E premte, 26.04.2024, 10:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Kopertinat që kanë çuditur botën

E enjte, 17.07.2008, 09:06 PM


Dy terroristë në studion ovale të Shtëpisë së Bardhë: një grua me flokët e krehur në stilin af rikan, me mitraloz në qafë dhe një burrë i veshur me veshje islamike. Ndoshta shumë pak mund ta marrin me mend se bëhet fjalë për kandidatin demokrat për President, Barak Obama, dhe bashkëshorten e tij, Mishel. Kopertona e "New Yorker" me siguri e ka arritur qëllimin e saj këtë javë: t‘i lërë të gjithë pa mend e të bëjë xhiron e botës. E në fakt, njëlloj si prestigjiozja intelektuale njujorkeze kanë bërë më parë edhe simotrat e saj. Në të kaluarën, të tjera kopertina kanë hyrë në histori përmes fotove, imazheve të modifikuara apo ilustrimeve. Fotot "Los Angeles Times" ka renditur "10 kopertinat" që kanë tronditur botën. Fotografitë e tyre janë pikërisht ato që kanë prekur më shumë lexuesit anekënd botës. Le ta nisim me foton e Annie Leibovitz në kopertinën e "Rolling Stone", me John Lennon dhe Yoko Ono të shtrirë për tokë: ajo e veshur, ndërsa ai tërësisht lakuriq, që e ka mbërthyer fort, një lloj si fetusi në barkun e së ëmës. Kopertina i takon janarit të vitit 1981 dhe shkaktoi një skandal të madh në opinionin publik. Megjithatë u bë një foto legjendare, duke i dhënë më shumë famë Leibovitz. Polemikat "An American Tragedy" është titulli i faqes së parë të revistës "Time" në qershor të vitit 1994, me foton e shkrepur menjëherë pas arrestimit të O.J. Simpson. Fotoja origjinale e policisë u ndryshua nga e përjavshmja amerikane, duke i ndryshuar ngjyrën (duke e bërë më të bardhë) aktorit dhe sportistit amerikan. Në këtë rast, kopertina shkaktoi shumë polemika me sfond racial. E njëjta gjë ndodhi disa muaj më parë me kopertinën e revistës "Vogue", me supermodelen Gisele Bündchen dhe yllin e ri të basketbollit, LeBron James. Sipas kritikave, fotoja e shkrepur nga fotografja Annie Leibovitz riprodhoi stereotipa të vjetër racistë dhe seksistë. Një gafë, pak a shumë e kërkuar me dëshirë, i ndodhi në 1993-shin revistës "Time", që e zgjodhi Bill Klintonin si "Njeriun e Vitit": koka e Presidentit të atëhershëm amerikan mbulonte vetëm një pjesë të shkronjës M të emrit "Time" të revistës, duke e bërë që të dukej sikur kishte vënë brirë. Polemika e fundit, sipas kohës, shpërtheu për "Entertainment Weekly", që ia ka dedikuar foton e kopertinës filmit më të ri që pritet të dalë, "Twilight", shkëputur nga romani i Stephenie Meyer. Shumë lexues dhe përdorues të internetit u tërbuan nga inati për mënyrën e veçantë se si ishte portretizuar personazhi i Eduardit në libër. Kështu, fansat u ankuan publikisht në bloge të ndryshme: "Eduard duket si një vampir"; "Buzë shumë të kuqe, lëkurë shumë të bardhë". Në fund, nuk mund të harrohej faqja e parë seksi e amerikanes "Vanity Fair", me Demi Moorin shtatzënë, nudo, teksa prekte barkun. Nga atëherë, shumë yje të tjera të shoubiz- it kanë kërkuar të imitojnë kopertinën mitike të vitit 1991, edhe pse me më pak bujë sigurisht.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora