E premte, 26.04.2024, 07:55 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Paret po, po, shtetin jo, jo!

E premte, 09.03.2012, 08:59 PM


Paret po, po, shtetin jo, jo !

 

Dinakëria është veqori e djallit,kurse dashuria veqori e  njeriut. (Xh.Rumi)

 

Nga Zejdush Kastrati

 

Më 29 shkurt,siq raportuan edhe mediet,jo vetëm  ato kosovare por edhe ato qëndrore në Sërbi,në Graqanicë,në prani  edhe të disa dhjetëra sërbëve tjerë,  Rada Trajkoviqin ,deputete e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e nje organizate joqeveritare që është pagëzuar me  emërtimin ”Lëvizja Evropiane sërbe” ,apo  njëra nga protogonistet kryesore  të fushatës antishqiptare, e cila pas vitit 1981 na kujtohet si pjesmarrëse e shume tubimeve,apo mitingjeve të “Jogurt Revolucioneve” të atëhershëm, që organizoheshin nga projekti  nacionalist sërbomadh  i diktatorit   Millosheviq,  e që, poashtu, në veqanti, mbahet mend  për kerkesën e saj për pengimin dhe penalizimin e gjithë  nënave shqiptare, që sipas saj lindënin shumë femije, me cka  sipas  saj shtonin natalitetin e shqiptarëve, për cka, edhe  këto nëna  i pat quajtur me një emërtim ofendues, si “maqina larëse”,u protestua në këtë komunë të re të Kosovës qëndrore ,kinse në shenje kundërshtie për arrestimin në Gjilan, të gjashtë policëve sërbë ,pjestarë të MUP-it,nga ana e Policise së Kosovës.

Eshtë kjo “dada” Radë, e cila identifikohet me  një profesion, që bazuar në bagazhin dhe karakterin e saj që ka reflektuar, prej se e njohim, më së paku, meriton, të thirret humaniste, e cila , po këtë ditë akuzoi dhe ofendoi  rëndë Policinë e Kosovës, dhe gjithë institucionet e saj, dhe si edhe shumë herë më parë,  kërkoi nga bashkevendasit e saj  sërbë,që kurrsesi të  mos  njohin Institucionet  dhe shtetin e Kosovës.

Eshtë kjo Rada”patriotka”,e cila,(si kundërshpërblim) së paku nga këto institucione,përkatësisht nga tatimpagusesit kosovarë  shpërblehet për këto ofendime dhe nënqmime  që u bënë shqiptarëve  dhe këtyre institucioneve ,me rreth  3.ooo euro në muaj pagë,pastaj ,sillet në Kuvendin e Kosovës si të ishte në Dumën ruse , e veshur sikur të ishte nga Kaukazi, gjithnje e fut në funksion tregishtëshin kur voton apo kundërshton,përdor emërtimin ofendues Kosovë e Metohi  kur diskuton, pershendetet  nga deputetet  shqiptarë me modesti e respekt, vjen në  oborr të Parlamentit  me veturë me regjistrim BG, dhe në anën tjetër nuk është hera e parë, që  kërkon publikisht të zhbëhën këto institucione ,që sipas saj janë ilegjitime dhe ilegale!

Në këtë protestë, audienca pati rast të shohë edhe një femër tjetër,një”copy” Rada tjetër, por më sharmante dhe tërheqëse edhe për syrin, e cila, me zerin e saj  të thekshëm, në këtë protestë, edhe ajo , iu drejtua sërbëve të tubuar , por edhe bashkësisë ndërkombëtare, për ndihmë ,kinse në shenje përkrahje, për shkak të rrezikut që po u kanoset, nga  terroristet shqiptarë,  dhe e cila,  poashtu  akuzoi Institucionet kosovare, për terrorizim të popullatës sërbe .

Ishte kjo , Vesna Mikic,  një bashkëpartiake e Radës e bashkuar në subjektin politik “JSL”,(Lista e bashkuar sërbe),dhe edhe  kjo, një deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila, sikur “dada” Radë, merr po aq pagë, nga tataimpaguesit kosovarë, por, poashtu, edhe  bashkëshorti i saj,Gradimir Mikic, është i pari i komunës së Ranillukut të formuar   me rastin e decentarlizimit në Kamenicë , dhe i cili është shumë i përfolur  për afera të shumta koruptive,  dhe i cili   shfrytëzon  shumë benficione, që i ofron posti që mban në këtë komunë të banuar nga sërbët, dhe që shtrihet në kufi me Sërbinë, afër  pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Shkas  dhe arsye e vetme për të bërë këtë shkrim është veprimi dhe sjellja  deputetes  Mikic, e cila ditën e nesërme,  pra, më 1 mars,në Seancën Plenare, të Kuvendit,(mungoi Rada Trajkoviq), me veprimet dhe sjelljet, jo vetëm kur iu drejtua deputetëve, por edhe para audiencës së gjërë,provokoi, shpalosi gjëra, që domosdo, duhet të hulumtohen ,dhe  ti shkohet deri në fund,me të cilat do duhej të njihej opinioni i gjërë, e që ka të bëjë me  deklaratën e saj, se  shumë përsonalitetet të larta të institucioneve  të Kosovës(të cilat ajo i konteston), disponojnë me pasaporta biometrik të Sërbisë.

Poashtu, edhe sjellja dhe veprimi i saj, pas këtij diskutimi, në hollë të Kuvendit, ishte një sjellje që mund të ndodh vetem në Parlamentin e Kosovë dhe askund tjetër.Kjo deputete,posa doli nga salla  e diskutimeve kuvendore, që nga ora 11 e 25 minuta, u spostua në kolltukun e butë në separen 1 tek byfea, dhe se bashku me disa deputet tjerë sërbë(një kohë  atyre iu bashkua edhe Ana Mari zevendesdrejtoreshë e RTK-se), dhe përkundër instistimit të disa gezateraëve për të marrë  një prononcim ,  (paraprakisht paralajmëroi  publikim të listës së zyrtarëve të lartë që mbajnë këso pasaporta),ajo  injoroi të gjithë, por  e shërbyer  shumë herë, nga kamarierët e kujdeshëm.nën tumin e cigares, pastaj një kohë të gjatë u shërbyen edhe me burekë  e muhabete,me një injorancë të theksuar , kaloi kohën deri në ora 14 e 3o minuta,përkatësishtë, deri sa përfundoi pjesa e parë e Seances së paraditës.

Për  habi,një kohë, vizavi saj, në këtë separe , qëndroi edhe ministri punëve të brendshme, Bajram Rexhepi dhe ish drejtori i policise, dhe tani deputeti i PDK së Behar Selimi, të cilët  jo që nuk i parashtruan pytje  në sallë kësaj deputete,  për deklarat ofenduese  që ajo bëri para një dite në Graqanicë ,por edhe reth pasaportave,por  fitohej përshtypja  se as që  ndiheshin të shqetsuar, se para saj ishte  ajo, që ia kishte ofenduar rëndë  Institucionin që ata drejtonin,përkatësisht, Policinë e Kosovës!

Ndodhi edhe dicka që befasoi jo vetëm gazetarët që përcjelin Kuvendin, por edhe njerëzit e rendit,përkatësiht, policinë që mban rendin në këtë Institucion,e që kishte të bënte me një urdhër të ardhur “urgjent”  reth orës 13 e 2o minuta,nga njëri nga zyrtarët e lartë të Kuvendit (shqiptar), që kishte, thirrur sekretarin e Kuvendit  i cili gjindej në Pragë, dhe përmes tij   kishte urdhëruar policët  për largimin e gazetarëve  nga holli!

Si duket, nga frika se  kjo deputete sërbe, do të shpaloste listën e atyre që mbajnë pasaporta, edhe urdhëri për të larguar gazetarët,linte hapsirë dyshimi, se  kjo deputete ,për lojën që bëri në Graqanicë,një ditë më parë,por edhe  të merkueren në Seancë plenare,  ka mbështetje jo vetëm nga Rada e radushët tjerë,por edhe nga dikush , nga paria jonë politike.

Nuk është për të mos besuar, se edhe në Veri të Mitrovicës, me strukturat  e atjeshme  që deklarativisht, nga bartësit e Institucioneve kosovare  po quhen kriminale, ilegale, bashkëjetojnë  dhe bashkëveprojnë edhe  njerëz kyq të këtyre institucioneve.

Ska problem.

Kjo, ska lidhje me antiamerikanizmin, dhe antievropianizmin.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora