Shtesë » Lajme
''Aleanca Kuq e Zi'': Viti i ri shkollor 2011-2012 të nisë me një Abetare të unifikuar
E premte, 26.08.2011, 08:58 PM
DEKLARATË PËR SHTYP
“ALEANCA KUQ E ZI” Apel shtetit Shqipetar, Kosovar dhe Maqedonas
Aleanca KuqeZi konferenc në tre shtete.
AK reagon nga Tirana, Prishtina, Shkupi
AK : Një Gjuhe, Një Abetare
AK: Kaos ne arsimin fillor
AK: Shqipetaret mesojnë abetare të ndryshme
Aleanca KuqeZi publikon disa lloje Abetaresh
Aleanca KuqeZi: Te unifikohet Abetarja
AK: Mijra fëmije humbasin gjuhën shqipe
AK: Strategji e re për gjuhën shqipe
AK: Abetare falas të gjithë fëmijve
- Aleanca KuqeZi, i bën thirrje shtetit Shqiptar, Kosovar dhe Maqedonas që viti i ri shkollor 2011-2012 të nisë me një Abetare të unifikuar.
- Të gjitha strukturat përkatëse të tregohen të përgjegjëshme dhe tju ofrojnë të gjithë fëmijeve Shqiptarëve kudo që ndodhen dhe arsimohen, të kenë të njëjtin standart dhe të njëjtën abetare.
- Aleanca Kuq e Zi vëren se diferencat mes abetareve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni janë kthyer në një tragjikomedi duke krijuar kaos në shumëllojshmërinë e ndryshme të Abetareve në treg.
- Të shqetësuar për asimilimin e shqipëtarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërise, Aleanca KuqeZi bën thirrje të mos tolerohet keq arsimimi i gjuhës amtare, të shpejtohet unifikimi i tyre abetares dhe nqs është e nevojshme të shtyhet edhe viti i ri shkollor.
- Aleanca KuqeZi u bën apel qeverive të tre vendeve Shqiperi ,Kosovë dhe Maqedoni për të ngritur një grup ekspertësh të përbashkët për të aritur sa më parë këtë unifikim.
- Aleanca KuqeZi i kërkon qeverisë Shqipërisë, qeverisë Kosovës dhe qeverisë së Maqedonisë që të investojnë dhe shpërndajnë në cdo familje shqiptare që kanë fëmijë brenda por edhe jashtë në emigracion Abetare falas pa pagesë.
Kjo kërkesë po adresohet sot në të njëjtën kohë në media në Tiranë nga përfaqësuesi Aleancës KuqeZi avokat Ardit Collaku, Në Prishtinë nga zëdhënësi i aleancës KuqeZi dega Kosovë Kreshnik Cuko dhe në Shkup nga Kordinatori i Aleancës KuqeZi për Maqedoninë Valon Kurtishi.