E premte, 26.04.2024, 03:33 PM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Osmanaj: Kosova objekt eksperimental falë politikanëve karrierist?ë

E hene, 09.01.2012, 08:57 PM


Kosova objekt eksperimental falë politikanëve karrierist?ë

 

Nga Haxhi Osmanaj

 

Në mungesë të ngritjes së vetëdijes kombëtare tek liderët e fiseve shqiptare për unifikim të forcave dhe veprimeve për realizim të ideve të përbashkëta kombëtare populli shqiptarë vuajti me shekuj të tërë gjatë epokave të ndryshme historike.

Në mungesë të interesimit të lidëve aktual shqiptarë për interpretim korrekt të interesit kombëtarë në kuvendet shtetërore dhe koordinim të veprimeve me mbështetësit e paqes në vend shqiptarët po vuajnë edhe sot e kësaj dite.

Se kush ka më shumë apo më pakë faj në stagnim të zhvillimit shoqërorë në aspektin politik, ekonomik, juridik dhe atë të mirëqenies së popullit mund të jetë diskutabile varësisht nga këndvështrimi i situatës dhe shtresa e individëve të mesit të shoqërisë që kuqen në debat të kësaj çështje.....

Ne nuk kursejmë dhe as që brengosem për ti korrigjuar shprehjet tona kur vlerësojmë veprimet historike të ish etërve tanë të cilat konsiderohen si të dështuara dhe arsyeshmëri kryesore për mundësit e krijuara për gllabëruesit që të ndajnë tokat shqiptare në bazë të dëshirës dhe vullnetit të tyre politik dhe gjeografik. Megjithatë ne nuk i ofruam vetvetes mundësi që të mësojmë diç nga gabimet e etërve tanë në mënyrë që të tregohem më vigjilent në kuadër të mbrojtjes së identitetit të çështjes kombëtare. Përkundrazi, ne kritikojmë bashkë luftarët tanë për nxitje të urrejtjes, manipulim të interesit kombëtarë, patriotizëm të falsifikuar dhe karrierizëm kur ata me argumentime objektive dhe fakte konkrete sqarojnë përpjekjet e qeveris aktuale mbi monumentet kulturore të pakicave kombëtare se ato janë të desfavprshme për zhvillimin stabil të shoqërisë kosovare.

Unë nuk frikohem nga politika aktuale e z. Thaqi i cili është bërë lodër e interesave të caktuara të politikës rajonale në Ballkan agjendën e së cilës kryesisht po e hartojnë sllavët dhe interpretojnë disa fytyra të caktuara të BE, si p. sh. Ministri i punëve të jashtme të Suedisë Carl Bildt. Ajo që më bënë të ndihem i frikuar dhe pesimist në zhvillimin stabil të shoqërisë kosovare është heshtja e individëve me karakter kombëtarë dhe veprimet e tyre që e kanë vendosur popullin kosovarë në një barkë lundruese pa kurs orientues. Në të njëjtën kohë më brengos heshtja gjegjësisht kundërshtimi i disa deputetëve në çështjen e trashëgimisë kulturore të pakicave. Në vend që ata të përkrahin mendimin e argumentuar me fakte konkrete të deputetit Nait Hasani, ata bëjnë lojëra karrieriste që i ngjajnë kohës së Esat Pashë Toptanit kur Serbia kishte shpallë ditë zie për vrasjen e tij ndërsa vetë populli i tij ngrinte dolli .....

Shfrytëzojë nga rasti dhe mundësia që ofron kjo faqe për të gjithë ithtarët e çështjes kombëtare që të ngrehim zërin dhe krijojmë kushte dhe mundësi për organizim dhe verime konkrete në mbështetje të deputetëve të parlamentit Kosovës që kërkojnë një interpretim të çart të pakos së Ahtisarit dhe zhvillim stabil politiko-ekonomik të shtetit të Kosovës.

Ne nuk guxojmë të tolerojmë fyerjet e kryeministrit ndajë deputetëve që sakrifikuan jetën e tyre në burgje dhe luftë sikurse është z. Nait Hasani. Ne duhet mbrojtur zërin tonë në parlamentin e Kosovës me të gjitha mundësit që disponojmë për mbrojtjen e tyre.

Thaqi ka devijuar nga çështja kombëtare dhe si i tillë vlen të ballafaqohet me rezistencën e popullit në formë demokratike. Thaqit duhet ti bëhet e qartë se Kosova dinë ti mbështetë dhe përkrahë miqtë e saj – por që Kosova është vetëdijesuar nga dështimet e së kaluarës dhe nuk toleron neglizhime të mëtutjeshme të çështjes kombëtare – pamarre parasysh se prej nga rrjedhin iniciativa.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora