E merkure, 30.09.2020, 11:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Çipi: Telemaku në arbitrazh

E enjte, 02.12.2010, 10:32 PM


6.-TELEMAKU NË ARBITRAZH

 

Nga cikli me tregime “QYFYRET E TELEMAKT” i Luan Çipit

 

Gjykimi i konflikteve ekonomiko financiare midis ndërmarrjeve shtetërore të dikastereve të ndryshme bëhej  nga Arbitrazhi i Lartë Shtetëror i Tiranës.

Ndërmarrja  Shtetërore e Ndërtimeve “Perlat Rexhepi” Vlorë duke qenë prej kohe në vështirësi fondesh nuk i kishte kryer likuidimin e faturave të transportit për llogari të lëvizjeve në objektet e ndërtimit te parafabrikateve të objektet xheniere të mbrojtjes, që zinin shuma te mëdha monetare dhjetëra milionëshe. U krijua një konflikt me Parkun e Transportit të Mallrave Vlorë, për detyrime financiare debitore të shume faturave të paguara në afat. Çështja shkoj për gjykim në Arbitrazhin e Lartë Shtetëror në Tiranë. Përfaqësues i palëve ishte nga njëra anë Telemaku, që nuk dëgjonte mirë nga veshët dhe nga ana tjetër Pëllumbi qe ishte vuvaç  nga goja dhe i vononte, belbëzonte e i hante fjalët.

Në seancën e parë përgatitore të gjyqit u krijuan skena deri qesharake, se për mungesë dokumentesh dhe argumentesh Telemaku bënte edhe më shumë sikur nuk dëgjonte edhe thoshte “përsërite faktin”, ndërsa Pëllumbi belbëzonte dhe vonohej  nga emocioni e pasiguria me shumë se zakonisht. Trupi Gjykues, që kishte dhe shumë çështje të tjera për të gjykuar, i lodhur, i bezdisur dhe i shqetësuar, gjeti argumentin se përfaqësuesi i Parkut të Mallrave nuk dispononte faturat që pretendonte, ndaj e mbylli seancën dhe caktoj një afat të largët gjykimi, ku duhet të silleshin edhe dokumentet përkatëse që argumentonin detyrimin.

Në seancën tjetër palëve ju desh të prisnin se, atë ditë, kishte shumë grupe të tjera para tyre për gjykim. Pritja ishte aq e gjatë sa që krijoi padurim dhe sidomos Pëllumbi, që për fat të keq ishte edhe i sëmure dhe kishte dhëmbje te padurueshme barku atë ditë, kërkoi të shkonte në banjën e burrave, pak larg prej aty. Atje, në paradhomë u parapërgatit dhe hoqi pallton e madhe. Pallton dhe një qeskë të madhe plastike me faturat e sjella për gjyq, i vari te një varëse në  mur dhe vetë ndenji gjatë në banjë, sa kreu nevojat e ngutshme personale dhe sa u rehatua e u lehtësua për të përballuar me sukses gjyqin e radhës që e priste nga çasti në çast. Kur u kthye dhe veshi pallton, qeskën me fatura nuk e gjeti më aty. Pasi kërkoi  me ngut gjithandej, pyeti dhe s’gjeti gjë, por ndërkohe palët u futën të thirrura se u erdhi radha për gjykim. Pëllumbi kur e pikasi se pala kundërshtare nuk u gjet as në korridor, nxitoi të hyj në sallë, pa i takuar e pyetur dot për fatin e qeskës me dokumente, se  ata kishin zënë vendet e caktuara, sipas rregullit, në sallën e gjyqit.

Është e kuptueshme, duke mos pasur ato që kërkoheshin si argumente dhe që vërtetonin  detyrimin, gjyqi u mbyll në favor të Telemakut dhe morri formë të prerë, për mos t’u hapur kurrë më.

Telemaku i gëzuar u thoshte dëgjuesve: U thashë se ata nuk kanë asnjë dokument. Ne “ndërtuesit” jemi të saktë dhe të drejtë. Ata “të transportit” gjithnjë gënjejnë. Shoferë hesapi, rrotë hesapi, pa bina e gjithnjë në rrotullim!

Në dalje Pëllumbi dyshues, arriti ta pyes Telemakun, nëse dinte gjë për fatin e qeskës me dokumente. Ai në fillim bëri sikur nuk dëgjoi pastaj i tha. More po e pash një qese me letra të pista që duket kishte rënë nga varësja në shesh dhe pastruesja e Dikasterit, duket se pyeste se e kuja është, po unë as që e dëgjova tamam dhe as e dija e kuja ishte ajo qeskë si e ndotur. Ajo e mori dhe me duket se e hodhi aty te koshi i lloshrave, se duket e pandehu si me mbeturina ushqimesh.

Këtë veprim Pëllumbi dyshoi e pretendoi se e beri vetë Telemaku, po ai e kundërshtoi prerazi aty për aty dhe më tutje, gjithë jetës kur e pyesnin me qesëndi për zhdukjen enigmatike të qeskës, asnjëherë nuk e pranoi këtë akuzë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora