E hene, 06.12.2021, 05:51 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Luan Kalana: Oda e miqve

E diele, 21.08.2016, 08:31 AM


ODA  E  MIQEVE

Mikpritja e Shqiptarit, bujari fisnikërije...

Nga Luan Kalana

-Ndokush nga të huajt qe kanë vizituar Shqiperinë, që nga lord Bajroni, e shumë të tjerë pa i përmendur emrat, i ka rëne  në sy dhe kane çmuar si gje te rrallë, Mikepritjen -bujarinë e shqiptarit, kete virtyt te larte fisnikerije, teper human dhe paqesor duke perdorur epitete nga spikatura, si-Medalion i Shqiptarit, Virtyt qytetar, Simbol miqesije, e te tjera perifrazime si relike gjurme jeteses shekullore te akumuluar nder vite perballe  botes te sotme moderne.

Nuk do bëj analogji as studim,  se historija flet vetë, gjurmet jane te gjalla qe nga lufterat shfarose te njerezimit, kur shqiptaret strehuan ne shtepite e tyre, te mundurit  te ndjekurit e pafajshem nga vatart e tyre, nga barabaret mizore te vjeter e te rinj, por thjesht dua te evidentoj kete dukuri shoqerore e familjare te krenarise kombetare se prejlud krenarije.

Deshmi, thesar mbeten fjalët e urta shqipe qe sintetizojne bujarine e shqiptarit, qe perbejne nje liber me vete, nje thesar gjuhesor e kulturor te pa mohueshme, per historine e lashte te trojeve tona ne Europen e sotme megalomane.

Si nje monument historije, muzeum arkivor kane qene e jane , ne shtepite tona dje dhe sot, dhomat e  mysafireve, apo siç i kemi themi ne shqiptaret, Odat e miqeve.Pra, kur ndertonim  shtepine benim dhe nga nje ekstra dhome, oden e miqeve qe e mobilonim dhe e vishnim, e pajisnim me rrobat me te mira,  me gjerat me te vlefshme .

Ne kushtet e sotme, ato sot ne shtepite e reja, jane te rralla por ruhen e mbahen me fanatizem familjar, apo vetem rrobat e veshjet, ndresat e fjetejs si pajë nuserise, me dysheket, jorganet, kuvertat e çarcafet nga me te bukurit qendisur me ornamente nga me karakteristike kombetare.Keto jane trasheguar deri me sot brez pas brezi qe nga gjyshet, nenat, grate e vajzat tona.

Megjithese  sot jetojme neper shtepi te vogla, me nga nje kurore, apo ne apartamente me nga dy dhoma, grate tona ruajne e mbajne nga nje palë ndresa te reja,  per miqte, si veshje te Odave te miqve.

Dikur thoshin se miku eshte "budalla" vjen papyetur, prandaj duhet ta kishe oden gati apo komplete nderresash, jorgane kuverta e çarcafe.Ndersa sot ne munges te odave, jane divanet- krevate qe hapen, apo dysheket me te fryre, ..dhe "e kemi te zgjidhur problemin e miqve kur na vijne, -thote nje miku dhe shoku im shakator Trifon Bejleri, se sot dhomat i kane femijet çdo femije ka dhome me vete.

Kam shume per te shkruar dhe pershkruar, per mikpritjen dhe odat e miqeve, se kam shetitur po thuajse tere Shqiperine dhe çdo fshat ne Devollin tim, dhe pak a shume, te gjitha kane, te perbashketen e saj,  mobilimin e pasur, por thjesht dua te evindentoj kete pasuri  te trashegueshme te çmuar shoqerore-kulturore te jeteses dhe te miqesise vellazerore te shqiptarit, nje e vertetë e pa mohushme, ndoshta e ralle me popujt dhe kombet e tjere ne Europe a ne botë.

Do te permend, vetem nje Odë, ne  fshatin Terove ne miqte tane, te fushes se Korçes, ne nje familje te thjeshte.Ate nate qe fjetem aty me gruan, sikur fjetem ne nje dhome perrallore, me qilima, sixhade ne mure,  kuverta  prej leshi shume ngjyreshe, nga me te stolisurat, te bera vete, ne tezgjajet shtepiake, atje ishte mrekullia vete, mbetem goje hapur...

Ndersa ne Devollin tim, sa do qe te varfer te ishin te varfer fshataret, buke kripe do te leshoni, dhe o do te flje ne odene e miqeve ata qe e kishin, ose ne mungese te saj, nderresat jorganet do ishin te pastra e te lara, mbanin ere sapun, borzilok.Akoma dhe sot mamaja ime 90-vjeçare, ruan ne nje qoshe te dhomes, te mbuluara me plasmas, robat, nderesat e miqeve.

Kur ngritëm Muzeum e Fshatit ne Trestenik, Devoll, ne vitet '70, ne mesuesit u angazhuam ne kete aksion kuturor, dhe punuam me mish e me shpirt, per t'i dhuruar fshatit, ashtu si shkollen e bukur  edhe nje monument modest kulture dhe ia arritem qellimit.Ne vatren e Kultures hapen dy dhoma per Muzeumin, njeren dhome e motivuam, Oda e miqeve.Mbaj mend qe fshataret na dhuruan shume paisje dhe orendi, si ..nje sofer te madhe, disa postiqe qe i shtruam poshte dhe anembae mbane  dhomen e veshem me kende dhe shaneshine, sipas tradites.

Kur ndertoi shtepine e re ketu ne Amerike, ne Waterbury te shtetit te Kenerikses, kunati Sulejman Bejeleri, nje vile te bukur dy kateshe dhe me bodrum, te banueshem, kish bere dhe dhomen e miqeve me vete.Kuanata,  nje bilishtare artiste, Luljeta nje grua muzikante, qe shih syri i ben dora, na befasoi kur na tregoi Oden e mysafireve, ..ç'të shihje ?! Nje dhome te bukur, me nje dizenjo karaketeristike me shije e gusto te rrale prej artisti, te pajisur me mobilje dhe veshje te bera nga dora e e saj, nje dukurie  rallë per nje grua amvise dhe nikoqire.Ate nate organizoi nje mbremje, parti si i thone ketu ne amerike, duke ftuar miq e kolege te ardhur dhe nga New Yorku.

Ishte i pranishen dhe shkrimtari Pellumb Kulla,  poeti Agim Shehu i cili jeton ne Zvicer, qe ndodhej aso kohe ne Amerike, bashke me grate.E kam te regjistruar ne video, fjalen e Prof.Agimit, kur falenderoi per mikpritjen duke na emocionuar, por ne vecanti kur pershkroi shtepine dhe oden e miqeve, qe i beri shume pershtypje, te cilen e shkroi diku ne nje liber.

Le ta ruajne e ta çojme me tej, kete tradite, Odene Miqeve ne" miniature" dhe relike, me vlera te paçmuara per miqesine, si virtyt i larte bujarije dhe fisnikierije te Shqiptarit, paqe dhe vellazerim, prejlud krenarije kombetare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora