Kulturë
Përparim Hysi: Qorr me sy të hapur
E shtune, 25.07.2015, 11:52 AM
Qorr me sy të hapur...
Tregim
Nga Përparim Hysi
Kështu "qorr me sy të hapur" më quajti mikja ime dhe, po kështu, pa i luajtur asnjë fjalë po e vë si titull të këtij tregimi.
* * *
Ndodh që , megjithëse sytë i ke në ballë, ca gjëra, po nuk i pe me vëmendje, zëre se nuk i ke parë. Jo më kot nuk thonë: sheh mendja dhe nuk sheh syri. Kështu, për fat të keq timin, paska ndodhur dhe me mua. Kur mora vesh, pothuaj, qe djegur Roma, por, sidoqoftë, unë po e sjell ashtu e zezë mbi të bardhë para lexuesëve.
Kisha vjete pa u parë, me Inën, të cilën e kisha njohur që aty nga vitet '80-të. Njohja ndodhi për arsye pune, kur mua, sado që isha veç mësues në një fshat jo larg qytetit, seksioni i arsimit më caktoi në një ekip kontrolli në një shkollë të mesme të një qyteze nja 20 km nga qyteti. Për të tjerat, më mirë ndiqni se ç'më shkruan ajo.
* * *
... ty, ndoshta, nuk të kujtohet, por unë e mbaj mirë mend kur erdhe me shpurën e seksionit. Deri atëherë as të njihja dhe as të kisha parë. Ekipi i kontrollit ishte i frikshëm dhe këtë stres frike, ne, femrat,e vuanim më shumë. Ti ( siç morëm vesh, drejtorin tonë e kishe shok dhe ky, të paska thënë,se nga 15 mëusese, 7 prej tyre kishin sjell raporte mjekësore), meqë kishe mik drejtorin, na thirre ne, të raporteve, dhe na the: e kuptoj stresin tuaj, por ju siguroj për një gjë: jo vetëm që nuk do kërkojmë"asprën",por do tregohemi aq luajalë sa do të çuditeni. Sidomos, garantoj mësueset që japin gjuhë e letërsi. Tri prej nesh, ishin të lëndës suaj. Dhe njëra qeshë unë. Të sugjestionuar nga fjala jote, i grisëm raportet dhe, kur mbaroi kontrolli, për çudi, shkolla dhe drejtoria u lakuan për mirë. Sidomos, u fol mirë për mësueset e gjuhës dhe letërsisë dhe,ashtu siç na vlerësove ti, zumë dhe ne që të vinim notën mirë për ty. NJëgojësh thamë:- Sa i mirë! Por për të qenë, më e drejtpërdrejtë, unë atë "sa i mirë!" e thashë: Shumë i mirë! Kaq. U bënë konkluzionet dhe më nuk u pamë. Ne qemë larg nga njëri-tjetri. Puna më nuk na lidhte dhe...
* * *
Unë me origjinë jam nga Berati dhe, kur shkova për vizitë tek familja, takoj një miken time, mësuese e vjetër gjuhe atje. Meqë vija nga Fieri, muhabet pas muhabeti, kur më thotë:- Moj a e njeh...?
* * *
Kur
erdhi demokracia, ndodhën dhe përmbysje
dhe në arsim. Specialistët më të mirë zunë e quheshin formatorë. Ti ishe mësues në fshat dhe në
fshat banoje. Unë kisha kohë që isha mësuese në qytet. Për çudi, ti që ishe nga
fshati qe caktuar nga Departamenti i Arsimit si formator për qytetin. Fieri qe
rreth i madh dhe, veç teje, për gjuhë-letërsi qenë dhe dy formatorë të tjerë
dhe, sado nga qyteti, ato qenë formatore për fshatin. Tek mbaje leksion për
"punët me shkrim" unë, ndoshta, isha e vetmja që njihja
"luftën" tënde me kryenispektorin e MA, z.A... Ke parë, e merrja si një kredit që më takonte
vetëm mua. Kur flisje, mes tjerash, thoshe:"... ju, mësuesët e
gjuhë-letërsisë jini më të ngarkuarit në shkollë,se, veç tjerash, jua hanë shpirtin punët me shkrim". Dhe ne na ngrohte fjaja jote. Mua pak më shumë.
Kur ike,
më dhe dorën..., unë, sado që ta
shtrëngova më shumë se sa duhet, si shënjë falnderimi, ti nuk u tundove fare.
-
* * *
-Dale,-
thashë,- po do më shohësh. Kisha një mësim të hapur dhe kë mund të pyesja më
shumë se sa ty? Trokita, si me turp tek
zyra dhe, kur ndjeva zërin tuaj që më the "hyr", tak
dhe"kumbulla më erdhi në fyt".Kështu, me "kumbullën në
fyt". u futa në zyrë dhe ti, pa më pyetur pse kisha ardhur, ma pate:-
Kumbull, po ç'të ka gjetur?!!! Duket doli
kumbulla nga fyti, po më mbuloi turpi nga këmbët e e deri tek koka. Dhe
ti siç je vet i çiltër, më çlirove me fjalët që the:- Pa ulu aty, përballë dhe më trego. Nuk e di në
më
* * *
Jo. Nuk
mbaron me kaq kjo histori. Ti po na merrje në provim për testimin e vjetërsisë.
Qemë gati 70 mësues dhe mbi 60% e tyre ishim gra. Tek mora të përgjigjesha,
sipas radhës, ti the:- Oh, po ti je ajo, mikja e vjetër! Je ajo, kumbulla...
dhe, për të mos lënë vend për keqkuptime për auditorin, u shpejgove se si qe
historia. Mua, nga sikleti, përsëri erdhi "kumbulla" e më kërceu në
fyt.
Ngjarjet
o rrokullisën me shpejtësi. Erdhi lajmi që ti do ikje në Amerikë. Të erdha për
vizitë me gjithë timshoq dhe,si ike,as që u pamë më. Siç kam llogaritur, atje
qëndrove 12-vjet. Koha ka bërë të sajën. Gjatë kohës paske shkruar dhe libra
dhe vazhdon të shkruash. Kot nuk thonë:
U takuam
plot pas 12-vjetësh. Ke ndryshuar, me
domosdo.
Ti më dhe një nga librat e tua dhe unë të thashë:- Kam shkruar dhe unë një libër me poezi. Të nesërmen ma dhe librin, të paketuar me kujdes, dhe më the: aty brenda është një letër. Të lutem, lexoje në shtëpi.
* * *
E hapa pakon me kujdes dhe, mu në mes të librit, ishte një letër e shkurtër që, në"vija të trasha", më thoshte: "... ore qorr me sy të hapura! A nuk e ke vënë re që kam kaq kohë që të dua? Kur do ta vësh re apo kur të bëhem si një oshaf e thatë. Sa vura re, mbi ty, sikur ke vënë proteza. Me proteza as "oshafin e thatë" nuk e kafshon dot më...
dhe, ca nga vapa afrikane e këtyre ditëve të nxehta korriku dhe,ca se" jam qorr me sy të hapur", vuaj dyfish dhe më duket vetja si ai bullari mitologjik që jeton dramën e syve të mbyllur. "Kumbulla" tani është shul e shul në fytin tim dhe zor se do ta nxjerr prej andej. Sidoqoftë, nga pala tjetër, zaret janë hedhur, po do shoh "qorri", vallë?...