E premte, 26.04.2024, 08:36 PM (GMT+1)

Mendime

Arian Çani: Të mbrojmë Krenarin që ligjin të mos e bëjnë të egërit

E premte, 20.06.2008, 04:29 PM


Arian Çani
Të mbrojmë Krenarin që ligjin të mos e bëjnë të egërit

Shkruan: Arian Çani

Gjithçka ka nisur si rezultat i një debati të bërë mes një zonje me detyrë prokurore dhe nje polici të qarkullimit që bënte detyrën si çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës. Prokurorja pretendon se polici e fyeu. Polici thotë se nuk ka fyer askënd dhe se ka bërë detyrën. Ishte nje kontroll rutinë dhe për më tepër, prokurorja nuk ishte në timon. Zonja prokurore thërret bashkëshortin e saj, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Bashkëshorti me profesion avokat e bën policin e qarkullimit për një lekë, duke e fyer dhe shantazhuar njëkohësisht. Në këtë betejë në mes të bulevardit dhe ditën me diell, bashkëshorti i prokurores i sulet dhe shefit të Qarkullit të Tiranës, Krenar Ahmetajt… Bashkëshorti shoqërohet në komisariatin nr. 2, e shoqja, prokurorja preferon të shkojë dhe ajo në polici duke hypur në makinën e patrullës blu.

Kështu pak ditë më pas, Krenar Ahmetaj është gjendur përballë gjykatës së faktit. Një gjyqtar e pezulloi Krenarin nga detyra. Por Krenar Ahmetaj duhet mbështetur me çdo kusht. Sepse Krenari është ndoshta i pari shef policie që drejton Qarkullimin në Tiranë, i cili ka arritur në 9 muaj të sistemojë së bashku me ekipin e tij në një masë mbi 60 përqind, trafikun e shthurrur të kryeqytetit. Dhe kjo falë pasionit dhe përgjegjësisë së tij profesionale.

Me dhjetra makina e motorra të bllokuara, me miliona lekë gjoba të mbledhura për llogari të shtetit, por dhe me mijëra shoferë të ndërgjegjësuar se makinën nuk mund ta parkonin kudo dhe se pa rrip e ke jetën në rrezik. Ky është me pak fjalë bilanci i parë i krenar Ahmetaj në krye të qarkullimit në Tiranë dhe për hir të së vërtetës nuk është se ka kaluar pa u vënë re. Me dhjetra të pakënaqur duke filluar nga unë i pari, që për hir të së vërtetës nuk është se më ka pëlqyer shumë të parkoj sipas rregullave apo të ecja me rrip në cdo cast. Por ia që stili i ri i Krenar Ahmetajt dhe ekipit të tij, më bëri të ndryshoj dhe unë. Ashtu si dhe ju apo jo…

Të gjithë bashkë e konstatuam ndryshimin. Të gjithë bashkë e prekim Tiranën ndryshe tani. Nuk ka më makina që bllokojnë hyrjen dhe daljen e rrugëve në blloqet e banesave. Nuk ka më parkime dopio fila që na bllokonin me orë të tëra. Tani vjen karotresi dhe ta merr makinën keqbërëse për 2 minuta. Tani ke frikë në qytet të abuzosh me rrugën dhe parimi se rruga është e të gjithëve dhe jo vetëm jotja ka nisur të funksionojë. Tani numri i viktimave të rrugës janë kufizuar ndjeshëm dhe kjo është një arritje e madhe. Tani nuk mund të thyesh rregullat e trafikut edhe nëse je avokat, prokuror, gjykatës apo politikan. Tani je i barabartë me të gjithë.

Ja sepse duhet mbështetur Krenari i Qarkullimit që një prokurore e krimeve të rënda kërkon ta pezullojë nga detyra. Duhet ndaluar me cdo kusht që kjo të ndodhë. Ndryshe pushteti që abuzon, do të donimojë mbi shtetin dhe ligjin. Duke mbrojtur Krenarin, ne nuk mbrojmë individin, por ligjin. Vetëm kështu në këtë vend, ligjin nuk do ta bëjnë më njerëz të egër, gjysëm të egër dhe të veshur me pushtet...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora