Kulturë
Tefik Selimi: Shqipe Husaj nderoi Agim Ramadanin
E enjte, 23.07.2015, 08:55 PM
Me krijueset tona
Shqipe Husaj e nderoi Agim Ramadanin…
Nga Tefik Selimi
Shqipe
Husaj ka bërë emër në jetën e përkthimit të veprave letrare. Ajo çdo ditë po
hapëron dhe po ecën përpara me artin shpirtëror. Është intelektuale nga Peja.
Ajo krahas jetës si mësimdhënëse, e do artin e përkthimit. Përkthimet e saja
janë një “mjeshtri” e rrallë e artit. Ajo është përkthyese nga gjuha angleze.
Thotë se, këtë “mjeshtri” e ka mësuar nga përkthyesit e mëdhenj, të cilët
veprave të tyre letrare u kanë dhënë “shije” joshëse për lexuesit. Shqipe Husaj
me kohë ka mbaruar studimet e rregullta për gjuhë angleze në Prishtinë. Por, me
kohë ka filluar të merrej me përkthimin e veprave letrare. Përkthimin e ka në
zemër të punës. Kjo punë e saj vlerësohet lart, për faktin se komunikon me
krijuesit e botës së artit. Por, ajo që I dha emër kësaj vashe të re nga Peja, është përkthimi i veprës “Një jetë
tjetër” të Agim Ramadanit. Këtë vepër Shqipeja jo vetëm e përktheu bukur, por
shkriu talentin e saj prej përkthyeses. Ajo, duke njohur mirë dëshmorin e
kombit, Agim Ramadanin, jo vetëm si luftëtar, piktor, por edhe si njeri i artit
letrar, mori guzimin e “fortë” për ta përkthyer veprën e tij “Another life”
(Një jetë tjetër) nga gjuha shqipe në gjunën angleze. Këtë e bëri vetëm për ta
nderuar dhe për ti dhënë më tepër
“fuiqi” djaloshit më të mirë të Karadakut që në historinë e kombit shqiptar. Ky
hero ka mbetur i “gjallë” si luftëtar i
lirisë, por edhe i arti poetik. Kjo zatën ishte “etja” e saj për ta nderuar dhe
për ta afirmuar Agimin me vlerat e tij shumëdimensionale. Me këtë rast, Shqipe
Husaj u shpreh: “Ajo që më shtyri që ta përkthej veprën e Agimit, në radhë të
parë, ishte obligimi im moral që e ndjeja ndaj atdheut dhe ndaj heroit të
kombit në fjalë. Agimi ishte e mbeti heroi ynë i madh i kombit shqiptar. Si i
tillë, ai meriton të përkthehet dhe të vlerësohet. Me këtë rast, ky kontribut
imi është si një pikë uji në detin e madh. Unë Agimin e kam njohur më tepër si
luftëtar, por nuk e kajm ndohur aq si njeri i penës. Vonë mësosva për djalosh
trim e krijues arti. Duke i lexuar poezitë aq të bukura të tij, kuptova se ai
ishte një gjeni me vlera. Në vepër e “takova” shpirtin e vërtetë të poetit e
trimit të Karadakut jetik të Idriz Seferit. Është kjo një vepër testament i
luftëtarit të lirisë, vepër e rrallë poetike Agimit. Vepra “Another life” (Një
jetë tjetër) e Agimit është një simbolikë e thellë e artit. Ajo (vepra) “rrëfen”
jetën e Agimit, por atë jetë “tjetër” larg Kosovës, larg familjes. Dhe, ky
rëndim i mallit dhe i peshës së robërisë, poetin e bëri të këndojë thekshëm për
Kosovën: ”Për një pikë ujë Kosove…”. Janë këto kushtrime të fuqishme të Agimit,
të cilat i kam përkthyer me përkushtim të madh. Vargu është i qartë dhe s’ka
ngathtësi të shprehjes. Edhe vlerësuesit tjerë e kanë çmuar përkthimin tim.
Është ky një mund e zanat që kërkon profesionalizëm. Unë e dua gjuhën angleze,
por e dua edhe gjuhën tonë. Me anë të kësaj vepre të përkthyer kam dashur ta
prezentoj Agimin si poet dhe njohjen e kulturës sonë në botë. Ajo që është
veçantë tek vepra e Agimit, është fakti se vargjet e këtij poeti dëshmor
përputhen me jetën reale. Agimi kalo nga jeta në vdekje dhe, njëkohësisht, nga
vdekja në jetën “tjetër”. Kjo është ajo jeta e tij artistike, e cila i ka dhënë
kuptim jetës së tij. Jam munduar ta ruaj “freskinë” e frymëzimit të poetit –
dëshmor, që dinte t’i bashkojë si armët me artin…Kur e pyetëm këtë përkthyese
se cilat janë planet e saj në të ardhme, ajo u shpreh: “Jeta nuk është pa plane
apo projekte. Unë jam ligjëruese e gjuhës angleze në Pejë – Kosovë, por një
jetë “tjetër” e kaloj me përkthimin e
veprave letrare. Gjer më tani kam përkthyer video filmin nga familja
amerikano-shqiptare Cooper “Pasioni i lindjes së zgjarrtë” si dhe veprën
“Natyra e Rugovës, një pasuri e kthyer përmbys”. Edhe pas kësaj “jete”, unë nuk
rrij duarkryeq. E dua leximin, por edhe përkthej e shkruaj. Kjo më është jeta
ime, e cila kalohet me libra, përkthime e me arte të tjera. S’ka më bukur se të
merresh me artin e përkthimit. Aty jeton
dhe e gjen vetën…Unë jam munduar ta nderoj figurën e Agimit të lirisë. Veprës
së tij i kam dhënë gjak dhe jetë…”.