Mendime
Arabia Saudite ndalon “Trandafillat e Kuq”
E premte, 15.02.2008, 07:34 PM
Riad me 12.02.2008 – (Aki/Ign)
Gjate kesaje jave eshte e ndaluar ne te gjithe Arabine Saudite shitja e “Trandafilave te Kuq”.
Ky vendim eshte marrur nga “Instituti i Reklamave dhe i Virtyteve si dhe te Masave paraprake te veseve” me rastin e 14 shkurtit, “Festes se te Dashuruarve” e cila festohet ne te gjithe boten si “Festa e Shen Valentinit”.
Simbas gazetes arabe “Al-Quds al Arab”, Policia Fetare e ketij vendi ka dhene urdher te gjithe shitsve qe tregtojne artikuj dhuratash, qe te eleminojne lulet e kuqe, si dhe çdo objekt qe ka kete boje ose qe te kujton “Festen e te Dashuruarve”.
Disa tregtar qe nuk kan dashur te zbulojne emrat e tyre per shkak te frikes se ndjekjes, kan shtuar se agjentet e Policise Fetare Islamike i kan kontrolluar gjate nates per tu siguruar se mos kishin objekte te ketij lloji.
Simbas Ulemas islamike saudite, festa e “Shen Valentinit” eshte nji kercnim per shoqerine sepse i shtyne te rijt te kene raporte jashte lidhjeve martesore.
Sipas: Adnkronos - Mar 12 Feb - 22.33
Publikue me nji fotografi ne http://kosova.albemigrant.com/?p=1071