E shtune, 27.04.2024, 04:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Gerard Depardieu

E merkure, 08.06.2005, 08:52 PM


Rinia kriminale dhe vitet e udhëheqjes së aktorit 57-vjeçar, që ka luajtur në mbi 150 filma
 
Depardjë, “përbindëshi” i kinemasë franceze
 
Gerard Depardieu
Aktori më i paguar në Francë, si pjesë e skenës mbarë botërore dhe asaj hollivudiane
Kritika franceze e konsideron një përbindësh, në kuptimin e mirë të fjalës. Ndërkohë që është quajtur "dhurata e Francës ndaj kinemasë botërore" si dhe "De Niro francez". Me më shumë se 150 filma në karrierën e tij, Zherard Depardjë nuk ka nevojë për prezantim. Aktori 57-vjeçar është një nga meshkujt më popullorë të kohëve të sotshme. Duke u veçuar nga të tjerët, ai gjendet rahat në çdo lloj roli që luan. Si nën petkun e burrit tërheqës, personazhit mafioz apo klasik ashtu edhe në rolet qesharake.
 
Terapia aktoriale
Për Zherard Depardjë thonë se ka lindur nën një yll fatlum në Chateauroux të Francës. Por rinia e tij nuk ishte edhe aq fatlume. I treti nga gjashtë fëmijët e një punonjësi metali, Depardjë la shkollën në moshën 12-vjeçare dhe pati një rini të trazuar, detajet e së cilës përfunduan si pjesë e skenarit të filmit "Green Card". Depardjë përcaktohej si një kriminel ordiner, i cili u largua nga shtëpia dhe jetonte me prostitutat. Ai iu fut aktrimit si një tip terapie, e rekomanduar nga një psikolog burgu. Ndërkohë që trajnohej në shkollën e dramës, ai bëri shfaqjen e parë si aktor në moshën 16-vjeçare. Një kriminel në rini dhe një bredharak në të shkuarën, Zherard Depardjë e nisi karrierën e tij aktoriale në teatrin e vogël endacak të "Cafe de la Gare".
 
Vitet e udhëheqjes
Gjatë bumit të viteve '70, Depardjë përkufizohej si një burrë i fortë, me një prezencë të fuqishme, me tipare shprehëse të parafinuara. Por ai evoluoi gradualisht në një personalitet të ekranit: imponues, i shumanshëm dhe shumë produktiv. Deri në mes të viteve '70, Zherard Depardjë kishte qenë pjesë e trupës së aktorëve në 11 filma francezë. Punoi në teatro si protagonist i dhjetëra pjesëve nga Margarite Duras, Molieri, David Storey etj. Por karriera kinematografike është trashëgimia e tij më e madhe. Ndërkohë që në vitet '80, Depardjë u bë një prej aktorëve udhëheqës të Francës, në vitet '90 ai filloi të përhapte famën e tij edhe në Amerikën Veriore. Realizimet e tij më të rëndësishme në gjuhën angleze janë "Green Card" ("Karta e gjelbër") dhe "1492:Pushtimi i parajsës". Me mbi 40 vjet karrierë mbi shpatulla, Zherard Depardjë është aktori më i paguar në Francë dhe një nga më të fuqishmit brenda industrisë së filmit.
 
Pasaporta
Emri: Gerard Depardieu
Datëlindja: 27 dhjetor 1948
Vendlindja: Chatearoux, Indre, Francë
Profesioni: aktor
 
· Ai ka qenë kandidat 14 herë për çmimin "Çezar", si aktori më i mirë.
· 1985 Çmimi "Aktori më i mirë", në festivalin e Venecias për rolin në filmin "Police"
· 1990 Çmimi "Aktori më i mirë", në Festivalin e Kanës për rolin në filmin "Camille Claudel"
· 1991 fitues i "Globit të Artë" si aktori më i mirë për rolin në filmin "Green Card"
· 1997: "Luani i Artë", në Festivalin e Venecias.
· Ai ka drejtuar vetveten në "Tartufin" më 1980
 
Karriera 40-vjeçare
Kinemaja franceze prodhoi këto lloj aktorësh: nga Jouvet te Simon, nga Gabi tek Brew, nga Belmondo te Montand. Gjigantë që luajtën të gjithë, me regjisorët më të mëdhenj në filmat dramatikë, klasikë dhe në komedi. Ata nuk ngurruan kurrë që të ndryshonin etiketën e tyre, që të rrezikonin. Depardjë në një kohë rekord është bërë njëri prej tyre. Duke luajtur me të njëjtin intensitet dhe aq mirë si komeditë, dramat apo filmat klasikë, talenti dhe determinimi i tij ndaj punës filloi të shihte frytet e veta. "Palma e Artë", dhe çmimi "Çezar" si aktori më i mirë ishin shpërblimet e tij të para. Ky është vetëm një fragment i vogël i çmimeve të panumërta që ka marrë gjatë karrierës së tij 40-vjeçare. Ai është i vetmi që ka parë 39 filma gjatë karrierës teksa rizbulonte vetveten midis miliona hyrjeve filmike në Francë. Midis këtyre filmave, numërohen "Metroja e fundit" (1980), "The goat" (1981), "John of Flerette"(1986), "Burri me maskë të hekurt" (1998) dhe "Asteriksi dhe Obelisku kundër Çezarit" (1999).


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora