Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 12 nëntorit 2010
E marte, 30.11.2010, 08:44 PM
NË FUNKSION TË DASHURISË
Që nga mëngjesi deri në mbrëmje
Edhe n’ëndërrat e natës
Kudo që jemi
Unë edhe mbretëresha
Me çdo lëvizje
Dhe me çdo gjest
Jemi në fuksion të dashurisë
Duke i shërbyer mirësisë
Në çdo qenie të njerëzisë
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
NË ECJEN TONË
Edhepse stinët ndryshojnë
Ne kemi ritëm të njëjtë
Me fuqi të dashurisë
Të shoqëruar nga këngët e krenarisë
I këndojmë hymne mrekullisë
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
TË GJITHË BASHKË
Mos mungoni asnjë nga ju
O njerëz vullnetmirë
Eni të gjithë
Bashkë ta kultivojmë dashurinë
Në pranverën e re
Të jetës së ëmbël!
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
NËPËR FAQET E HISTORISË
Oh sa bukur
Dhe shumë këndshëm
Me ngjyrat ylberore
Qëndisim rrëfime të bukura
Dhe t’amshuara
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
NË TË GJITHË HAPAT
Me të lumen mbretëreshë
Marshojmë fuqishëm
Me ritëm
Dhe në shërbim dashurie
Për të siguruar kënaqësi
Për ne
Për mbretërinë tonë
Dhe për mbarë njerëzinë
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
LIGJE DASHURIE
Janë ligjet e dashurisë
Që mua edhe mbretëreshën
Gjithherë na bëjnë t’ëmbël
Të pashëm kudo
Dhe të vlefshëm
Për mbretërinë
Për kohën
Për njerëzinë
...
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
NË ZHURMAT E STINËS
Njëri i bie thumbit
Tjetri patkoit
Nuk merren vesh mes veti
As me masën
Në shërbim të intereseve
Njollosin politikën dhe diplomacinë
Vazhdojnë të këndojnë
Dhe në fund kuptohen
Vetëm kur humbjen vajtojnë
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
FJALË PAS FJALE
Bëhen tregimet
Dhe përrallat e ngrohta
Për të shijshmen lumturi
Fjalë pas fjale
Nxehen zemrat
Dhe ndezen motorët e dashurisë
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
N’ATË MBRETËRI GËNJESHTËRASH
Secili e gënjen secilin
Shpeshtohen dhe zbulohen komplotet
Edhe padashje
Vijnë edhe tragjeditë
...
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
SIPAS GAZETAVE
Atje në tokat e tyre
E dijmë që ka jetë
Por mes problemesh
Dhe vështirësishë
Dalin shumë gënjeshtëra
Dhe gërrithet dashuria
Historia mbushet me përralla
Zhvillohen edhe luftëra...
Garlate (Lecco), 12 nëntor 2010
ME IDENTITET DASHURIE
Jemi të njohur
Dhe të pranuar në gjithë botën
Depërtojmë në të gjithë relievet
Dhe në të gjitha zemrat e njerëzve
Lecco, 12 nëntor 2010
NË QETËSINË E DASHURISË
Lëshohemi krejtësisht
Të sigurtë
Në njëri-tjetrin
Me çelës të mirësisë
Na është hapur dera e lumturisë
-
Gëzuar!
Lecco, 12 nëntor 2010
Ç’MUND TË BËJMË?!
Në këtë stinë
Unë edhe mbretëresha
Kemi përgjegjësi të mëdha
Për mbarë njerëzinë
-
Në procesin e bekuar të dashurisë
Ç’duhet të bëjmë
Dhe ç’mund të bëjmë
?!...
Lecco, 12 nëntor 2010
SI TERM KRYESOR
Në fjalorin e regjimit
Dhe në përditshmërinë tonë
Si term kryesor
Kemi fjalën me emrin dashuri
-
Në mëngjes themi dhe bëjmë dashuri
Në drekë themi dhe bëjmë dashuri
Në darkë themi dhe bëjmë dashuri
-
Dashuria është termi kryesor i përditshmërisë sonë
Dashuria është formula unike e jetës sonë
Lecco, 12 nëntor 2010
DUKE IKUR
Shumë fjalë i kishin rrëshqitur
Dhe i kishin rënë
Këndej në relievin tonë
Dashurinë na e kishte sulmuar
Duke dashur të na i vrasë stinën
Vitet dhe shekujt
E mbarë historinë
Ishte penguar dhe kishte humbur jetën e vet
Lecco, 12 nëntor 2010
KOORDINATORË DASHURIE
Me përqafime
Me puthje
Dhe me gjeste t’ëmbëla
Unë edhe mbretëresha
Këtu në fron
Dhe në të gjithë relievet e mbretërisë
Jemi organizatorë t’akteve
Drejtues
Dhe koordinatorë dashurie
-
Gëzuar!
Lecco, 12 nëntor 2010
PLOTËSI
Froni ynë
Dhe të gjithë relievet e mbretërisë
Janë plot me mirësi
Shumë kopshte lëumturie ka
Në të gjithë relievet
Mbushur plot me valle dashurie
Lecco, 12 nëntor 2010
PARIME DHE VESE
Ne me parime dashurie
Ëmbëlsojmë dhe lulëzojmë pranverën
Ata andej
Me nëmijenjë vese
Tërbohen e lodrojnë në rrathë t’intereseve
Jeta vazhdon
Me ritëm, të realitetit
...
Lecco, 12 nëntor 2010
ËMBËLSIA E DASHURISË SONË
Ka përfshirë mbarë stinën
Në të gjithë relievet
Jo vetëm me fjalë
Por edhe me veprime konkrete
Me të forta përqafime
Dhe me serinë e pambaruar të puthjeve
Lecco, 12 nëntor 2010
VETËM FJALË
Gjithçka thonë andej
Mbeten vetëm fjalë
Dhe gjurmë kotësishë
Në të përjetshmen histori
Asnjë veprim
Asnjë lëvizje përpara
Vetëm fjalë
Lecco, 12 nëntor 2010