E premte, 26.04.2024, 03:42 AM (GMT+1)

Mendime

Enkel Demi: Perjetimi live i ngjarjes se shekullit

E shtune, 23.02.2008, 11:19 AM


Perjetimi live i ngjarjes se shekullit

Nga Enkel Demi

Blendi Fevziu ne Feste
Kur ulesh ne nje studio transmetimi dhe e di qe do te qendrosh gjate, shume gjate, duhet te perqendrohesh pa mbarim, ne menyre qe mos te leshosh veten tek emocionet e momentit. Pavaresia e Kosoves ne kete pikepamje eshte transmetimi me i veshtire live qe kam kryer. Kur je shqiptar, e ke te pamundur te raportosh apo komentosh si i pavarur. Kete e dija qe ne krye te punes, por te pakten pata shprese qe transmetimi mos te kalonte ne caqe folklorike, me pathos te tepruar. Ne fakt, duhet te pranoj qe kishte momente, kur pathosi mbizoteronte dhe ty te pelqente, pasi nuk mund te gjesh forca te tilla qe vecohesh nga nje entuziazem qe perfshiu miliona shqiptare. Ne nje nga keto momente me vjen nje porosi nga Armand Shkullaku: “Keli, mos ju jep emocioneve”. Ndoshta kishte te drejte, por kur Blendi Fevziu gjen ne mes te Prishtines nje grup lab prej Delvine dhe i cyt te kendojne, profesioni tradhtohet. Une rashe brenda me trekendeshin, ju dhashe nga pas. Ne Prishtine, kendohej me iso, ne Beograd degjonte Desada, ne Tirane ishin thyer parimet baze te nje maratone. Nese ndonjehere do te ma kishin treguar kete histori, do u thosha qe gazetaret u treguan jo te zote, por perjetimi i atyre casteve me rrefeu se ky zanat nuk ka klishe. Remarku thote te “Tre shoket” qe parimet nuk jane parime, nese nuk i shkel ndonjehere. Dhe ne kete pune e beme.

* * *

Te nesermen nuk e mbyllja telefonin, madje me vajti mendja te shetisja ne kembe. Ne nje moment te caktuar e kapa veten, teksa po beja njeriun e dehur nga suksesi. Nuk me pushonin mesazhet, njerezit me ndalonin ne rruge, Tefta Radi me thote qe kemi dale shume mire. Qejf i madh, por i padrejte qe ta jetoje nje njeri i vetem, ndaj me mire le te them se cfare ndodh me te vertete ne nje studio televizive, ku realizohen gjera te tilla. Ti, moderatori je fundi i nje linje te tere, e cila eshte thurur me kujdes per kohe te tera. Ne terren jane te vendosur reporter, komentatore, te cilet behen reportere, teknike, autobuse, teknologji, kompjutere, kabllo qe sjellin per ty, skajin e fundit te linjes, ushqimin qe do pertypesh per publikun. Pa ta, ti “vdes”, pa ta, ti kalon ne kakofoni, pa ta, shikuesi merr telekomanden dhe lundron ne nje kanal tjeter. Kjo eshte loja, sfida e vertete, qe ta mbash te gozhduar teleshikuesin. Ai nuk duhet te levize. Po ndodhi, e gjithe perpjekja deshton. Me pak fjale, ne raste te tilla suksesi dhe deshtimi i ndan nje fije floku. Ndaj, kur nis nje transmetim i tille, ti i lutesh Perendise qe te mos kesh defekte teknike dhe cdo gje te shkoje fjolle. Ate dite, ne, Perendine e kishim me vete. Ne regji qendrojne inxhiniere, teknike, drejtues te televizionit, gazetare qe komandojne dhe koordinojne nje redaksi, grimiere. Ty te kane vene nje kufje ne vesh dhe duhet te flasesh, pyesesh, lidhesh, ndersa te japin komanda ne vesh. Ne nje fare menyre i ngjan nje makine. Perqendrimi eshte i dyfishte dhe une kete dhunti e kam fituar fale Radio Tiranes, dikur ne kohet e vjetra. Ja dal mban te degjoj dhe flas ne te njejten kohe. Kjo eshte e vetmja arme qe une kam, teksa transmetoj aq gjate. Duhet te degjosh gjithcka, edhe detajin me te vogel. Duhet te mesohesh se nje lidhje edhe deshton. Duhet te kenaqesh me pak, megjithese produkti qe te vjen ne studio eshte tejet i bollshem. Duhet te harrosh qe je ti personazhi kryesor. Ne fakt, jane ata qe duken pak ose aspak. Ke kohe te nesermen te mbledhesh trofe suksesi, ndersa del ne rruge si kembesor.

Televizioni “Klan”, te pakten keto vite qe une punoj, te meson pikerisht kete gje. Punojme te gjithe bashke per ate dite, megjithese ndonjehere bejme fjale me njeri-tjetrin. Dhe fitojme, pasi brenda kostumit te Kelit futen me modestine me te madhe te gjithe ata njerez qe kane stime per veten, karriera te gjata mbi supe. Nuk e kane per gje te lene kostumet per nje te diel, te dalin te bejne reporterin dhe komentatorin ne te njejten kohe, pasi dhe per ta ka te neserme, kur veshin kostumin dhe falenderohen nga kreret e shtetit me te ri te botes.

* * *

Frika ime me e madhe ne dite te tilla jane gjerat banale. Fjala vjen kur me duhet te cohem qe te cmpihem nga karrigia apo alergjia qe te jep te syte nje perzierje e grimit me djersen. Me ndodh gjithmone. Kesaj here me beri vaki, teksa paraqisja nje kontribut qe kishte lidhjen me Presidentin Bamir Topi. Megjithate, cfaredo qe te ndodhe duhet te jesh i sinqerte me ata qe te shohin. Nuk ke perse t’i trajtosh si te paditur. Thuaje qe me ndodhi kjo dhe te kuptojne fort mire, pasi ne lojen domino kur ti shkon nga Tirana, ne Prishtine, Bruksel apo Beograd, teleshikuesit jane bere pjese. Lundrojne si ty, me ritmin tend, madje fillojne dhe flasin me ty, pavaresisht se je ne studio dhe ata ne shtepi. Te vetmen gje qe nuk dine eshte gjithe ajo zallamahi qe krijohet ne pragun e deres se studios tende. Telefona pa fund, koordinim lidhje. Urdhra.

Mos e mbaj gjate te ftuarin! Nderprite! Kam lidhje nga Prishtina! Pritja fjalen! Kalo te sheshi! Drini ne shesh! Mos vazhdo me te! Fevziu! Desada! Shkullaku!

Kjo eshte pak a shume ajo qe ndodh. Njerezit dhe aksionet kthehen ne eksklamacione. Ti lutesh qe te te japin dhjete minuta pushim. Producenti nuk pranon. E ul pazarin, kerkon vetem pese. Producenti nuk pranon serish. Lutesh, se ke hall te shkosh ne tualet. Producenti thote mbaje. Reklame nuk transmetohet. Nuk nderpritet nje loje e tille dominoje, perndryshe fiton konkurrenca. Dhe kjo eshte beteje, ku fjala “meshire” tingellon me e huaj se kurre, pasi e rendesishme eshte qe qendra e vemendjes te jete logoja jote, per te cilen jane duke punuar mbi treqind vete. Atehere mblidh veten dhe rezisto dhe kenaqu kur konkurrenca lodhet dhe jep koncert. Ky eshte moment ekstaze. Puna e te tere neve ka dhene goditjen perfundimtare. Kemi fituar ne dhe une skaji i fundit i linjes. Qershia mbi torte eshte kur konkurrenca te nesermen shpreh marazin, ndersa te telendisin, pasi ke thene qe televizioni “Klan” sot eshte kthyer ne nje rrjet informativ, i cili i ngjan nje CNN shqiptar.

* * *

Ishte mbremje, teksa Aleksander Frangaj me vjen ne tryezen e studios dhe me thote se Desada Metaj ishte izoluar ne autobusin transmetues te EBU. U tremba. Me thote qe duhet ta tregojme kete pune. Folem pak caste. Dilema per mua ishte e madhe. Desada ka familje. Eshte ne Beograd. Vetem pak minuta me pare me mbylli lidhjen, pasi ndihej e kercenuar. Nuk ke c’te besh, duhet me fol. E vetmja menyre per ta mbrojtur dhe per t’i dhene ndihme eshte te tregosh se cfare ndodh. Behet nje lidhje me Prishtinen dhe Shkullaku me komunikon lajmin, por dhe perpjekjet qe po bente. Atehere Desada kthehet ne refren. Ministria e Jashtme, ambasada vihen ne levizje. Lulzim Basha vjen ne studio per te rrefyer se gazetarja eshte e sigurt. Nje zgjidhje po gjendet. Per fat, bashke me te ka dhe mjaft gazetare te tjere te huaj qe jane te izoluar. Fundi eshte i lumtur si dhe vete ky transmetim. Ndoshta nje ngjarje e tille na beri akoma edhe me te suksesshem, pasi sakrifica eshte si kripa ne gjelle.

Kjo aventure mediatike ishte e mrekullueshme, si vete ngjarja dhe me siguri nuk do ta provojme me kurre.

Per kete te vjen keq.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora