E premte, 26.04.2024, 05:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Tradhtarët e kombit

E hene, 02.07.2012, 07:33 PM


Demir Krasniqi

Këngë nga Lufta Çlirimtare e Kosovës:

TRADHTARËT E KOMBIT

O, në Kosovë, po vjen pranvera ,
Plot lulëkuqe e ngjyra tjera ,
Plot dasmorë të Dardanisë ,
O, vijnë me këngët e LIRISË !

O, aty – këtu ca tradhtarë t’ kombit –
Lëshojnë kërrakatje e zëra t’ korbit ,
Zëra t’ vdekur , zëra t’ kobit ,
Shërbëtorë t’ kobit – t’ kobit t’ zi ,
Korba t’ mërrshave për Serbi ,
Zëra t’ shterur ndër shtrëngata ,
Japin lajme e deklarata ,
Deklarata të tradhtisë –
O, veç me i hy n’ hatër Serbisë !

O, ky tradhtari kudo qoftë –
Shumë kollaj është për ta njohtë ,
Mendjeprishur – fytyra t’ mjera ,
Pleh i kalbur ju vjen era ,
O, për komb t’ vet – njeh kombet tjera !

O, me tradhtarë kur bisedon –
Kurrë në sy nuk mund t’ shikon !
Ai jeton me mizë mbas veshi –
Se për te e dinë krejt sheshi !
E dinë gratë , e dinë fëmija –
Se ushqehet nga tradhtia !
Skuqet n’ fytyrë si speci all –
Hej, thotë :” Unë jam gragjan llojall!”...( qytetar lojal i Serbisë)

O, përbuzë gjuhën , s’ njeh Atdheun ,
Për pak para e shet dheun !
Për të keq ia bëjnë me gisht ,
Fëmijët në shkollë i mësojnë serbisht !
E ka emrin ai “Sharagan” , (Laraman)
Eu, përshëndetet :”Dobar dan!”... (Mirë dita)

O, shkon n’ “Sabore” – kryeboshi , ( Tubime )
Ngritë tre gishta : “Rroftë Milloshi!”
Këmbë e duar ia kanë kurthua –
Një lavire  ia dhanë për grua !
E bënë dhëndër , e bënë mik –
Për komb t’ vet u bë armik ,
Pa pikë shkolle – “Slluzhbenik”, ( Zyrtarë)
Herë Drejtor , herë “Naçellnik” , ( Kryeshef)
Hej , dy mandate – “Presednik”!... (Kryetar)

O, rron si qyqja n’ çerdhe t’ shkretë –
Duke vjellë vrer për komb të vet !
Rron n’ vetmi , pa mendje n’ kokë ,
Thotë : “ E jona s’ është kjo tokë !”
Sytë e ka , por s’i  bëjnë dritë ,
Thotë : “Na kemi Republikë...
Republikë e kemi Serbinë ,
Kemi t’ drejtat dhe lirinë .
Me standardet më t’ mëdha t’ botës –
Hej, ja ka dhanë t’ drejtat Kosovës!”...

O, porsi qen , n’ kolibë jeton –
Njeri i gjallë në derë s’ i shkon !
S’i  shkon n’ derë shkau , as shqiptari –
Rron n’ vetmi si zog magari !
Si këmbë pele – alltinë n’ kukë –
Fëmija n’ shpi  i durojnë për bukë !
Flokët e thime , kryet si surk –
Dredh mustakët si bishtuk !
Pushkë e allti ia dha Serbia –
Hej, për t’u  mbrojt nga shqiptaria !

O, dredh mustakët kaçarrel –
Çlirimtarët – po i quan : “ rebelë !”
Mbrojtësit tanë militarista –
Ai , po i quan :”terrorista”!
Thëtë : “M’ ka bërë Serbia t’ parë –
Pse u pendova që jam shqiptarë!
M’ japin rrogën me dinarë –
Eu, herë Milic , herë si “Shumarë”!...(Polic, Pylltarë)

“O, i veshi teshat , unë, civilisht –
Shumëkujt mendjen ua shprishi !
Me ryshfet më dalin hakut –
Veç me i shpëtua prej dajakut !
N’ restorant , rri si zotëri –
Duke m’ qerasë meze e raki !
M’ bëjnë si Zotit ,  muhabet –
Veç me i shpëtua n’ “hyqymet”! (Pushtet)
M’ japin marka dhe deviza –
Veç me i shpëtua pa iu ikë kërthiza !
Veç me i shpëtua prej “pendrekëve” – ( Shufrave)
Mos me i thye prej bubrekëve !
Mos me ra n’ spital prej drurit ,
Mos me u kalbë n’ burg prej zullumit ,
Eu, mos me ra në varr prej plumbit”!...

“O, kush t’ ma gjejë t’ mirë një vejushë –
I nxjerr leje – e blenë një pushkë !
M’ duket vetja sikur pashë –
Shpeshherë n’ duar m’ bien nga një vashë !
Eci rrugëve kryq e tërthorë –
Eu, po m’ vijnë t’ mirat si hutit n’ zgor !...

“O, krejt këto kurthe ua mbarova –
Der’ sa i fika , i sakatova !
Para fëmijëve , u lavdërova –
Se veç unë i shpëtova !
Mos t’ qëlloja unë , për t’i ndalë –
Eu, t’ gjallë prej burgut nuk kishin dalë !”...

O, amanetin, o, djalë pas djalit –
Le t’iu ruhet kurtheve t’ tradhtarit !
Gjithmonë lutje ,o, me i bërë Zotit –
O, ruan Zot, prej tradhtarëve t’ Kombit, o, hej !

Gjilan, më 26.06.1998.

*****
Demir Krasniqi : “Gjakon Kosova” – Gjilan, më 1998, faqe 40.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora