vjetori i botimit të numrit të parë të gazetës ditore, “Mapo”. Sipas njoftimit, që ishte publikuar në faqet e saj, kishin ardhur punonjës të kësaj gazete, lexues të profesioneve të ndryshme, poetë, shkrimtarë e artistë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë etj. Ndodheshin ish-Presidentët e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu e Rexhep Meidani dhe Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu. Gjithashtu, ishin të pranishëm zv.kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj e kryetari i Komisionit të Mediave, deputeti Genc Pollo e të tjerë.

Fjalën e hapjes, duke kryer dhe detyrën e moderatorit të kësaj veprimtarie, e mbajti karrikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu. Pastaj folën, me radhë: kryeredaktori i parë i “Mapo”-s, Skënder Minxhozi; themeluesi i gazetës, Henri Çili; drejtori i “Media Mapo”, Alfred Lela dhe kryeredaktori i së përditëshmes, Arjon Sulo. Ata u ndalën në përpjekjet e parreshtura të kolektivit të kësaj gazette për të qenë sa më pranë lexuesve dhe për t’i pasqyruar, sa më me vërtetësi e profesionalizëm, ngjarjet që zhvillohen në vend, si dhe ato të rajonit e më gjerë.

Të pranishmit dëgjuan me vëmendje dhe duartrokitën përshëndetjen e Ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu dhe të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, të cilin redaksia e Gazetës “Mapo” e shpalli “Njeriun e Vitit”, për mbështetjen e vazhdueshme, që i ka dhënë e i jep shtypit shqiptar etj.

Pasaj, të ftuarit në këtë veprimtari festive dhe mbresëlënëse, kaluan disa kohë së bashku, në koktejin e organizuar me këtë rast, bënë fotografi për kujtim dhe morën dhuratë albumin me ngjyra, kushtuar 10-vjetorit të botimit të “Mapo”-s. Ai përmban gjithësej 230 faqe, me format të madh e ka titullin: “MAPO: 10 vjet-100 kopertina-100 ide”.

Në mbyllje të këtij shkrimi informues, e përshëndesim përzemërsisht redaksinë e gazetës së përditëshme “Mapo”, në këtë përvjetor të shënuar dhe i urojmë udhëtim të mbarë, së bashku me tërë shtypin e shkruar dhe atë elektronik, në Shqipëri!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora