E marte, 28.06.2022, 02:10 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sekretarja Madeleine Albright dhe lufta e Kosovës

E enjte, 25.08.2011, 08:34 PM


Libri i znj. Ollbrajt “The mighty and the almighty” (“I fuqishmi dhe i plotfuqishmi”), u publikua ne vitin 2007 nga Pan Books, një filial i Pan Macmillan, Londër. Këtë liber, znj.Ollbrajt ua dedikon te gjithe atyre qe i perkasin çdo kombi dhe besimi, qe luftojne per liri, ndertojne paqen, zhdukin injorancen, luftojne varfërinë dhe kerkojne drejtesine.

Fragmenti i marrë nga libri u përkthye nga anglishtja prej Diana Skraparit .

Perderisa Kosova ishte pjese e Serbisë, krimet e Milosheviçit nuk mund te quheshin si agresion i jashtem. Asnje anetar i Nato-s s’ishte sulmuar, kështu qe aleanca nuk mund te kerkonte te drejten e vetëmbrojtjes. Serbia s’kishte kercenuar te pushtonte asnje vend tjeter, keshtu qe nuk mund te ndërmerrej ndonje goditje e mundshme. Megjithatë, ne kishim nje detyre per te mbrojtur “palen me te dobet”. Këshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara aprovoi nje rezolute duke kerkuar terheqjen e trupave serbe; por diplomatet rus ,historikisht mbeshtetes te miqve te tyre sllav,premtuan se do vinin veton kunder cdo mase qe do ti ndalonte ato. Kjo detyroi administaten Klinton dhe Nato-n te benin nje zgjidhje te veshtire. Ne, ose do te lejonim Rusine te vinte veton kercenuese dhe te na ndalonte te vepronim, ose duhet te shpetonim popullin e Kosoves pa kerkuar lejen e OKB. Une kerkova me force zgjidhjen e dyte, qe ishte me e suksesshmja. Arsyet e mia ishin strategjike: Evropa s kishte per te pasur paqe, ndersa Ballkani ishte jo stabel dhe Ballkani s kishte per te qene stabël per sa kohe Milosheviçi te ishte ne pushtet. Por, motivi im kryesor ishte moral: Une nuk doja qe njerez te pafajshem te vriteshin. Prezenca e Natos ne Evrope na dha ne mundesine te ndalonim pastrimin etnik ne kete kontinent, dhe une shpresoja te ndaloja tmerret ne vende te tjera. Ky ishte nje rast per t’u bere jehone fjaleve te Martin Luther King Jr, qe thoshte se pozicioni yne duhet bazuar jo ne çfare eshte e sigurt, por ne cfare eshte e drejte. Megjithese ne nuk kishim nje mandat specifik te OKB-se per sulm ushtarak, ne punuam shume per te treguar drejtësinë e kauzes sone. Se pari, administrata Klinton siguroi mbeshtetjen unanime te Nato-s. Së dyti, une qendrova gjithmone ne kontakt me Sekretarin e pergjithshem te OKB-se, Kofi Anan, i cili pranoi publikisht me ne, se veprimet serbe ishin moralisht te papranueshme.

Ndersa lufta vazhdonte, ne e rritem presionin mbi qeverine e Beogradit. Tre zona u qëlluan gabimisht: ambasada kineze, një tren pasagjeresh dhe nje kamion me refugjatë. Sipas nesh, numri i civileve te vrare ishte 500-2000. Ndersa serbet, para se ne t’i ndalonim, vrane mbi 10000 shqiptare kosovarë dhe detyruan qindra mijera te largoheshin nga shtepite e tyre. Gjate luftes, ne vazhduam përpjekjet diplomatike per te sjellë paqe. Me ne fund, keto perpjekje qene te suksesshme dhe Milosheviçi kapitulloi; serbet terhoqen forcat e sigurimit nga Kosova, refugjatet u lejuan te ktheheshin ne Kosove, forca paqeruajtese e udhehequr nga Nato-ja u vendosen ne vend dhe OKB ndihmoi administraten kosovare qe prej kesaj kohe ka organizuar zgjedhje te lira dhe demokratike. Rrenjet e konfliktit ne Kosove,si ne luftrat e meparshme qe erdhen nga shperberja e Jugosllavise, ishin te lidhura me historine fetare te rajonit. Duke mbrojtur çështjen e Serbise,Miloshevic tha se populli i tij ka harxhuar shekuj te tere duke mbojtur « nje Evrope te Krishtere »Historia epike e Serbise eshte gjithashtu historia e luftes se Kosoves, e luftuar kunder turqve otomane e zhvilluar ne Fushen e zogjve te zinj ne 1389. Sipas legjendes, profeti Elijah iu shfaq princit serb Lazar ate dite. Elijah i ofroi princit te zgjidhte midis fitores ne beteje (ose nje perandori) ose humbjen (e kompesuar me nje vend ne parajse). Princi zgjodhi vendin ne parajse. Kjo eshte nje histori inspiruese, po si ajo qe Serbia u rezistoi nazisteve gjate Luftes se dyte boterore. Por problemi eshte se disa serbe kane ndërmend te hakmerren per humbjen ne Kosove per mëse 600 vjet, te motivuar nga nje nacionalizem dhe ne bindjen e nje marredhenieje te vecante me Zotin. Ndersa Lufta ne Kosove vazhdonte, Vaclav Havel e karakterizoi me keto fjale: “Nëse dikush mendon qs lufta eshte etike, ose behet per arsye etike, kjo eshte lufte e vërtetë. Kosova (ndryshe nga Kuvajti) nuk ka naftë; asnje anetar i Aleances s’ka kerkesa territoriale; Milosheviçi nuk kercenon integritetin territorial te ndonje anetari te aleancës. Dhe Aleanca eshte ne lufte. Ajo po lufton per fatet e te tjereve. Ajo po lufton se asnje person nuk mund te qendrojë duke pare vrasjet sistematike te njerëzve te drejtuara nga qeverite. Kjo lufte ve te drejtat njerëzore mbi te drejtat e shteteve.

 

Për ZSH- Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora