E premte, 26.04.2024, 09:53 AM (GMT+1)

Mendime

Ilia S. Karanxha: Një precizim në shkrimin e akademikut Rexhep Qosja

E merkure, 11.01.2012, 09:00 PM


NJË PREÇIZIM NË SHKRIMIN E AKADEMIKUT REXHEP QOSJA

 

Nga Ilia S. Karanxha

 

Historia e letërsisë e  mbi të gjitha historia në letërsinë  tonë shqiptare  reflektojnë me kopetencën e zakonshme  në artikulli  kritik  Shfytyrimi i mbamendjes sonë historike  të akademikut R. Qose botuar  dje më 8.I.2012 në gazetën Shqiptarja (sup. Rilindasi). Leximi i shkrimi është mjaft  i këndshëm, interesant e me një vizion real  e  objektiv  për kulturën e kombit tonë  sidomos  në njëzetvjeçarin demokratik.

Nuk përmënden aty shumë emra vetëm pak nga e kaluara e largët apo e afërt mbasi analizat    drejtohen jo tek emrat por në atë që  kanë prodhuar, prodhojnë e duhet të prodhojnë  krijuesit e ndyshëm të letrave  në totalin e universit shqiptar.  Sot këta krijues të shumëllojshëm e të shumëngjyrshëm kanë të gjithë të drejtat bile edhe  detyrën morale  ta pranojnë apo ta kundërshtojnë këtë analizë të akademikut  të mbarënjohur  mirëpo nuk kanë asnjë të drejtë    shtiren si superkopetentë, superindiferentë  apo  super të paprekshëm  për çka ata fusin qorazi  apo qëllimisht në hambarin e kulturës shqiptare.

Në prillin e vitit që shkoj pata rastin e “shquar ” të njihesha nga afër  me një sërë akademikësh  shqiptarë nga Shqipëria e që paguhen nga shqiptarët për Shqipërinë. Shpresoja e mendoja  në ndonjë farë bashkëpunimi. Më dhanë mësime morali: Në se dikush ka shkrojtur ziko e ti e gjen që e vërteta  është kuqo  mos e përmënd e mos kundërshto  atë që ka thënë ziko.  Pra kultura kombëtare shqiptare duhet të mbetet  kështu. Njëri gozhdës, tjetri patkoit. Të gjithë të pagabueshëm, të gjithë  shenjtorë,  të gjithë kapedanë, të gjithë ekspertë në ç'do gjë e për ç'do gjë.  Njëri profesor, tjetri doktor e tjetri akoma profesor-doktor. Një mbledhje e veçantë e   tipit të pleniumeve partiake mëson, udhëzon apo orienton editorët të mos botojnë libra  që prekin e kundërshtojnë kulturën e  arritjet  e  realizmit socialist. Teorikisht është vepruar kështu por edhe praktika nuk ka qënë  shumë   ngushëlluese. Verifikimet  e përpikta dhe shteruese të Prof. R. Qoses   kanë një refleks të menjëhershëm të qartë e konkret.  Në se dikush  çuditet e kërkon të thellohet  duhet t'i bëjë pyetjen vehtes: Pse ndodhi kështu?  Përgjigjen po aq shteruese  do ta zbulojë   menjëherë  në fjalorët enciklopedikë (1985 dhe 2008/9). Ekspertët e mëdhenj shqiptarë  të sistemit socialist  qënkan super ekspertë edhe të sistemit kapitalist;  ekspertët e  juridiksionit totalitar  komunist  qënkan edhe  ekspertë  të juridiksionit  shqiptar  demokratik.  E kështu me radhë.  Për ç'ka po ngjet sot në letërsinë shqiptare prof.  R. Qosja mes të tjerash shkruan:

 

Ngjarjet, bëmat, figurat historike dhe johistorike në realizmin socialist të trajtuara tmerrshëm njëanshëm dhe të vëna në shërbim të politikës e të ideologjisë komuniste, tani u trajtuan dhe po trajtohen po aq tmerrësisht  njëanshëm dhe po vihen në

shërbim të politikës e të ideologjisë së vetëquajtur demokratike, kur e kur të paliruar prej ngjyresash politike skajshëm të djathta.

 

Sidoqoftë  shkrimi i Prof. Qoses  sensiblizon të gjithë. Pluralizmi partiak e kultural shtyn individët të kontribuojë në kahun totalitar apo atë  anti totalitar. Mirëpo populli shqiptar aspiron integrimin evropian, juridiksionin evropian, ekonominë evropiane, kulturën evropiane, identitetin e dinjitetin kombëtar.

 

Dy fjalë tani mbi  subjektin  kryesor për të cilin u hartua ky shkrim i cili nuk mund të lihet në  heshtje me që fakti citohet nga një personalitet i kulturës shqiptare siç është Prof. Rexhep Qosja. Dy herë me radhë  ai në artikullin  e vet përmënd humanistin tonë  Marin Barleti. Në rastin e dytë shkruan:  ...në ato pak vepra të letërsisë së kësaj epoke, siç janë Historia e Skënderbeut e Marin Barletit dhe Rrethimi i Shkodrës e Beçikemit, e kaluara është plotësisht e personalizuar....

Duke lënë mënjanë  këtu  vlerësimet e kritikut tonë  mbi veprat e para të historiografisë shqiptare shikojmë se  ai bën një ndarje të prerë në autorsinë e tyre. Rrethimin e Shkodrës e quan të Beçikemit ndërsa Historinë e Skëndërbeut ja le akoma Barletit. Mund të themi me kënaqësi një hap përpara në lidhje me atë ç'ka është thëne  e  argumentuar në vepra Barleti apo Beçikemi? Një pështjellim në shkencën shqiptare  me autor  shkruesin e këtij artikulli.

Mirëpo në  se Prof. Qosja  bën kështu një hap të rëndësishëm  e pranon sot si autor të Rrethimit të Shkodrës,  Marin Beçikemin nuk kuptoj pse ja mohon atë mbi Historinë e Skëndërbeut. Jo vetëm që të dyja këto vepra që nga momenti i parë i daljes së tyre na u prezantuan me të njëjtin emër disi anonim  Marin Barleti  prift shkodran por në fund të veprës Historia e  Skenderbeut shkruhet: ...Mehmeti prijsi i turqve  erdhi në Arbëri dhe në Epir për të sulmuar qytetin e Shkodrës. Për këtë sulm apo fushatë ne kemi shkruar më gjërë e më gjatë në një libërzë që kemi botuar... (His. Sk 1983) pra libri që ai ka botuar nuk është gje tjetër veçse Rrethimi i Shkodrës

Pra fakti se kemi të bëjmë me një autor të vetëm në dy veprat  nuk është vënë kurrë në  dyshim. Problemi që shtruam në veprën  Barleti apo Beçikemi? ishte ai i identifikimit të këtij  Marin Barleti i trajtuar në shkencën albanollogjik pas luftës së II Botërore në një formë  krejt arkaike. Gjithçka është  me kapëshme  në veprën  Rrethimi i Shkodrës(1505). Pra pas emrit Marin Barleti qëndron  fizikisht  Marin Beçikemi i cili në ato momente ishte profesor në Breshia ndërsa kur  botovi Historinë e Skendërbeut (1522) jepte mësime oratorie në Universitetin e Padovës një nga universitetet më të shquara në Evropë.

Pra Marini i Shkodrës është vetëm një: Marin Beçikemi (Barleti). Bile bile ai nuk është vetëm  autor i Historisë së madhe të Skendërbeut por edhe i variantit të vulgarizuar i cili na ka mbritur deri më sot me emrin herë Paolo Giovio e herë Dhimitër Franku.

Të bijët e Pietër  Ëngjëllit dhe niprat e kryepeshkopit të Durrësit Pal  Ëngjëlli  në vënd që të ecnin në gjurmët e humanistëve tanë të shquar (M. Beçikemi, Gj. Buzuku, L. Ulqinaku ) në Venedik për pasurimin e kulturës kombëtare shqiptare  e gjetën më të leverdisëshme të  trasformonin e të përvetësonin me truke editoriale  meritat e shkrimtarve dhe heronjve  të kahershëm shqiptarë kryekëput  në favor të familjes së tyre.  Në atë kohë, po ashtu si tani, nuk mendohej aq për komb por për lavdi personale e familjare. Historija përsëritet.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora