E shtune, 21.09.2019, 10:11 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Aktoret më të pëlqyera shqiptare ndër vite

E enjte, 09.03.2006, 12:13 AM


 
Rajmonda Bulku ne “Pjata prej druri”,
1) Rajmonda Bulku. Pas një sondazhi të bërë për gazetën “Sot”, se cilat janë aktoret më të pëlqyera për publikun tiranas, në vend të parë u rendit aktorja Rajmonda Bulku. Aktorja e cilësuar si një nga femrat më të bukura shqiptare, për herë të parë ka interpretuar në filmin “Zonja nga qyteti” ku dhe mori famën e saj që e gëzon edhe sot e kësaj dite.Sipas të intervistuiarve, suksesi i aktores Bulku qëndron në interpretimin sa më original dhe falë bukurisë së jashtme, që është një dhuratë e zotit. Pëlqehet për buzëqeshjen dhe sytë blu, që e bëjnë imazhin e Rajmonda Bulkut perfekt.
2) Luiza Xhuvani . Në vend të dytë sipas shijeve të qytetarëve tiranas, pozicionohet aktorja Luiza Xhuvani, e cila kohët e fundit ka marrë dhe titullin “Nderi i qytetit të Sarandës”. Aktorja Xhuvani ka interpretuar në një sërë filmash shqiptarë si “Unë e dua Erën” “Parrullat”, “Flutura në kabinën time” etj. Ajo cilësohet si një aktore mjaft e zonja, me një bagazh të lartë artistik dhe me një nivel marramendës interpretimi.
3) Yllka Mujo. Aktorja Yllka Mujo, pozicionohet në vend të tretë të listës sonë. Publiku e vlerëson si një artiste të madhe dhe mjaft të këndshme në ekran. Kohët e fundit Yllka Mujo është parë në skenën e Teatrit Kombëtar duke interpretuar role të ndryshme, si dhe duke qenë pjesë e projektit “Java Franceze”. Vlerësohet për seriozitet në punë dhe aftësi të veçanta interpretimi, dhunti që jo çdokush mund t’i ketë.
4) Elvira Diamanti. Aktorja Elvira Diamanti renditet si e katërta më e pëlqyera për publikun tonë. Ajo e ka marrë famën e saj në rolin e Margosë, tek filmi “14 vjeç dhëndër” ose “Përrallë nga e kaluara’. Sot Elvira Diamanti është drejtoresha e Teatrit të Kukullave, e një institucioni kulturor që dita-ditës po rrit interesin e fëmijëve për të qenë pjesë e saj. Elvira Diamanti vlerësohet dhe për pamjen e saj, sa serioze aq dhe e ndjeshme njëkohësisht.
5) Ema Andrea. Në vend të pestë renditet Ema Andrea. Sukssei i saj qëndron në të qënit tip dhe ndryshe nga të tjerët. Pëlqehet për mënyrën sesi interpreton dhe tingullin që marrin fjalët, kur dalin nga goja e saj. Është një femër që preferohet nga të gjitha brezat.
6) Roza Anagnosti. Në vend të gjashtë pozicionohet aktorja e mirënjohur shkodrane Roza Anagnosti. Ajo ka interpretuar në filmin “Mësonjtorja”, “Toka jonë” etj. Roza Anagnosti është një aktore me vlera të mëdha, e cila ka goditur përshtypjet e krijuara tek publiku tiranas duke u kthyer në të preferuarën e tyre. Vlerësohet për aftësi të rralla interpretimi dhe si një mimikë e përsosur për një aktore.
7) Tinka Kurti. Në vend të shtatë renditet aktorja Tinka Kurti. Ajo ka interpretuar së fundmi në filmin “Zemra e nënës”. Vlerësohet si një aktore që ka bërë për vete një sërë teleshikuesish, të cilët padyshim e rendisin ndër më të preferuarat e tyre. Tinka Kurti ka marrë titullin Artiste e Popullit. Aktorja Kurti është me origjinë boshnjake dhe ka interpretuar në filmin e parë shqiptar “Tana”.
8) Margarita Xhepa. Aktorja Margarita Xhepa renditet në vend të tetë të listës sonë. Gjthashtu, edhe kjo aktore ka marrë titullin Artiste e Popullit. Ka interpretuar së bashku me djalin e saj në filmin “I dashuri armik dhe të vërtetat e pathëna”. Vlerësohet për seriozitet në punë dhe interpretim..
9) Pavlina Mani. Në vend të nëntë sipas preferencave të qytetarëve tiranas, renditet aktorja e mirënjohur nga të gjithë, Pavlina Mani. Ajo pëlqehet si nga brezi i saj edhe nga më të rinjtë të cilët shpesh e thërrasin teta Pavlina. Ajo ka bërë për vete zemrat e brezit të ri, sidomos në rolin e Liri-së në komedinë “Pallati 176”. Aktorja Mani vlerëesohet, pasi përveç roleve që duan seriozitet ajo interpreton edhe në komedi.
10) Eva Alikaj. Në fund të listës sonë, pozicionohet aktorja Eva Alikaj, e cila ka kohë që i mungon ekraneve shqiptare. Por pavarësisht nga kjo, Eva Alikaj vazhdon të mbetet në kujtesën e publikut dhe madje të renditet ndër të preferuarat e tyre.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT