E premte, 26.04.2024, 06:48 AM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Rrajte aziatike te Arber Myftiut

E shtune, 23.02.2008, 11:14 AM


Rrajte aziatike te Arber Myftiut

Lexova shkrimin e Arber Myftiut te percjellun nga Visar Korenica ne gazeten online me kete adrese http://it.groups.yahoo.com/group/albeuropa/message/39810 .

Nga Paul Tedeschini

Ne fakt me ban pershtypje hutimi, qatrafilimi, pasiguria, dyshimi ne vetevete mbi identitetin dhe kontradikta shpirtnore qe ndjen ne shpirtin e vet z. Arber Myftiu, gja qe del qarte gjate gjithe ketij shkrimi. Ai nuk e din se çka asht. Ai nuk i njeh rrajte e veta. Ai mendon se rrajte ndryshojne kur thote: “…Per Dode Gjergjin, ky identitet i shqipetareve eshte fiksuar diku ne te kaluaren, ai eshte i ngurte,i pandryshueshem, por nje vale e veshtiresive qe i’u imponuan shqipetareve nga Ottomanet shkaktuan qe ky identitet te shendrrohet ne nje identitet jo te mirefillet… « Ky fakt (fakti se kisha ishte rojtarja e vetme ku ruajtur gjuha, tradita dhe kultura e mirëfilltë e shqiptarëve) nxitë një pjesë të rinisë dhe të intelektualëve të orientohen në kërkimin e rrënjëve”, trashëgimin tonë të përbashkët shpirtëror, që ne e quajmë “pagëzimin kulturor”»” .

Ashte e vertete se cungun e nji peme mund ta presin dikush, por rrajte jo. Edhe pse pemen e presin, ajo bulon prep qi prep dhe nxjerr deget e reja edhe ma te forta se perpara, sepse ajo, pema, i ka rrajte e gjalla dhe te thella. Rrajte nuk ndryshojne, sepse po ndryeshuen edhe rrajte, atehere nuk asht ma ajo peme. Nuk e kan fajin rrajte e pemes ne qoftese dikush vjen e pret pemen. Kete gja asht tue thane edhe shqiptari safì, ipeshkvi i Kosoves At Dode Gjergji, se rrajte e shqiptarve ne Kosove jane katolike dhe se pemen e prene dhe e shartuen me gjak afro-aziatik turqit.

Nga ana tjeter nuk ka kurrfare pergjegjesie personale apo faj personal Arber Fetiu qe pemen e shqiptarve ne Kosove, te cilet ishin te gjithe katolik, e prene okupatoret turq islamik osmanllinj. Arber Fetiu si te gjithe neve kemi linde njashtu si jemi dhe duhet ta pranojme njeni tjetrin ashtu si jemi dhe duhet ta duem njeni tjetrin ashtu si jemi dhe duhet ta mbrojme njeni tjetrin njashtu si jemi dhe duhet te lidhemi ngusht me njeni tjetrin njashtu si jemi. Por kjo nuk do te thote qe shqiptart duhet ti mohojne rrajte e veta, sepse nji popull qe nuk ka rraje, don te thote se ai popull asht endacak. Dhe popuj endacake egzistojne ne bote si dhe ne Kosove. Por populli shqiptar nuk asht endacak. Ky popull i ka rrajte ne Kosove. E po qe se populli shqiptar i Kosoves do te mohonte rrajte e veta katolike, ateher logjikisht serbet do te kishin plotesisht te drejte te thone se shqiptart jane ardhacake, se nuk u takon kjo toke, se kjo toke asht serbe, se u takon serbve dhe se asht nji shkelje dhe padrejtesi e madhe qe i bahet serbve tue ia shkepute kete toke serbe te trashigueme djale mbas djali e te zhvatun me dhune nga okupatori turk islamik osmanlli e qe keto turq ua dhane kete toke turqve te vet ardhacake, qe tash po na delkan shqiptar.
Prandej jane keto ardhacake te perziem me vendsit shqiptar, qe qojne ne fakt uje ne mullinin serb.

Ndoshta ndrryshe mund te qendroje puna me rrajte familjare te z. Arber Fetiut. Ma mire se na mund ta dije ai vete. Ne qoftese ti i dashtuni zotni Arber Fetiu e din se rrajte tueja nuk jane katolike, pra se te part tuej nuk kan qene kaurra, atehere kjo don te thote se ti nuk je shqiptar i Kosoves dhe per kosnseguence logjike familja asht ardhacake dhe ta ka pru turku ne Kosove nga vendet afro-aziatike nga Turqia, apo Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj. Kete e spjegon shume mire “Mesuesi i popullit” Hamdi Bushati (1896-1983) shqiptar puro. Ai rrjedh nga nji nder familjet e nderueme dhe ma te njohtuna shkodrane, ka ba me shume perkushtim, kambengulje dhe me ndershmenì shkencore e pune te palodhun, tue konzultue mijra dokumenta dhe libra si dhe tue mbledhe te dhana direkt nga goja e popullit, librin dyvolumsh me vlere te madhe historike “SHKODRA DHE MOTET” -“ TRADITE, NGJARJE, NJEREZ”- te botuem (mbas vdekjes se Tij) ne Shkoder ne vitin 1999, me rreth 1200 faqe dhe me nji aneks 120 faqesh me titull “ Pamje gjenealigjike familjesh shkodrane”.

Ne kapitullin e VI “Familjet shkodrane me prejardhje te huej” ( faqe 283-312 ) te volumit te dyte studjuesi i njohtun shkodrane Hamdi Bushati shkruen si ma poshte vijon:

“ Siç dihet historikisht, kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shume familje kristjane e lane vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjant ua dhane myslimanve. Nga kjo kuptohet mire se ata mysliman, te cilve iu dorezuan shtepite e kristjanve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptar te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kan vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman te Shkodres….”.

Ne vijim te ketij kapitulli studjuesi Hamdi Bushati vazhdon:

Familjet e ardhura nga keto vende perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder. Ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat si

familja Raxhimi (imam nga Egjypti),
familja Djepaxhija (tregtar nga Konje e Anadollit),
familja Berdicaj (te ardhun nga Anadolli qyshe ne fillim te invazionit osman dhe te vendosun ne fshatin Berdice),
familja Derguti (nga Vilajeti i Ajdinit ne Anadoll te vendosun ne lagjen Dergut),
Çukejt (artilier nga Turqia),
Çakejt (personalitet zyrtar nga Çanak-Kalaja-Dardanele),
Kashejt (nga Spanja mbas zhgatrrimit te dinastise islame),
Sheh Muhamet Magribi (imam nga Maroku),
Dilaverit (ushtarak nga Turkia),
Bilanet (pregatites ilaçesh nga krahina Bilan e Anadollit),
Kalajajt (oficer jeniçersh te ardhun qe ne kohet e para te invazionit osman),
Abdurrahmanet (oficer turk nga Egjipti),
Rust (nepunes), familja Kalact,
familja Shehi (shehler me origjine arabe),
familja e Nelit te Molla Dautit (origjine egjiptjane),
familja Dizdart (dizdar ne kalà i ardhun nga Izniku i Bruzes se Anadollit),
fisi i Sheh Qazim Hoxhes (ushtarak nga qyteti i Kastamonit te Anadollit),
familja Axhemi (ushtarak nga Trabzuni i Azise se Vogal),
familja Boksejt (ushtarak nga Anadolli),
familja Muhamet Shehu (hoxhe nga viset e Azise se Vogel),
familja Jenishehri (nga qyteti i vilajetit Hudaveqindar te sanxhakut Ortugal),
familja Hysejt (oficer nga Izmiri i Anadollit),
familja Xhemil Tulejmani (tekstilist nga qyteti Humus i Sirise),
familja Mexhidi (me prejardhje nga Degistani),
familja Behrej (ushtarake qe nga fillimi i pushtimit osman),
familja Allajbegve (kolonel me origjine turke),
familja Hadrejt (mytevli-administrator kujdestar),
familja Sala-Isuft (grek i bame musliman).-

Zezaket e shqiptarizuar (te mbiquejtunit “ Harapet “) ne Shkoder, qe formojne nji numer te vogel, jane pergjithesisht me origjine nga Sudani egjiptian. Jane te sjellur si skllever nga tregtart, sidomos nga detaret ulqinake. Keto jane blere nder tregjet e Algjerise, te Tunizise te Sirise etj….
Keto permenden veçanerisht prane vezirve Bushatllij….Familjet katolike dhe orthodhokse nuk kan mbajtur kurr harape ose harapesha…. Keto kan sherbyer vetem nder familjet borgjeze e aristokrate myslimane… te cilat i kan trajtuar si bashkefamiljart e shtepise ku kane jetuar.

Ma poshte z.Arber Myftiu shkruen: “Fjalimi i ipeshkvit Dode eshte imbushur me elemente pergjithesuese dhe me gjykime kolektive. Ai psh. deklaron pa skrupull se « Shqiptarët në tërësi janë proevropian dhe prokristian, sepse nuk donë dhe nuk mund t’i mohojnë vlerat tona të përbashkëta gjatë historisë » duke bere keshtu, nje deklarim rrenacak qe nuk perkon me te verteten pasiqe nder shqipetaret ka elemente te cilet nuk anojne aspak nga evropa…..”. Nga ky pohim i z.Arber Myftiut kuptohet kjart se ai nuk rrjedh nga nji familje shqiptare, pra europiane. Don me thane se rrajte e tij nuk jane europiane pra as shqiptare, por aziatike dhe se ai rrjedh nga nji familje ardhacake e perzieme me vendsit shqiptar. E tash na hiqet si shqiptar.

Prandej kush rrene ketu? Ti qi thue se je shqiptar apo i nderti Ipeshkevi i Kosoves Dode Gjergji qi asht shqiptar?

Persa thye se “….Shqipetari musliman qenka edhe trradhetar kshtu, e edhe trradhetar ashtu, valle c’do duhej te ishte zgjedhja e tij ?….”, po te tham se kete pune e zgjidhin vete shqiptart musliman, e mos u ban marak. Ato jane te lire te besojne, te mos besojne, te rrijne musliman, te bahen katolik a çka te duen ato vete. Nuk kan nevoje shqiptart musliman ti mbrojne aziatiket, sepse ato jane europian dhe ne Europe besimi asht i lire dhe asht pune krejte personale, jo si psh ne Afganistan apo Iran, ku te denojne me vdekje po ndrrove besim.

Prandej mor i dashtuni zotni Arber Myftiu, mos u perzì me punet e shqiptarve se boll ju a kan pà sherrin per peseqind vjet shqiptart dhe po jua shofin sherrin edhe tashti. Jeni ju qe nxitni perçamje fetare nder shqiptar sepse doni te futni hundet ne Ballkan dhe ne Europe me pretekstin fallso te “Mbrojtjes se muslimanve ne territoret shqiptare”.

Boll ma me keto antishqiptarizma!

Boll ma me kato antieuropianizma te diskredituem nga kamikaxet e juej !!!!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora