E shtune, 27.04.2024, 03:10 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Emigracioni shqiptar dhe sfidat e tij, para dhe pas luftës se Kosovës!

E hene, 09.01.2012, 08:58 PM


Emigracioni shqiptar  dhe sfidat e tij,  para dhe pas luftës se Kosovës!

 

Nga Asllan Dibrani

info@asllandibrani.com

 

Shqipërinë e kishim në shpirt gjithmonë ne kosovarët! Nuk patëm rastin ta shohim vendin amë  të lirë asnjëherë, deri sa u thye kufiri shqiptaro- kosovar në luftën e Kosovës.  Një kufi ne zemrën e shqiptarëve i  improvizuar  me forca të rrepta kontrolli si nga jugosllavet ashtu edhe nga  sistemi monist i Enver Hoxhës. Edhe kur u liruam pakëz ,ishim te shkapërderdhur nëpër botë.  Për ta vizituar  Shqipërinë  patëm rastin  pas viteve 90-ta  ,por  edhe pas luftës se Kosovës . Neve  qe jetonim në shtetet e perëndimit  ishim të detyruar, rreth e rrotull me u sjellë  nëpër Austri ,Itali , Shqipëri   për me arritur në Kosovë . Atë rrugë e kam  marr edhe unë shpeshherë . Ëndrra e jonë u bë realitet qe  ma në fund, të jemi në tokën e dëshiruar,  në Shqipërinë mëmë të dashur dhe të shtrenjtë! Aty u takoheshim me familjet tona,  me qe e kishim të ndaluar Kosovën , aty u çmalleshim ne mes veti. Shqiperia  u bë strehë dhe vend takim për shumicën e mërgimtarëve shqiptarë  të Kosovës, qe per shkaqe politike kishim  vite e vite qe nuk i kishim parë familjet tona .

 

Populli shqiptar dhe ai  zviceran ishin dy popujt ma të arsimuar  të asaj kohe,  në shtetet e Evropës!

 

Pas  rrënimit të sistemit  socialist , Shqiperia  nuk trashëgoj shumë gjera, por një  vlerë  të veçantë nga popujt tjerë e kishte ,  ishte   populli ma i arsimuar në kohën   e  sistemit të Enver Hoxhës. Me    rastisi  të lexoj  një artikull nga një gazetar i huaj qe  shkruante, se  populli shqiptar dhe ai  zviceran ishin dy popujt ma të arsimuar  të asaj kohe,  në shtetet e Evropës .  Vizitat e para  qe i bëmë vërtetë  u bindem për një gjë të tillë,   por varfëria ishte  në skajshmëri qe i impononte popullit të pozicionohet në   veprime jo të lakmueshme. Shpeshherë edhe  arroganca   e disa  kosovarëve duke u  shitur mend nga njëfarë  kapitali,   me një grusht para ,keqpërdoren  varfërinë në Shqipëri,  ku shpesh u krijuan skena të pa dëshirueshme tek vendasit, qe edhe sot e asaj dite  përfliten në Shqipëri si për te keq  ata gangster kokëbosh , por mos të harrojmë ,se pushteti serb   kishte dërguar edhe njerëzit e vet  spiun , tradhtar , antishqiptar qe te krijohet një rrëmujë  atje,  gjeja se  shqiptaret  e Kosovës kanë një  standard ma te mirë   të jetesës se sa në Shqipëri, duke krijuar shantazhe  dhe botëkuptime  të pa qarta në mes te popullit  shqiptar nga të dy vendet!  Demokracia  filloj në Shqipëri, po edhe ajo  u keqpërdor , nuk u binarizua  si duhet, nuk u kanalizuan në pikat kyçe qe te arrij synimet e vata  ne një prosperitet të zhvillimit në  Ballkan, por edhe si shtet ne gjirin  e shteteve evropiane. Shqiptarët  e Shqipërisë u detyruan ta lëshojnë  vendin për shkaqe skamje dhe pakënaqësie,  ku si strehim gjeten vendet  perëndimore ,   me çka hoqën të zitë e ullirit  me shumë sakrifica ,  e sidomos me  shtetin grek qe  asimiloj me qindra e mija shqiptar  duke ju ndërruar edhe emrat  e mbiemrat.  Diskriminimit grek, shovinizmit grek, politika  enti–shqiptare  u zbatuar nga qarqet greke ndaj shqiptarëve gjithnjë  ,qe  ju  kushtoj shqiptareve shtrenjtë!!!

 

Anastas Janullatos një grek antishqiptar  figurë qe shkaktoj terror dhe dhunë, në mbi 200 mije emigrant shqiptar!

 

Anastas Janullatos është grek i dërguar nga Greqia me mision për të mos pasur kishë shqiptare, pasi ortodoksët e Shqipërisë, konsiderohen grekë nga kisha greke .I financuar  dhe i autorizuar qe te vijë në Shqipëri në cilësinë e një fare misionari që t'i greqizoj shqiptarët ortodoks,lind pyetja pse në krye të Kishës Shqiptare Autoqefale Ortodokse të jetë një grek? A thua se pak ka njerëz Shqipëria qe t'i udhëheqë ritet fetare në gjuhën amtare..?!

Anastas Janullatos greku antishqiptar   një prifti grek, qe bënte propagande antishqiptare në vitin 1994 solli reprezaljen me të tmerrshme greke kundër emigranteve shqiptare. Atëherë me shume se 200 mijë emigrante shqiptare u përzunë dhunshëm, u rrahën barbarisht dhe iu sekuestruan kursimet dhe iu grisen të gjitha dokumentet. Me qindra e mijëra u vranë  dhe nuk u dihen as eshtrat se ku i kanë. Vete Janullatosi  ka shkaktuar shumë probleme si vendosja e gurëve të varreve me mbishkrime greqisht për ushtaret e vrarë gjatë Luftës se Dyte Botërore. Ngjarja shkaktoi një zemërim të madh në Shqipëri, të pasuar me spastrime të shqiptareve nga Greqia por edhe greqizmin e shqiptarëve ortodoks  në Shqiperi, gjë qe është edhe një shkelje  flagrante   e të drejtave të njeriut, por edhe  qeveria shqiptare e  sajuar  me vesh te shurdhër  po  e acaron edhe ma tepër gjendjen qe ne shtëpinë tende te lejohen  provokime aq brutale  pa reagua as me te vetmin gjest, kështu qe para bote jemi  protagonist të se keqës gjeja ndaj  popullit grek  me një politike propaganduese antishqiptare te ngjashme me atë serbe  etj

 

Në qytetin jugor të Ksamilit Anastasios Janullatos në themelet e kishës ka vendosur gurë të mëdhenj të sjellë nga Athina të shkruara me shkronja greke .

Në hapjen e themeleve ka vendos një gurë me përmasa të mëdhaja të ardhur posaçërisht nga Greqia“.Sipas tij mendohet të jetë një gur 2000 vjeçar.“Mbi të ka pasur vetëm disa shkrime më shkronja greke“.

Çfarë do vërtetnin më vonë ata gurë të shkruara në greqisht të sjellë nga Athina se është tokë shqiptare apo tokë greke ?

 

Shteti shqiptar ne krye me Enver Hoxhen  lëshoj ofertën dhe  interesin amerikano -shqiptar, dhe atë e shfrytëzoj diplomacia  greke pas viteve te 1960!

 

Sot shteti grek është ne kallaps  krize të një ekonomie të shkatërruar ,qe  ato te mira i paraprake i shfrytëzoj nga Bashkësia Evropiane por sidomos nga Amerika ,qe shteti shqiptar nuk diti ta shfrytëzoj me kohë pozitën e vet strategjike  qe kishte .Shteti shqiptar ne krye me Enver Hoxhen  lëshoj ofertën dhe  interesin amerikano -shqiptar, dhe atë e shfrytëzoj diplomacia  greke pas viteve te 1960.  Në luftën  e Kosovës Greqia   u gjet me të gjitha forcat  ne pozicionin antikosovar, qe ndaloj edhe kontingjente armesh që ishin të dedikuara  për UÇK-në në  Kosovë. Greqia pas luftës se dytë botërore përzuri ,dogji , vrau dhe  masakroj me qindra e mijëra  gra e burra  fëmijë shqiptar te Çamërisë ,një krahine shqiptare qe edhe sot e kësaj dite është  dhe do te jetë problem i pa zgjedhur  dhe do te jetë aktual deri sa te  gjendet një  zgjedhjeje përfundimtare . Shqiptaret dhe shteti shqiptar edhe se  është nen ndikimin e politikes  ndërkombëtare  duhet të jenë ma efikas  karreshi interesave  te asaj pjese  shqiptare në krahinën e Çamërisë, te vet Shqipërisë,  po edhe ne interesin e Kombit shqiptar ne terësi.



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora