Shtesë » Lajme
FBI: Arrestohet shqiptari, ndihmoi grupin terrorist
E shtune, 10.09.2011, 02:59 PM
NEW YORK- Një shtetas shqiptar akuzohet nga autoritetet amerikane se ka ndihmuar një grup terrorist, i cili ndërmeerte veprime kriminale ndaj forcave ushtarake amerikane.
Sipas zyrës së FBI, Agron Hasbajrami synonte të bashkohej me një grup xhihadist, i cili ka vrarë ushtarë amerikan.
Për të arritur qëllimin e tij Hasbajrami kishte dërguar mbi 1 mijë dollarë në
Plani i shqiptarit ishte zbuluar nëpërmjet mesazheve të dërguara në email një pike kontakti në
Në mesazhet e shkëmbyera zbulohet dëshira e shtetasit shqiptar për të vdekur si martir.
Agron Hasbajrami u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Kenedit, në Nju Jork, ndërsa po bëhej gati të hypte në avion për në Turqi.
Nëse shpallet fajtor nën akuzat për mbështetje materiale për grupet terroriste, ai mund të dënohet me 15 vjet burg.