E premte, 26.04.2024, 03:38 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: LDK-AAK, mundësia e një unioni të ri partiak me Ramushin??!

E shtune, 05.04.2008, 01:05 AM


LDK-AAK, MUNDËSIA E NJË UNIONI TË RI PARTIAK ME RAMUSHIN??!

Nga Adnan Abrashi

Adnan Abrashi
“Dita e mirë tregohet në mëngjes” thotë populli. Të udhëhequr nga porosia e kësaj urtësie, dhe bazuar në rrjedhën e ngjarjeve nga muajt e para, vitin 2008, me të gjitha gjasa, duhej konsideruar si viti më i favorshëm për gjithë kombin shqiptar në përgjithësi. Në mesin e muajit shkurtë u shpallë Deklarata solemne e Pavarësisë nga ana e Parlamentit të Kosovës dhe kjo u pasua me njohjen e menjëhershme të shtetit tonë të ri nga ana e shumë vendeve tjera të fuqishme të botës; jo shumë më pas, në fillim të prillit, na erdh edhe një ditë e shënuar me rrëndësi të madhe historike: pranimi i ftesës zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake të botës – NATO.
Edhe pse, personalisht nuk jam ndonjë militant i AAK-së, togut të këtyre ngjarjeve të mëdha favorizuese për ne shqiptarët, unë do t’ia bashkëngjitja edhe një moment tjetër tejet të rëndësishëm me karakter gjithëkombëtar: lirimin nga përgjegjësia dhe shpallja e pafajësisë për Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës. Duke e lartësuar edhe këtë ngjarje në një fitore të madhe gjithëkombëtare, assesi ky moment nuk duhet të merret si pretekst gëzimi dhe kremteje vetëm për anëtarët e ngushtë dhe simpatizantët partiak të AAK-së, por, rëndësia e saj duhet ngritur në nivelin e një triumfi historik dhe gjithëkombëtar. Edhe lajmi i hidhur për dënimin e Lah Ibrahimajt me 6 vjetë burg nga ana e kësaj gjykate, aspak nuk duhet konsideruar si fajësi të tij, por vetëm si një viktimizim të qëllimshëm nga ana e kësaj gjykate në emër të arritjes së ndonjë baraspeshe nacionale të politikave të çuditshme ndëshkuese që ajo po i aplikon.
Të gjithë e dimë mirë se fitorja në këtë proces penal ndërkombëtar gjyqësor të rastit Haradinaj dhe shokëve tjerë, nuk është vetëm një përballje e përgjegjësisë individuale të tyre karshi drejtësisë ndërkombëtare, por, njëkohësisht kontribut i drejtpërdrejtë për dështimin e shumë skenarëve të errëta të dashakçinjëve tanë, me të cilat me çdo kusht është tentuar që edhe neve shqiptarëve të na paraqesin para botës si popull me prirje gjenocidale.
Shkurt e trup, Ramush Haradinaj me shokë, në Gjykatën e Hagës nuk u gjykuan si  komandant dhe ekzekutor paranoid ushtarak të cilët kishin rebeluar nga përfillja e rregullave të etikës luftarake, por, në prapavijën e këtij procesi të montuar, fshihet tendenca e qartë e njollosjes dhe komprometimit në përgjithësi të luftës tonë të drejtë popullore të udhëhequr nga UÇK-ja për çlirim kombëtar.
Jam më se i bindur se shumëkush në këto çaste ngazëllimi, lirimin e Ramush Haradinaj dhe Idriz Balajt, përgjithësisht do ta konceptojnë mu nga ky këndvështrim, por, unë, këtë realitet, pa dyshim, të paharrueshëm, kremtues, euforik dhe patjetër kalimtar,do ta shikoja  jo vetëm nga perspektiva e së tashmes por edhe të së ardhmes; nga karizmi dhe personalitetit autoritar i Ramush Haradinajt, i cili, sigurisht, me kyçjen e tij aktive në politikë, do të ndikoj kualitativisht në ndryshimin e raporteve aktuale të baraspeshës  politike kosovare.
Praktikisht, sikur po vërehet nga të gjithë, sot në Kosovë, si brenda institucioneve legale ashtu edhe jashtë tyre, as që mund të thuhet se ekziston ndonjë opozitë e fortë dhe e  mirëfilltë politike. Ardhja e Ramushit në këtë moment të duhur në krye të AAK-së, jo vetëm se organizativisht do t’i konsolidoj rrallët e kërij subjekti momentalisht të hendikepuar politik, por me “pedigren” e  pasuruar edhe me vet këtë akt të lirimit si ngallnim, ka gjasa që ta favorizoj partinë e tij në një subjekt perspektiv politik për zgjedhjet e ardhshme që patjetër priten të mbahen para kohe. Kuptohet, ky konstatim i imi do të shpaloset si profeci e qëlluar, vetëm nëse: së pari z. Haradinaj do t’i pastroj radhët e kësaj partie nga disa individëve të komprometuar duke u freskuar me anëtarë të rinj dhe profesionist; nëse deputetët e partisë së tij do të tregohet si zëri i fuqishëm dhe opozitë reale në parlamentin e Kosovës; nëse me udhëheqjen e tyre do të kenë rezultate konkrete në disa komuna ku AAK-ja aktualisht  është në pushtet...
Në këto rrethana, pas ardhjes së PDK-së në pushtet dhe favori i saj me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kthimin e fuqishëm të Ramush Haradinajt në skenën politike kosovare, patjetër se do ta sfidojnë edhe shumë  e shumë“NËSE” tjera.
Nnëse e kemi parasysh se LDK-ja, në këto momente aktuale, seriozisht po ballafaqohet me disa trauma të brendshme dhe të jashtme “post –koalicioniste” me PDK-në, dhe, nga ana tjetër, duke njohur orgjinalitetin veprues dhe guximin politik te z. Haradinajt, nuk është aspak e papritur as parashikimi i një mundësie të nisjes së negociatave me aleaten e vjetër LDK-në, për arritjen e një unioni apo shkrirje të tyre në një subjekt të ri politik.
Kjo ide, ndoshta për shumëkë duket e pabesueshme, por, politika, gjithnjë është arti i së mundshmes...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora