E premte, 13.12.2019, 10:41 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Roli i Krishtit dhe fundi i karrieres artistike

E enjte, 09.03.2006, 11:01 PM


James Caviezel ne rolin e Jezusit
Jeta e Jezu Krishtit eshte nje teme qe magnetizon aktoret dhe regjizoret. Por roli i Birit te Zotit, nuk u ka sjelle aspak fat atyre qe kane materializuar ne skene jeten e tij. Karriera e me te shumteve prej protagonisteve jo vetem ne Hollivud, por edhe ne Greqi, perfundoi ne menyre te palavdishme, atehere kur te gjithe prisnin qe ajo te arrinte kulmin dhe ne shume raste te tjera vete aktoret paten fund te keq. Shume flasin per mallkim dhe koincidenca. Filmi me i suksesshem per syte e spektaroreve ishte "Jezui nga Nazareti" i F. Zefirelit, ku rolin e Jezu Krishtit e luante Robert Pauel, nje amerikan ateist.

Regjisori i filmit, Franko Zefireli, kishte pare ne fytyren e Pauell nje veshtrim te qete dhe shume shprehes. Filmi shenoi nje sukses te jashtezakonshem dhe vazhdon te jete ne preferencat e spektatoreve edhe kaq vite pas xhirimit, pervec faktit se Robert Pauell nuk luajti me ne asnje film pas rolit te Krishtit. Vete ai deklaron se nuk pendohet qe karriera e tij perfundoi atje dhe e vetmja qe kerkon eshte qe ne varrimin e tij te permendet se ai ishte njeriu qe luajti rolin e Krishtit.

Henri Uolter ishte i pari qe luajti ne kinema rolin e Jezu Krishtit ne filmin epik bardhe e zi dhe pa ze "Mbreti i mbreterve" ne vitin 1927. Protagonisti gjate xhirimeve u mpleks ne nje skandal erotik dhe e dashura e tij e kercenoi se do te zbulonte per shtypin sekrete te medha qe do te hidhnin ne ere gjithe produksionin. Ajo mori nje shume te madhe parash per te mos folur, ndersa protagonisti per pese vjet nuk luajti me asnje rol per te mos prishur imazhin e tij te "shenjte" ne syte e spektatoreve.

Kaluan 31 vjet qe nga xhirimi i ketij filmi dhe ne realizimin e dyte te permiresuar rolin e Jezu Krishtit e luajti Xhefri Hander. Gjate xhirimeve protagonisti perjetoi shpesh here rrezikun e plagosjeve serioze. Me pas jeta ishte shume e ashper ndaj tij. Ne fund te viteve '60-te, Xhefri Hander u plagos shume rende ne fytyre nga nje shperthim ne skene. U godit ne qafe gjate xhirimeve te nje ndeshjeje xhudo. Ne moshen 46 vjecare vdes duke rene nga shkallet e shtepise se tij.

Ne vitin 1965 aktori Maks fon Shildof misheron Krishtin ne filmin e Xhorxh Stivens. Filmi i xhirua ne Luginen e Vdekjes ne SHBA dhe ato qe ndodhen nuk ishin pak. Drejtori i fotografise vdiq nga zemra, ndersa skenat e xhirimeve u shkaterruan teresisht nga rreshjet e debores. Protagonisti, shume vite me vone luajti rolin e Djallit ne filmin "The Eksorcist".

Aktori Henri Uollter, per te luajtur erolin e Jezu Krishtit u detyrua qe te rruante gjoksi dhe te nenshkruante kontrate me firmen e tij, per te mos pire duhan per pese vjet, ne menyre qe te mos prishte imazhin e krijuar prej rolit dhe te mos sfidonte ndjenjat fetare te kristianeve. Karriera e tij u lidh me shume deshtime te njepasnjeshme. Nga aktor protagonist, ai luajti vetem ne filma te dores se dyte dhe qe sot jane harruar krejtesisht.

Ne Greqi, Jezusin e solli ne skene aktori Aleksis Gulfis, ne serialin "Krishti kryqezohet perseri", bazuar ne vepren e Kazanzaqit. Pas suksesit te madh te serialit, filloi Golgothaja e vertete per aktorin. Nuk luajti me asnje rol ne kinema, ra ne boten e droges dhe sot jeton i vetem ne nje shtepi te vjeter ne Kato Patisia ne Athine.

Por edhe superprodhimi i vitit te fundit "Vuajtjet e Krishtit", e cila u xhirua nen regjisuren dhe prodhimin e aktorit te njohur Mel Gibson, nuk ben perjashtim nga ngjarje te tilla te ngjashme. Jezusi kinematografik, Xhejms Gabizel, gjate xhirimeve te skenes se kryqezimit u godit nga rrufeja, me rezultat qe te kurohej per disa dite ne spital.C'jane te gjitha keto? Koincidenca te rastit, apo dicka me e thelle?...


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT