E merkure, 23.10.2019, 07:09 PM (GMT+1)

Aktualitet » Njoftime

Lekë Preçi: Promovohet libri ''Trinomi i lirisë'', Gjermani, 1 maj 2012

E diele, 29.04.2012, 07:30 PM


Të nderuar zonja dhe zotri !

Këtë të marte, me 1 maj 2012, organizuar nga Shoqata e krijuesve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani, promovohët libri me poezi TRINOMI I LIRISË të autorëve Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla. Ky libër në përmbajtje ka poezi kushtuar martirëve të kombit Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Që në fillim duhët theksuar se autorët N. Lulaj dhe H. Qyqalla kanë bërë një punë tepër të vlerëshme dhe të mirë, duke mbledhur poezi kushtuar këtyre Herojve nga autorët dhe krijuesit që jetojnë dhe veprojnë në mërgim. Kjo Shoqatë e krijuesve në mërgim, gjegjësisht në Gjermani, është subjekti dhe forma më e mirë e organizimit të mërgimtarëve tanë. Këta krijues ,janë përfaqësuesit më të mirë dhe të vërtetë të kulturës, identitetit kombëtar shqiptar. Në libër janë përfshirë 35 autorë që krijojnë në mërgim, thuajse të gjithë në Gjermani dhe një autor, Martin Quni në rrëfim për kohën kur ka pasë kolegë pune në Radio Prishtinë.

Janë prezentuar poetët : Martin Quni, Afërdita Dauti-Xheladini, Agim Gashi,Ali Lajqi, Arif Molliqi, Baki Ymeri, Beqë Lokaj, Dan Gashi,Dibran Demaku,Fehmi Korça, Fran Buzhala, Gonxhe Letmi-Begisholli, Hasan Qyqalla, Imri Trena, Kadri Gërvalla,Lili Bimi, Liman Zogaj, Mentor Thaçi, Milazim Kajtazi, Miradije Gashi, Musa Jupolli, Mustafë Krasniqi, Mustafë Shabani, Neki Lulaj, Ramiz Dermaku, Rita Salihu, Riza Z. Dreshaj, Seveme Fetiqi, Silva Trenava, Sylejman Aliçkaj, Sylejman Qyqalla, Shaban Cakolli, Shefqet Dibrani, Xhevat Muçaku dhe Zeqir Lushaj.

Qëllimi i çdo vepre artistike është që të krijojë ndjenja, qoftë e shkruar, libër në lirikë, prozë apo dramatikë, qoftë e komponuar në muzikë apo e punuar me brushë. Duke lexuar këtë libër me këto poezi kishtuar këtyre Herojve tanë, krijohen bdjenja të thella të nduarndurta. Siq thotë edhe redaktori i këti libri Halil Haxhosaj, zakonisht për këso poezishë, përdorët me tëpër deklaritivizmi, por kësaj radhe te këta poetë dhe të këto poezi janë format më të mira , të mundëshme, të shprehjes artistike me plot figura stilistike. PËrgëzime autorët për një punë të mirë dhe të verëshme.

Lekë Preçi



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT