| E shtune, 23.02.2008, 11:19 AM |
Perjetimi live i ngjarjes se shekullit
Nga Enkel Demi
![]() |
Blendi Fevziu ne Feste |
* * *
Te nesermen nuk e mbyllja telefonin, madje me vajti mendja te shetisja ne kembe. Ne nje moment te caktuar e kapa veten, teksa po beja njeriun e dehur nga suksesi. Nuk me pushonin mesazhet, njerezit me ndalonin ne rruge, Tefta Radi me thote qe kemi dale shume mire. Qejf i madh, por i padrejte qe ta jetoje nje njeri i vetem, ndaj me mire le te them se cfare ndodh me te vertete ne nje studio televizive, ku realizohen gjera te tilla. Ti, moderatori je fundi i nje linje te tere, e cila eshte thurur me kujdes per kohe te tera. Ne terren jane te vendosur reporter, komentatore, te cilet behen reportere, teknike, autobuse, teknologji, kompjutere, kabllo qe sjellin per ty, skajin e fundit te linjes, ushqimin qe do pertypesh per publikun. Pa ta, ti “vdes”, pa ta, ti kalon ne kakofoni, pa ta, shikuesi merr telekomanden dhe lundron ne nje kanal tjeter. Kjo eshte loja, sfida e vertete, qe ta mbash te gozhduar teleshikuesin. Ai nuk duhet te levize. Po ndodhi, e gjithe perpjekja deshton. Me pak fjale, ne raste te tilla suksesi dhe deshtimi i ndan nje fije floku. Ndaj, kur nis nje transmetim i tille, ti i lutesh Perendise qe te mos kesh defekte teknike dhe cdo gje te shkoje fjolle. Ate dite, ne, Perendine e kishim me vete. Ne regji qendrojne inxhiniere, teknike, drejtues te televizionit, gazetare qe komandojne dhe koordinojne nje redaksi, grimiere. Ty te kane vene nje kufje ne vesh dhe duhet te flasesh, pyesesh, lidhesh, ndersa te japin komanda ne vesh. Ne nje fare menyre i ngjan nje makine. Perqendrimi eshte i dyfishte dhe une kete dhunti e kam fituar fale Radio Tiranes, dikur ne kohet e vjetra. Ja dal mban te degjoj dhe flas ne te njejten kohe. Kjo eshte e vetmja arme qe une kam, teksa transmetoj aq gjate. Duhet te degjosh gjithcka, edhe detajin me te vogel. Duhet te mesohesh se nje lidhje edhe deshton. Duhet te kenaqesh me pak, megjithese produkti qe te vjen ne studio eshte tejet i bollshem. Duhet te harrosh qe je ti personazhi kryesor. Ne fakt, jane ata qe duken pak ose aspak. Ke kohe te nesermen te mbledhesh trofe suksesi, ndersa del ne rruge si kembesor.
Televizioni “Klan”, te pakten keto vite qe une punoj, te meson pikerisht kete gje. Punojme te gjithe bashke per ate dite, megjithese ndonjehere bejme fjale me njeri-tjetrin. Dhe fitojme, pasi brenda kostumit te Kelit futen me modestine me te madhe te gjithe ata njerez qe kane stime per veten, karriera te gjata mbi supe. Nuk e kane per gje te lene kostumet per nje te diel, te dalin te bejne reporterin dhe komentatorin ne te njejten kohe, pasi dhe per ta ka te neserme, kur veshin kostumin dhe falenderohen nga kreret e shtetit me te ri te botes.
* * *
Frika ime me e madhe ne dite te tilla jane gjerat banale. Fjala vjen kur me duhet te cohem qe te cmpihem nga karrigia apo alergjia qe te jep te syte nje perzierje e grimit me djersen. Me ndodh gjithmone. Kesaj here me beri vaki, teksa paraqisja nje kontribut qe kishte lidhjen me Presidentin Bamir Topi. Megjithate, cfaredo qe te ndodhe duhet te jesh i sinqerte me ata qe te shohin. Nuk ke perse t’i trajtosh si te paditur. Thuaje qe me ndodhi kjo dhe te kuptojne fort mire, pasi ne lojen domino kur ti shkon nga Tirana, ne Prishtine, Bruksel apo Beograd, teleshikuesit jane bere pjese. Lundrojne si ty, me ritmin tend, madje fillojne dhe flasin me ty, pavaresisht se je ne studio dhe ata ne shtepi. Te vetmen gje qe nuk dine eshte gjithe ajo zallamahi qe krijohet ne pragun e deres se studios tende. Telefona pa fund, koordinim lidhje. Urdhra.
Mos e mbaj gjate te ftuarin! Nderprite! Kam lidhje nga Prishtina! Pritja fjalen! Kalo te sheshi! Drini ne shesh! Mos vazhdo me te! Fevziu! Desada! Shkullaku!
Kjo eshte pak a shume ajo qe ndodh. Njerezit dhe aksionet kthehen ne eksklamacione. Ti lutesh qe te te japin dhjete minuta pushim. Producenti nuk pranon. E ul pazarin, kerkon vetem pese. Producenti nuk pranon serish. Lutesh, se ke hall te shkosh ne tualet. Producenti thote mbaje. Reklame nuk transmetohet. Nuk nderpritet nje loje e tille dominoje, perndryshe fiton konkurrenca. Dhe kjo eshte beteje, ku fjala “meshire” tingellon me e huaj se kurre, pasi e rendesishme eshte qe qendra e vemendjes te jete logoja jote, per te cilen jane duke punuar mbi treqind vete. Atehere mblidh veten dhe rezisto dhe kenaqu kur konkurrenca lodhet dhe jep koncert. Ky eshte moment ekstaze. Puna e te tere neve ka dhene goditjen perfundimtare. Kemi fituar ne dhe une skaji i fundit i linjes. Qershia mbi torte eshte kur konkurrenca te nesermen shpreh marazin, ndersa te telendisin, pasi ke thene qe televizioni “Klan” sot eshte kthyer ne nje rrjet informativ, i cili i ngjan nje CNN shqiptar.
* * *
Ishte mbremje, teksa Aleksander Frangaj me vjen ne tryezen e studios dhe me thote se Desada Metaj ishte izoluar ne autobusin transmetues te EBU. U tremba. Me thote qe duhet ta tregojme kete pune. Folem pak caste. Dilema per mua ishte e madhe. Desada ka familje. Eshte ne Beograd. Vetem pak minuta me pare me mbylli lidhjen, pasi ndihej e kercenuar. Nuk ke c’te besh, duhet me fol. E vetmja menyre per ta mbrojtur dhe per t’i dhene ndihme eshte te tregosh se cfare ndodh. Behet nje lidhje me Prishtinen dhe Shkullaku me komunikon lajmin, por dhe perpjekjet qe po bente. Atehere Desada kthehet ne refren. Ministria e Jashtme, ambasada vihen ne levizje. Lulzim Basha vjen ne studio per te rrefyer se gazetarja eshte e sigurt. Nje zgjidhje po gjendet. Per fat, bashke me te ka dhe mjaft gazetare te tjere te huaj qe jane te izoluar. Fundi eshte i lumtur si dhe vete ky transmetim. Ndoshta nje ngjarje e tille na beri akoma edhe me te suksesshem, pasi sakrifica eshte si kripa ne gjelle.
Kjo aventure mediatike ishte e mrekullueshme, si vete ngjarja dhe me siguri nuk do ta provojme me kurre.
Per kete te vjen keq.