E premte, 26.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Mbas lehjes së qenve...

E marte, 10.06.2008, 10:38 PM


Engjëll Koliqi
Mbas lehjes së qenve...

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Me ndërmjetësimin e njerëzvevullnetmirë, gjithçka u sqarua, kompetentët marrin situatën në dorë, vringëllojnë çelësat e fatit dhe stinës sonë i hapen dyert e dashurisë. Përfundimisht ndërron moti dhe në historinë tonë merr udhë epoka e jetësimit të shpresëmirave, me Kushtetutën e Dashurisë.

Hapat e parë në historinë e re

Sapo kompetentët kanlë marrë situatën në dorë, qenve zhurmaxhinj u tregohet vendi i tyre dhe që të gjithë sistemohen nëpër shtëpizat e tyre, tashmë në cilësi të pensionistëve. Në pikat strategjike të oborrit mbretëror, që në hapje të epokës së re të mrekullisë, sipas normave ligjore të dala nga kushtetuta e dashurisë, vëhen ata më besnikët, ata që kuptojnë dhe vlerësojnë domethënien jetike të këtyre ndryshimeve. Të gjitha e të gjithë zënë vendet e tyre dhe marrin detyrat e rolet specifike, në procesin e ndërrimit të botës, me dashuri. Tashmë është gjithçka e qartë dhe e sigurtë – me festë madhështore po fillon epoka e re – epoka e mrekullisë me ligje të dashurisë.

Gjithçka në shërbim të dashurisë

Sikurse ne, të gjithë të ftuarit dhe të ardhurit në festën e ndërrimit të epokave, tashmë e dijmë se po bëjmë hapat e parë në epokën e dashurisë, që paralajmëron vargun e pambaruar të mrekullive, në shërbim të njeriut dhe përgjithësisht të njerëzimit. Secila e secili nga ne, aq sa mundemi e sa dijmë i përvishemi punës dhe fillojmë të radhisim gurt' e fatit në murin e mrekullueshëm të dashurisë. Edhe moti është përmirësuar. Edhe zogjtë e malit këndojnë hareshëm e natyra kudo qesh – plot shendeverë.

Secili merr përgjegjësistë dhe detyrat e veta në ditëlumen e bekuar të ndërrimit të epokave – të caktuara, apo vullnetarisht të pranuara. Të gjithë janë në lëvizje dhe me të gjitha fuqitë fizike, shpirtërore e intelektuale, duan të japin kontributin e tyre. Sa i ka hije kësaj dite të madhe! Gjithçka bukur e përgatitur! Gjithçka duket e hareshme dhe çdo kënd i mbushur me vezullima. Gjithçka është vënë në lëvizje. Gjithçka në epokën e re që po vjen, frymon dashuri. Pra, lirisht mund të pohojmë se gjithçka është vënë në shërbim të dashurisë – edhe unë, edhe ti, edhe të ftuarit tanë, edhe të ardhurit tjerë, edhe qeniet tjera njerëzore aneklënd botës, madje edhe qeniet jonjerëzore.... mbarë natyra duket e hareshme dhe e veshur me dashuri – në të gjith relievet.

Drejt konkretizimit...

Që në pragun e epokës së madhe të epokës së re – me fuqi mrekullie, sikur na prek një shkop magjik i fatit mua e ty – velenxa ime e amshuar – për të na dhënë detyrën e rëndë, por shumë të privilegjuar dhe të rëndësishme, që të bëhemi aktorët dhe dëshmitarët e aktit të parë, që shënon madhërisht e denjësisaht epokën e bekuar të dashurisë. Mbasi e pranuam detyrën me kënaqësi, kemi bërë hapat e parë dhe tashmë jemi të njohur në botë, si dëshmitarë të dëshmuar të dashurisë. Tashmë jemi të njohur si shembukl i akteve të dashurisë, që janë vendimtare për ndërrimin e botës.

Duke pranuar dhe filluar këtë detyrë kaq të rëndësishme, në historinë e re po vëjmë pikat dhe vijëzimet e para, për të hartuar modelet e para të veshjeve të dashurisë dhe për të projektuar e konstruktuar kështjellat e amshuara të besës e të dashurisë. Me këto akte dhe veprimtari të ngjeshura po vazhdojmë anekënd botës, prandaj edhe mun d të themi lirshëm se kemi mirëfilluar ecjen dhe mbarësisht po vazhdojmë marshimin drejt fakteve, argumenteve, dukurive e faktorëve, që janë elemente e komponente të historisë së re, që me mjeshtri dashurie kemi filluar ta shkruajmë dhe ta qëndisim.

Kudo erë dhe atmosferë kremteje

Me shtrirjen e Bekimit të Zotit, na ka buzëqeshurn fati dhe me çelësin e mrekullisë i kemi hapur të gjitha portat e dashurisë, duke filluar në trojet e bekuara të Dardanisë, për të vazhduar anekënd botës – në mbarë gjithësinë. Tashmë kudo e kanë të qartë ndërrimin e epokave dhe njjerëzia gjithkah po përqafon epokën e bekuar të dasahurisë. Kudo vërehen lëvizje të hareshme. Secil injeri do të kontribuojë në të bekuarin akt të dashurisë. Në çdo pëllëmbë ndjehet erë kremteje dhe përjetohet atmosferë kremteje. Gjithkah kanë depërtuar të mrekullueshmet vezullima të besës dhe të dashurisë. Gjithkah është shumëfishuar fuqia e mrekullisë. Mrekullitë vazhdojnë, pandërprerë, anekënd botës dhe ndërmjet të gjitha mrekullive njerëzia gëzon e kremton. Secili kremton në mënyrën e vet dhe me traditat e veta. Secila kremte duket më e mirë se tjetra. Vazhdojnë, të madhërueshme, kremtet anekënd botës – me buçitje të hareshme anekënd rruzullit, deri në kupë të qiellit.

Kudo besë e dashuri

Në të gjithë udhëkryqet e intereseve, interesxhinjtë janë ndeshur në mes veti, janë rrëzuar dhe pëo shpurdhin. Shumë nga ata pol ëngojnë nën  shqelmat e fundit të paravdekjes. Të tjerët janë dorëzuar plotësisht dhe po bëjnë orvatje maksimale, që të zgjohen, të çohen e ta përqafojnë epokën e re të mrekullueshme të dashurisë.

Lehjet e qenve, tani kudo janë zëvendësuar me këngë të bukura festive. Madjer këndshëm jehojnë edhe këngë kanarinash e bylbylash, si dhe cicërfrima të zogjve, anekënd relievit tonë e edhe në botën mbarë. Nuk ka më mosmarrlveshje, sepse tashmë në zemrat njerëzore gufon dashuria. Gjithkund besë e besim i plotë. Gjithkund detyra e përgjegjësi konkrete marrin njerëzit e botës sonë. Gjithkund urime e përgëzime për epokën e re, që me fuqi mrekullia po njihet si epokë e dahsurisë. Kudo kjo bota jonë gumëzhin besë e dashuri. Gjithçka në llogari të dashurisë, me fuqi mrfekullie është garantuar në shekullin tonë, që po hap epokën e dashurisë. Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora