E merkure, 30.09.2020, 11:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Mahmud Hysa: Psikologjia e dramёs sё heroit tё romanit

E hene, 29.11.2010, 10:56 PM


Psikologjia e dramёs sё heroit tё romanit

 

(Ibrahim Kadriu: Gloria nё mes, OMBRA GVG, Tiranё, 2010)

 

Nga Dr. Mahmud Hysa

 

Tipologjia e romanit

 

Për shkrimtarёt, qё kanë njё opus mjaft tё gjerё dhe tё larmishëm letrar, qё paralelisht kultivojnë gjini tё ndryshme letrare gati me suksese tё parafёrta, ёshtё vështirё tё përcaktosh se cila ёshtё gjinia e tij mё e preferuar, po edhe mё e suksesshme. Kёshtu edhe Ibrahim Kadriun, qё, paralelisht kultivon romanin, tregimin, novelën, poezinë për tё rritur dhe për fёmijё, skenarin, për mendimin tim, mbi tё gjitha duhet konsideruar si romansier, pse qëndron nё kulmet e romanit bashkëkohore shqiptar, jo me sasinë, edhe pse mund tё jetё përcaktues, por me cilёsinё, dhe ate për dy faktorё: për njohjen racionale tё realitetit qё shprehet pёrmes mendimit dhe empirizmit refleksiv tё jetёs, dhe artizmit tё veprës qё shprehet pёrmes formave tё kompozicionit e tё tipologjive tё romanit, gjuhës poetike, sekuencave lirike.

 

        Ibrahim Kadriu, me romanin mё tё ri Gloria nё mes, i largohet tipologjisё sё romanit shoqëror apo historik, tё lëvizjeve e tё skenave masive, tё përfshirjes sё njё periudhe tё caktuar apo tё gjatё tё ngjarjeve historike apo shoqërore, tё njё personazhi apo tё ngjarjeve tё udhëkryqeve kombëtare, duke e sprovuar edhe tipin e romanit tё karakterit apo tё personazhit qё hyjnё nё tipologjinë e romanit psikologjik. Ështё fakt se pёrbirimi nё psikologjinë e personazheve ka qenё veçori nё secilin tip romani tё gjertanishëm tё këtij autori, kemi analiza tё holla dhe tё thella tё botёs sё brendshme qё motivojnë veprimet, pozitën, gjendjen, disponimin, reflekset e personazheve tё tij qё kёtё autor e bёjnё tё jetё i afërt edhe me romanin evropian. Megjithate, romani Gloria nё mes dallon nga tё tjerёt pse autori pёrqёndrohet dhe thellohet nё psikologjinë e tёrёsishme tё njё personazhi, ndriçon njё kompleks shumё tё rёndё psikik tё personazhit kryesor, tё Glorias, ate tё ikjes paranoike, tё pakёnaqёsisё ndaj çdo njeriu qё rastis ta takojё, tё refuzimit ndaj çdo gjёje qё i ofrohet.

 

Autori kërkon qё pёrmes disa kontakteve ta zbërthejё njё nyje shumё tё fortё psikike tё Glorias dhe, duke e zbërthyer, mundohet ta aftësojё për jetё dhe ta inkuadrojё nё rrjedhat normale tё jetёs, pa tendosje, pa shqetësime, pa ankthe. Nё roman pёrvijohen disa tipare tё psikologjisё sё Glorias, veçmas karakteri dhe temperamenti, i pari shprehet pёrmes vendosmёrisё, qёndresёs, kёmngultёsisё,vullnetit, dhe i dyti pёrmes lëvizjeve,fjalёve, reagimeve, grimasave, fuqisё sё ndjenjës, konstantёs sё përgjigjeve, reagimeve konsekuente. Autori i qaset njё fenomeni tё veçantё tё psikologjisё sё individit: tё gërshetojё njё ngjarje tё rrallё po tё vërtetё me njё ngjarje fiktive, njё hamendje për diçka sikur tё ketë ndodhur, njё supozim i pabesueshëm dhe i pamundur duke krijuar nё letёrsinё tonё njё tip tё ri tё romanit psikologjik. Psikologjia si shkencё empirike i jep mundësi autorit qё botёn e brendshme tё personazhit kryesor ta shprehё nё mёnyrё eksplicite, duke demonstruar veprimet e saj pёrmes rasteve tё shumta qё ia ka shkaktuar shoqëria me psikopatologji seksualis tё cilat e kanë bёrё edhe Glorian njё tip me psikoneurozё.   

 

Kompleksi i ikjes                                                                             

 

               Autori thellohet nё psikologjinë e personazhit kryesor tё këtij romani, Gloria, nё plane tё ndryshme, pse ajo cilësohet me ngarkesё tё rёndё psikologjike duke krijuar njё kompleks tё ndërlikuar, ate tё ikjes konstante nga tё tjerёt dhe nga vetvetja, tё ikjes për tё shkarkuar njё peshё tё madhe qё e ndrynte nё vete, tё heshtjes enigmatike tё njё drame personale qё u kthye nё tragjedi, tё refuzimit  tё çdo oferte, tё aktit tragjik, tё kërkimit tё njё vendi tjetër përtej kufijve, tё kërkimit tё njё rruge tjetër tё jetёs, tё kёrkimit tё njё përvoje tё re tё jetёs, tё dёshirёs për tё harruar nё tёrёsi pёrvojёn dyvjeçare tё gjertanishme, tё mohimit tё moralit tё shprishur tё shoqёrisё sё kohës, tё lojёs me emrin personal (Dila, emri i vajzёrisё dhe i nusёrisё, Hyria, Tringa, Sadja, Gloria, emra qё ka  trilluar Dila) për tё fshehur identitetin e vet nga tё tjerёt. Tё gjitha kёto tipare tё kompleksit tё saj e bёjnё ate njё personazh tipik romantik pse edhe kjo revoltohet ndaj moralit tё shthurur tё kohës, por, e pafuqishme qё ate ta ndërrojё, ashtu si romantikёt, si rrugëdalje tё vetme e sheh largimin nga mjedisi qё e rrethon. Megjithate, s’mund tё thuhet se drama e saj “ёshtё dramё e krejt mjedisit rrethues”, siç thotë njё studiues, pse drama e saj e kthyer nё tragjedi ёshtё rast shumё i rrallё edhe dje edhe sot, mё tepër ёshtё njё dramё-tragjedi me personazhe psikoneurozё, psikopatё, psychopathia sexualis, psikoseksualё, maskulistё qё kanë nevojё për psikoterapi, tё cilёt janë shumё tё përshtatshёm për njё roman psikologjik qё kërkon nga romansieri jo vetëm forcё krijuese transponomi, por edhe njohuri adekuate nga psikanaliza dhe neuropsikologjia qё veprimet e personazheve tё kenё edhe mbështetje shkencore qё ky autor, me kryepersonazhin dhe me disa tё tjera, por edhe me disa tema suplementare qё i trajton nё mёnyrё shumё kompetente, ka dëshmuar se ёshtё njohës i kësaj fushe dhe lexuesi, duke lexuar romanet e Kadriut, mund tё përftojё shumё nga psikologjia personale dhe e përgjithshme për njeriun dhe për disa kategori tё veçanta tё disa individëve tё caktuar.

 

Zbulimi i njё segmenti tё fshehur tё jetёs

 

       Romani zakonisht zbulon totalitetin e fshehur tё jetёs, por romani Gloria nё mes na zbulon vetëm njё segment tё këtij totaliteti diskret, kryesisht  psikologjinë e pasojave tё dramës qё shndërrohet nё tragjedi. Nё e parё zhvillohet drama ku heroina ёshtё viktimё e moralit tё shprishur, e maskulitetit psikoseksual tё shokut tё burrit qё tenton ta dhunojё, dhe pastaj tragjedia, heroina, për shkak tё ndërgjegjes sё besnikёrisё bashkëshortore,  e vret me sёpatё shokun e burrit si kundёrpёrgjigje tё agresivitetit tё tij seksual, edhe pse drama ёshtё luajtur me dёshirёn e burrit pse ai si steril ka dashur,edhe nё kёtё mёnyrё, tё ketё trashëgimtarё. Pra, morali i dyfishtё i shoqёrisё sё kohës: ai i shprishtё i njё kategorie tё njerëzve, nё kёtё rast i burrit dhe i shokut tё tij qё lejojnë tё devalvohet etika bashkëshortore, tё cilёn gjё burri mё kot don ta pёrmirёsojё duke kërkuar qё ajo t’i kthehet jetёs bashkëshortore, ndërsa miku i tij e paguan me kokё, dhe ai i ndёrgjegjshёm, nё kёtё rast i gruas qё i qëndron besnike etikёs bashkëshortore, kategorikisht nuk e pranon as ate tё burrit, as ate tё shokut tё tij dhe as ate qё t’i rikthehet jetёs bashkëshortore. Pёrmbajtja e romanit konsiston nё historinё e peripetive tё shpirtit tё heroinës: tё refuzimit tё moralit tё shprishur tё kohës dhe jo tё fshehjes sё krimit tё kryer. Nё kёtё roman nuk bёhet fjalё për krimin sepse “kufijtë qё e ndajnë krimin nga  heroizmi pozitiv janë tё rrëshqitshёm”(Llukaç) dhe si “nё tragjedi krimi ёshtё asgjë ose simbol, element i thjeshtё i veprimit” (Llukaç), ashtu edhe nё kёtё roman-tragjedi mbetet si primare revolta e njё individi ndaj moralit tё shprishur tё shoqёrisё dhe as qё bёhet fjalё për ndjekje penale për krimin e kryer edhe pse ligji e dënon edhe ate qё ka motive për krimin dhe nuk e lejon individin tё bёhet gjykues e ekzekutor.

 

Veçori kompozicionale

 

       Autori, mё shumё nё kёtё roman, diçka edhe nё romanet Loja e fundit, Spirale muzgu, Nё Vajhall, përdor njё strukturё kompozicionale josuksesive, apo tё shtrirjes horizontale tё ngjarjes, por njё inverso ordine, me rёnditje tё përmbysur duke nisur me shthurjen qё ekspozicioni me kobin tragjik dhe sidomos kulminacioni tё mos jenё faza nё vete duke u shkrirё e zbërthyer suksesivisht, pёrmes dy formave: vetёrrёfimit tё kryepersonazhit dhe rrëfimeve tё tё tjerёve. Prologu fillon pikërisht me kompleksin e traumës sё Dilёs, kryepersonazhit,: “Dila rri nё kujtime si buzё humnerash, duke tërhequr zvarrё trupin e shpirtin e plagosur”, kёtё psikologji ta thellojё edhe mё tepër qё t’i ftohet jeta, tё vihet nё ikje nga vetja dhe tё tjerёt për tё shkarkuar peshёn e kompleksit, për t’u fshehur krijon sekretin e emrit tё vërtetё, “bёhet leckё qё e merr era dhe ndalet ku tё jetё”, e kap sёmundja e paranojës, ka nevojё për katarzё për ta ndryshuar drejtimin e jetёs, e kapin dilemat, don t’i rrëfehet Bali Tuzit, i pëlqen “shkëlqimi i syve tё Balit” qё do tё thotë se s’ёshtё frigide, por nuk mund ta bёjё asgjё, ёshtё nё gjendje për retrospektivё, ndjen dhembshuri për burrin, Sefёn, pse mendon se ёshtё i pafajshëm po nuk e din se ky e bёri skenarin me shokun e tij, refuzon ofertёn e Gencit pse deshte tё shkojё nёpër njё rrugё tjetër. Si nё romanin Loja e fundit, edhe nё kёtё roman, rruga jetësore e kryepersonazhit mbetet enigmatike për lexuesin dhe me tё drejtё shtrohet pyetja: Çka u bё me jetёn e mëtutjeshme tё Dilёs, për dikё Glories, apo Tringёs, apo Sades, apo Hyries, si e vazhdoi ajo jetёn, a u shёrua nga kompleksi, a e vazhdoi jetёn me Sefёn e tjerё? Ndoshta zbërthimi i kësaj pyetjeje do tё jetё njё temё për njё roman tjetër.

 

          Si veçori kompozicionale mund tё trajtojmë edhe çështjen e zbërthimit tё idesё themelore tё romanit qё qëndron nё raportin nё mes kryepersonazhit dhe personazheve tjerё pse nё poetikёn e Ibrahim Kadriut hetojmë edhe veçorinё e njё proporcioni ekuilibrues tё rolit tё personazheve qё porositё, idetë, mendimet, dyshimet, perceptimet, reflektimet apo totalitetin e jetёs tё mos e zbulojё vetëm pёrmes kryepersonazhit, por edhe pёrmes tё tjerёve duke i dhёnё secilit nga diçka, madje edhe njё personazhi tё tretё apo katërt njё segment shumё esencial tё idesё sё veprës, siç ёshtё rasti me hallёn Tushё. I barabartё me Dilёn ёshtё Bali Tuzi, shkrimtar, qё me mendimet, veprimet, qëndrimet e tij  integrohet nё strukturёn kompozicionale tё romanit, bёhet pjesё e jetёs dhe e traumave tё Tringёs, alias Dilёs, por, si krijues, ka edhe njё rol mё tё gjerё pse elaboron gjerësisht pёr poetikёn letrare si për aktin e frymëzimit dhe aktin e krijimit tё njё tregimi, romani, drame, për titullin e tregimit, për rolin njohës tё krijimtarisё, për dialogjet e njё vepre si shprehje tё origjinalitetit, për dilemën e krijuesve qё diçka tё përsoset artistikisht apo tё përshtatet, se personazhi ёshtё njё sintezё e disa individëve, se tragjizmi fillon kur dikush e refuzon përshtatjen, se prozatori nuk duhet tё shkruajё qё me veprёn e tij ta pasurojё vlerën atdhetare, ashtu siç veprohet sot qё atdhedashuria dhe forca kanë njё aleansё, se për aktin e krijimit ёshtё me rёndёsi qё krijuesi tё jetojё njё kohё nё vendin e ngjarjes, siç veproi Bali qё shoqërohej nё rrugё me personazhet e tij apo u vendos nё Hijerinё, se drama si krijim ёshtё mё e vështirё pse kërkon tё zgjedhet tema, tё bёhen skedat e personazheve, qё ngjarja tё ketë dinamikё, konflikte dhe humor, se për njё krijim ekziston edhe koha e munguar, se idetë e veprës lindin, shumohen dhe marrin formёn, se duhet tё hulumtohet karakteri i protagonistёve qё ata tё jenё tё plotё, tipikё e jetësorё, qё protagonistёve tё mos ua ndërronte veset, komplekset, se sot ёshtё kohё e përshtatshme për komediografi.

 

         Po Bali Tuzi nuk ёshtё vetëm ky, ai ka edhe patologjinë krijuese, jeton ndaras nga familja, nga vendlindja dhe kontakti i gjerё me njerёz pse krijimitarinё e ka obsesion dhe pasion, po ai ёshtё edhe obsevartor i shkёlqyeshёm qё e vёren realitetin politik tё kohës nga njё kёndvёshtrim i tij karakteristik pse gjen njerëz-varre, shtёpi-varr, shkruan rrëfime impresive për Glorian, alias Dilёn apo Tringёn e tij, mediton për tema joletrare si për mentalitetin dhe psikologjinë e katundit, mbi moralin dhe burrёrinё, mbi doket, traditat, kodet për besёn, etikёn e kodeve, hakmarrjen si akt etik. Bali Tuzi ёshtё një personazh i përpunuar psikologjikisht mjaft mirё me karakter, temperament, prirje, po edhe vese tё veçanta qё tё len përshtypjen e njё njeriu  racional. Sefa, burri i Dilёs, ёshtё bartësi i njё morali tё ri çoroditës, tё shprishur e tё mjerё kundër tё cilit çohet edhe Dila pse e përpiloi skenarin mё tё trupshёm për tё arritur deri te njё trashëgimtar, skenar tё cilin Dila s’e pranoi duke e shndërruar nё njё vepër penale. Bashkёpunoi me Dilёn nё shlyrjen e gjurmёve tё krimit, e pranoi gabimin, por ate nuk mundi ta shlyejё pёr ta rindërtuar familjen edhe njё herё. Impresive ёshtё halla Tushё qё me rolin e saj i përngjan rolit tё korit nё tragjeditë greke qё janë dëshmitare dhe tregojnë tё vërtetёn e hidhur tё familjes sё Dilёs, tё vrasjes makabre tё prindërve tё saj, tё fatit tё vëllait tё saj dhe tё jetёs reale dhe jotraumatike tё vetё Dilёs. Ajo shfaqet sa herё qё paraqitet nevoja dhe tërhiqet nё strofullin e saj.

 

        Shikimi nga dritarja ёshtё njё postulat kompozicional nё tёrё veprat e Ibrahim Kadriut,nuk i mungon as këtij romani qё,nё kёtё rast,autori e sendërton pёrmes Bali Tuzit për tё shprehur aftёsitё e vrojtimit psikologjik tё tё tjerёve. Kёshtu ai vёren nga dritarja njё grua dhe e dallon psikologjinë e saj nё bazё tё qëndrimit, tё shikimit se ajo mban nё vete njё barrё shumё tё rёndё, se e kërkon ndihmёn e dikujt qё tё strehohet pёrkohёsisht, se ёshtё nё rrugё tё hapur, por e ka edhe dinjitetin e vet qё nuk kërkon ndihmё nga secili.

 

Zhbirimet nё segmente tjera tё jetёs

 

        Romani, me totalitetin e pasqyrimit estetik dhe racional tё jetёs, edhe për individualitetin letrar tё Ibrahim Kadriut paraqet njё mundësi mё shumё për tё zhbiruar jo vetëm segmentin e temës bazё tё romanit, por edhe nё segmente tjera duke iu larguar mjeshtërisht fragmentaritetit dhe aksidentalizmit pёr t’iu përmbajtur gjithmonë sistemit tё motivacionit si interferenca kompozicionale qё i ndriçojnë edhe mё shumё premisat e veprës apo e bёjnё veprёn tё lidhur edhe me aktualitetin. Nё e parё, si stil i individualitetit tё tij letrar, janë zhbirimet nё psikologjinë e personazheve për ate se çka flet qëndrimi, lëvizja, heshtja, grimasat, fytyra, pamja e tyre. Natyrisht tё zbulosh botёn mё intime, mё tё fshehur, mё vetjake tё njё individi dhe ate tё mos e identifikosh me tё asnjë tjetri pse nuk ekzistojnë dy individё me psikologji tё njёjtё, ёshtё paksa njё ngarkesё e madhe për njё krijues qё duhet tё jetё shumё i sprovuar e i kujdesshёm. Tё shumta janë rastet e vrojtimeve psikologjike te personazhet qё e bёjnё lexuesin tё meditojё edhe mё tepër për secilin rast pse flitet për ate qё ёshtё vështirё tё formulohet siç bёn autori kur flet për psikologjinë e njeriut tё panjohur qё troket nё derё tё shtёpisё qё shprehet pёrmes pamjes dhe gjesteve tё tij,tё njeriut vetmitar,si Bali Tuzi,qё nuk komunikon me tё tjerёt, tё njeriut tё mjerё qё kërkon ndihmё, psikologjinë e instiktit tё njeriut,  psikologjinë e tё sëmurit qё beson nё gjithçka, edhe nё absurde, vetëm tё gjejё shёrim.

 

        Meqё si kryepersonazh i romanit Gloria nё mes ёshtё njё femёr-grua me tёrё kompleksitetin e psikologjisё sё saj mё intime, mё tё pashprehur dhe mё enigmatike, autorit i ёshtё dashur tё bёjё zhbirime nё thella nё individualitetin e seksit tjetër për tё mundur tё jetё sa mё i bindshёm e sa mё i mundshёm. Nё kёtё autori mund tё thuhet se ka pasur plotësisht sukses aq sa njё personazh thotë:” ...edhe femra çuditet se si njё mashkull ka mundur tё hyjё nё botёn e njё femre?” apo se “si ke mundur kaq mirё tё lexosh shpirtin e njё femre?”pse autori ka mundur tё hyjё edhe nё ndjesinë e përdhunimit tё femrës, mbi duelet e mendimeve tё mashkullit dhe femrës, mbi martesën dhe esencën e kuptimit tё saj për femrën si formalizëm ku e humbet lirinё, martesa si ёndёrr e parё nё gjumё, si dualizëm shpirtëror i tё dyve, mbi filozofinë e heshtjes si varr shpirti, mbi lindjen e fёmijёs, mbi maskulizmin si veçori tё sundimit tё veçorive trupore dhe shpirtërore tё mashkullit ndaj femrës, për epikёn e mashkullit dhe brishtёsinё e femrës.

 

        Nё individualitetin letrar tё Ibrahim Kadriut ёshtё edhe veçoria e kontekstualitetit qё personazhet dhe ngjarjet tё vendosen nё kontekstin kohor, përveç atij hapësinor, jo nga aspekti formal,si shfaqje transparente dhe konvencionale,por si kontekste kompozicionale ku personazhet ose marrin pjesё direkt nё ngjarjet, ose janë tё prekur dhe tё zhytur thellё nё vorbullën e saj. Drama-tragjedi e brenda dy viteve tё jetёs sё Dilёs zhvillohet nё kohёn kritike tё shprishjes kombëtare nga okupatori sёrb kur personazhet janë dëshmitarё okularё  tё vrasjeve masive, tё njeriut kufomё, tё llavës sё ujqve qё vërsuleshin nё njerëzit, tё piromanisё, tё dhunimit, tё sadizmit me pleqtё e gratё e zhveshura qё shoqërohej me muzikё e pije,  tё familjeve pa trashëgimtarё, me varret nё oborret e shtëpive, siç ishin tё prindërve tё Dilёs, por edhe tё organizimit tё rezistencës popullore me formacionet e UÇK-sё siç veproi vëllai i Dilёs, Dema. Po autori nuk ёshtё idealist pse pas çlirimit, konstaton me keqardhje, humben idealet e luftës nga devijimet e shumta.

 

Pasuria figurative

 

        Romani i personazhit qё hyn nё kategorinë e romaneve psikologjikё kërkon njё denduri mё tё madhe tё figuracionit, po ёshtё edhe prirje e individualitetit stilistik tё këtij autori qё për shumё fenomene, situata, gjendje shpirtërore tё shprehet pёrmes figurave stilistike, natyrisht me kritere dhe me masё qё tё mos errësohet teksti dhe tё krijohet konfuzioni, po edhe ta shtyjё lexuesin tё mendojё dhe tё zbulojё nëntekstin qё barrt nё vete njё figurё. Pёrdor krahasimin inovativ: ”Pa telefonin e vogël, si tё shihte përballё tij gojën e hapur tё qenit”(11) dhe :”I pëlqente tё mësonte diçka nga ata (librat) qё, si retë e vrenjtura nё qiell, i dukeshin tё pakapshme” (134) apo similitudёn krahasimtare si: “Duke ndenjur mbështetur, me qepallat tё mbyllura mbi sy, si kapakё tё ndonjë arke tё mbushur me libra rrëfimesh, ndjeu si tё ishte njё barkё qё lëkundej mbi valёt e detit tё trazuar duke pritur fundin e pashpresё”(162), nuk mungon as metafora duka na e zbuluar asosacionin:”nёpёr trotuaret e saj ishin mbjellё mështekna lotues me degё tё lëshuara qё u pёngjanin shelgjeve lotues. Kёta drurё, tё ngjashëm me shelgje lotues, i kujtonin edhe veten e tij tё lodhur”(27), metafora me shkallёt si asociacion për ngjitje politike dhe fshehje tё realitetit, metafora e gjetheve tё vjeshtës për fluiditetin e vlerave tё dyshimta tё politikanёve qё duken :” si gjethe vjeshte qё bartet e bartet nga erërat e ftohta dhe humbet diku nё ndonjë pellg balte” (121).

 

                                       *       *       *

 

        Ibrahim Kadriu, me romanin Gloria nё mes, mund tё thuhet se bёn njё kthesё nё tipologjinë e romaneve qё ka botuar gjer mё tani, ndërsa, nё letёrsinё shqiptare, u afrohet shumё pendave tё afirmuara edhe jashtë dimensionit kombëtar duke e arsyetuar ate qё ёshtё thёnё se ky roman “ёshtё njё rimarrje e re stilistike” edhe pse ngjyrimet psikologjike nuk i kanё munguar as romaneve tjerё, megjithёse tani kemi nё pro primo, njё fokusim tё ri qё besojmë se do tё vazhdojё edhe mё tutje.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora