E premte, 26.04.2024, 09:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Oscar 2006

E merkure, 08.03.2006, 12:21 AM


“Oskar 2006”/ “Crash” i regjisorit Paul Haggis kurorëzohet mbreti i mbrëmjes

“Crash” sfidon “Brokeback Mountain”


Matt Dillon dhe Thandie Newton ne ''Crash''
Edhe përpara natës së madhe, duket se nata e oskarwve në Hollivud ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në komunitetet e njerëzve gei, lesbik apo tranvestit. Kështu, tre filmat “Brokeback Mountain”, “Capote” dhe “Transamerica”, kishin në to pesonazhe gei apo tranvestit, edhe pse arritën të fitonin gjithësej 15 çmime Oscar

Vetë “Brokeback Mountain”, filmi aq i përfolur për historinë e dy kauboive gei, nuk ka arritur të kurorëzohet si mbreti i kësaj nate të madhe, duke ia lënë kështu vendin e parë “Crash”. “Ndoshta arsyeja për këtë është sepse Amerika nuk do që kauboisit e saj të jenë gei”- është shprehu Larry McMurty, 69 vjeç, i cili arriti të fitonte një Oscar për skenarin më të mirë të përshtatur me Diana Ossana për “Brokeback”

Është mbajtur mbrëmjen e 5 marsit, edicioni i 78-tw i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, në Kodak Theatre të Los Angeles, Kaliforni. Mësohet se spektakli ka pasur një skenë dhe sallë madhështore, të dizenjuar në mënyrë të përsosur, në të cilën kanë zënë vend edhe yjet e kinemasë. Këtë herë surprizat kanë qënë të pakta në numër, përveç asaj të fitimit të filmit “Crash”, ndaj atij që u konsiderua si më i preferuari “Brokeback Mountain”. Ceremonia ka nisur me çmimin e marrë nga George Clooney si aktori më i mirë jo protagonist në “Syriana”. Përsa i përket prezantuesit të këtij evenimenti, komikut të famshëm Jon Stewart, mund të themi se ai ka merituar notën 9. Humori i tij edhe këtu ka ndezur atmosferën duke shkaktuar të qeshura dhe momente të këndshme në sallë. Madje duhet thënë që klasi që Stewart ka treguar në këtë edicion të sivjetëm të çmimeve Oscar nuk mund të krahasohet as edhe me atë të Billy Crystal dhe Steve Martin. Edhe përpara natës së madhe, duket se nata e oskarwve në Hollivud ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në komunitetet e njerëzve gei, lesbik apo tranvestit. Kështu, tre filmat “Brokeback Mountain”, “Capote” dhe “Transamerica”, kishin në to pesonazhe gei apo tranvestit, edhe pse arritën të fitonin gjithësej 15 çmime Oscar. “Brokeback” që kishte tetë nominime, fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë të përshtatur dhe rezultatin më origjinal. Këtu duhe thënë që në njëfarë mënyre hidhej një hije e dëmshme mbi figurën e kauboit, të tillë si John Wayne, i cili paraqitej si gei. “Capote” ka arritur të fitoi çmimin si aktori më i mirë i nderuar. Ndërsa “Transamerica” duket se u la jashtë, pavarësisht kritikave të mira ndaj aktores protagoniste Felicity Huffman.
Vetë mbrojtësit e njerëzve me devijime seksuale janë shprehur se vlerësime e bëra ndaj atyre filmave nuk ishin aq të rëndësishëm sesa ndikimi i tyre në Hollivud dhe Amerikë. Nga ana tjetër, disa të tjerë kanë shprehur çudinë e tyre sesi filmat me tema gei arritën të kenë këtë sukses: “Mendoj se Amerika i dërgoi një mesazh atyre në këtë industri që kjo nuk është diçka për të cilët janë të interesuar”- është shprehur Alan Chambers, presidenti i Orlando, Fla Exodus International, një shoqatë kristiane që promovon “lirinë nga homoseksualiteti”.
Vetë “Brokeback Mountain”, filmi aq i përfolur për historinë e dy kauboive gei, nuk ka arritur të kurorëzohet si mbreti i kësaj nate të madhe, duke ia lënë kështu vendin e parë “Crash”. “Ndoshta arsyeja për këtë është sepse Amerika nuk do që kauboisit e saj të jenë gei”- është shprehu Larry McMurty, 69 vjeç, i cili arriti të fitonte një Oscar për skenarin më të mirë të përshtatur me Diana Ossana për “Brokeback”. Asnjëherë në historinë e ndarjes së këtyre çmimeve, një histori dashurie gei nuk ka arritur të triumfojë. Pyetja më e madhe ishte nëse Hollivudi, i njohur për problemet sociale, do të thyente një tjetër tabu. “Kritikët dhe ekspertët e filmit do të debatojnë nëse vlerësimi ndaj “Crash” ishte vërtet i merituar apo thjesht Akademia nuk ka dashur t’ia japë këtë çmim “Brokeback Mountain”, është shprehur “Washington Post”. Kritikët e Los Angeles Times e kanë parë humbjen e “Brokeback” si një shenjë që tregonte se Hollivudi nuk ishte ende gati të përballej me përgjegjësinë e temave mbi homoseksualizmit. “Pavarësisht nga suksesi i mbrëmjes së ceremonisë, pavarësisht nga shakatë e bëra dhe situatat homiristike, ishte shumë e thjeshtë të kuptohej se “Brokeback Mountain” ka shqetësuar një numër të konsideruar njerëzish. Hoffman ka fituar si aktori më i mirë për rolin e Truman Capote në “Capote”, një histori mbi një shkrimtar gei që shkon në Kansas për të raportuar për vrasjen e katër pjesëtarëve të një familjeje për librin e tij klasik “In Cold Blood”. Ndërsa Reese Witherspoon ka fituar si aktorja më e mirë për interpretimin si këngëtarja kauntri June Carter në filmin biografik të Johnny Cash “Walk the Line”. “Crash”, i cili mbulon një periudhë 36 orëshe në Los Angeles dhe flet për sukseset dhe rëniet në jetët e njerëzve ka arritur të kurorëzohet edhe si mbreti i mbrëmjes, duke surprizuar të gjithë, përfshirë këtu edhe shkrimtarin dhe regjisorin e tij, Paul Haggis. Shfaqja është ndjekur nga rreth 1500 gazetarë ndërsa mësohet të ketë qënë e gjatë plot 215 minuta.

Çmimet “Oskar 2006”

Çmimi si aktori më i mirë jo protagonist
George Clooney
SYRIANA

Efektet vizuale më të mira
KING KONG
Joe Letteri, Brian Van't Hul, Christian Rivers dhe Richard Taylor

Filmi Më i Mirë i Animuar i Vitit
WALLACE & GROMIT IN THE CURSE OF THE WERE-RABBIT
Nick Park dhe Steve Box

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër
SIX SHOOTER
Martin McDonagh

Filmi më i mirë i animuar me metrazh të shkurtër
THE MOON AND THE SON: AN IMAGINED CONVERSATION
John Canemaker dhe Peggy Stern

Veshjet më të mira
MEMOIRS OF A GEISHA
Colleen Atwood

Grimi më i mirë
THE CHRONICLES OF NARNIA: THE LION, THE WITCH AND THE WARDROBE
Howard Berger dhe Tami Lane

Çmimi si aktorja më e mirë jo protagoniste
Rachel Weisz
THE CONSTANT GARDENER

Subjekti më i mirë i dokumentarëve të shkurtër
A NOTE OF TRIUMPH: THE GOLDEN AGE OF NORMAN CORWIN
Corinne Marrinan dhe Eric Simonson

Dokumentari më i mirë
MARCH OF THE PENGUINS
Luc Jacquet dheYves Darondeau

Drejtimi artistik më i mirë
MEMOIRS OF A GEISHA
John Myhre (Drejtor artistik); Gretchen Rau (Dekorimi)

Muzika më e mirë
BROKEBACK MOUNTAIN
Gustavo Santaolalla

Audio më e mirë
KING KONG
Christopher Boyes, Michael Semanick, Michael Hedges dhe Hammond Peek

Muzika më e mirë (me këngë origjinale)
"IT'S HARD OUT HERE FOR A PIMP" FROM HUSTLE & FLOW
Teksti dhe muzika nga Jordan Houston, Cedric Coleman dhe Paul Beauregard

Montazhi më i mirë
KING KONG
Mike Hopkins dhe Ethan Van der Ryn

Filmi më i mirë i huaj i vitit
TSOTSI
South Africa

Miksazhi më i mirë
CRASH
Hughes Winborne

Aktori më i mirë protagonist
Philip Seymour Hoffman
CAPOTE

Realizimi kinematografik
MEMOIRS OF A GEISHA
Dion Beebe

Aktorja më e mirë protagoniste
Reese Witherspoon
WALK THE LINE

Skenari më i mirë i përshtatur
BROKEBACK MOUNTAIN
Skenari nga Larry McMurtry & Diana Ossana

Skenari origjinal më i mirë
CRASH
Skenari nga Paul Haggis & Bobby Moresco; Story by Paul Haggis

Regjia më e mirë
BROKEBACK MOUNTAIN
Ang Lee

Filmi më mirë
CRASH
Paul Haggis dhe Cathy Schulman


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora