Kulturë
Ilir Muharremi: Artisti në kapje të unit
E diele, 01.02.2015, 06:01 PM
Artisti në kapje të unit
Nga Dr. Ilir Muharremi
Sikurse
krijimet e mëdha të artistëve, ashtu edhe ndjenjat e tyre të thella kanë kuptim
më të madh sesa që shprehen. Artisti gjithmonë është në ndjekje të vërtetës
individuale, është një rrugë drejt unit, apo kjo rrugë qe gjithmonë, vetëm
duhet t’i jepet kuptim. A mund ta njoh vetveten? Sokrati këshillon: “Njih
vetveten”. Kjo kërkon origjinën e sa kaluarës, nostalgjinë, por është padije.
Kjo është ajo të cilën askush nuk mund ta identifikoj, është një lojë shterpë e
cila rritet me masat e përafërta. Shihni këto male, këto gurë, aromën e luleve,
netët me yje, si mund t’i mohoj kur forcën e tyre e provoj? “Megjithatë e
gjithë dituria e kësaj bote nuk më ndihmon aspak që të më sigurojë se kjo botë
është e imja”, shkruan Kamy. Atëherë, ai mësohet të klasifikoj duke i numëruar
ligjet e tyre dhe i pranon si të vërteta. Artisti kërkon kuptimin e botës duke
anashkaluar kthjelltësinë e unit të tij. Zemra te artisti filozof mbetet
gjithnjë e panjohur për të. Ai është i bindur se uni ekziston dhe përmbledhja
në thelbin e vet e shpërfaqur në ligjet e konkretes, rrëshqet. Por, uni merr të
gjitha pamjet, më së shumti ato të trashëguara nga të tjerët, artisti vizaton
këtë, por prapë dyshon në atë për të cilën gjithnjë do të ngre pyetjen. “A jam
ai që duhet të jem”, nëse jam përse atëherë jam ky që jam, derisa nuk e njohë
thellësisht unin tim. “Njeriu nuk është gjë tjetër veçse jeta e tij” bërtet
Sartri. Ajo që peshon është realiteti, ndërsa shpresat dhe ëndrrat njeriun e
dëshpërojnë dhe e zhgënjejnë, madje cilësohen si pritje të
Shkenca
na mëson se kjo gjithësi përbëhet nga atome, atomi vetë nga elektronet. Është e
saktë, por çfarë më pastaj? Nganjëherë njerëzit pohojnë për fuqi të padukshme,
sisteme planetare të padukshme, i tërë shpjegimi merr pamjen e figurës.
Atëherë, kemi hyrë në sferën e artit që nuk ka fund. Duhet të zemërohem. Gjithçka shndërrohet në
metaforë, pakuptimësia në vepër arti. Edhe sikur ta kisha në pëllëmbë të dorës
tërë reliefin e botës, përsëri nuk do ta njihja mirë. Atëherë cili përshkrim
është i sigurt? Ju na obligoni t’i besojmë hipotezave që aspak nuk janë të
sigurta. “I huaj për vetveten dhe botën” përgjigjet Kamy. Në radhë të parë
pohon vetveten për të cilën nuk është i sigurt që e njeh. Me këtë pohim ai vë
çdo dyshim dhe ka të drejtë. Ai mohon vetveten sapo pohon. Pakuptimësia
shpërfaqet që në lindje dhe vazhdon së kërkuari deri në vdekje, as në vdekje
nuk ekziston çasti i zgjidhjes. Zgjidhja dyshon në vetvete kaq mund të thuhet. Gjithçka
që ofrohet, kategoritë shpjeguese nuk kanë lidhje me shpirtin. E vërteta e tij
është e varur nga vetvetja, dhe gjithçka nga jashtë mohon të vërtetën e tij. Na
mbetet të pohojmë se aventura e njeriut ndjek rrugën e saj dhe fati i tij
ndriçohet brenda kuptimit në vetvete. Përse në thellësinë e njeriut buçet
thirrja për qartësi? Në një pikë Kamy thotë se bota është absurde, por kjo botë
në vetvete nuk ndjek ndonjë arsye.
Të moçmit para se të besonin në vetvete i besonin fatit dhe natyrës. Çdo gjë e jashtme është e pakuptuar dhe e kundërt me forcën e shpirtit. Rrjedhshmëria e tij lind nga vetja dhe kuptohet nga vetja. Ne vetështeremi sosim jetën tonë. Edipi e di fajësinë e tij, faji i dedikohet vullnetit të tij sepse është pjesë e fatit. Por, në vetvete ai thellë në shpirt ndjenë pafajësinë, apo nëse kërkon gjykimin ai pushtohet nga vetë shpirti. Artistët Gustave Moreau , Odilon Redon në Francë dhe Gustav Klimt në Austri qenë shumë të dhënë pas ëndrrave të tyre, cilësive mbinatyrore e misterioze të jetës. Misteri s’mund të jepet drejtpërdrejtë, andaj qe i nevojshëm simbolizmi për manifestimin e imazheve të çuditshme simbolike. Simbolet qenë të çuditshme, andaj ata i drejtoheshin ndjenjave dhe mbresave. Ajo që shihet është e dyshimtë të përcaktohet saktësisht kuptimi dhe arsyeja, edhe pse duhet të ekzistojë një arsye e cila nuk mund të gjendet. Piktura me titull ‘Shën Gjergji dhe dragoi (1889-90), nga Moreau shpreh pjesën vetjake të krijuesit. Nga detajet e shumta piktura nuk është realiste. Ngritja e pelerinës së Shën Gjergjit, shpreh kundërshtinë e forcës së rëndesës. Këtu artistit i intereson eksplorimi i asaj që kishte në mendje, sesa krijimi i skenave vërtetësore jetësore, ndaj piktura është prodhim i imagjinatës së tij. Atëherë, ndjenjat qenë më të rëndësishme sesa bota e jashtme. Ai thoshte: “Unë nuk i besoj as asaj që e prek e as asaj që e shoh. Unë besoj vetëm... atë që ndjej”. Dyshimi i artistit ndaj arsyes e izolon në vetvete, por edhe ndjenja lind me skepticizmin dhe vetështerohet.
Në këtë
botë njeriu na
Nëse
artisti mban për vete pa arsyen dhe mendon se rregullon marrëdhëniet me jetën
dhe botën, duhet ta përshtatë sjelljen e tij duke ndjekur deri në fund
rrjedhojat. A mund të jetojë mendimi në këto paqartësi? Ndoshta edhe gjen
ushqimin e vet. Realitetin e kuptonte si fantazmë dhe me vete merr diç nga kjo.
Të gjithë artistët dhe filozofët janë munduar t’i bllokojnë rrugët e arsyes
duke vrapuar pas rrugëve të vërteta. Këto janë të njohura sepse janë të jetuara
nga ata. Çfarëdo qofshin tendencat e tyre, kanë lind nga kjo botë. E
rëndësishme nga ta janë përfundimet të cilat ende dyshojnë në ato zbulime. Aq sa më shumë i afroheshin të vërtetës aq më
tepër gjenin ngjashmëri.