E premte, 26.04.2024, 03:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Astrit Bishqemi përuron tre libra

E hene, 15.11.2010, 09:43 PM


Nga e majta: A.Bishqemi e M.Gecaj
Nga e majta: A.Bishqemi e M.Gecaj
ASTRIT BISHQEMI PERURON TRE LIBRA

(Në Panairin e 13-të të Librit- Tiranë)

 

Nga: Murat Gecaj - Publicist

 

Këto ditë, në Tiranë  pati një manifestim të rëndësishëm dhe të përvitshëm, që i kushtohej  librit, kësaj vlere të paçmuar të njerëzimit. Pra, ishte Panairi i 13-të i Librit, që u organizua në Pallatin e Kongreseve, nga  data 11-15 nëntor 2010. Morën pjesë dhjetëra shtëpi botuese, si nga Shqipëria, por dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.  Përveç vizitorëve të shumtë nëpër këndet e posaçme të librit, u ndoqën me interes dhe disa përurime të autorëve të ndryshëm, bashkëpunëtorë të shtëpive botuese.

Përurime të tilla pati dhe në mbrëmjen e sotme. Njëra nga ato ishte organizuar nga Shtëpia Botuese “Erik” dhe konkretisht për tre libra të pedagogut, shkrimtarit e studiuesit të njohur Astrit Bishqemi. Takimin e rastit, ku ishin disa shkrimtarë të letërsisë për fëmijë, studiues dhe lexues etj., e hapi drejtoresha e kësaj Shtëpie Botuese, Dëshira Shehu. Ajo përmendi përmbledhurazi botimet e shumta e cilësore, që janë publikuar prej tyre në këta 18 vjet, qëkur nisi funksionimin. Drejtim kryesor dhe i rëndësishmë janë botimet e ndryshme në ndihmë të shkollës, mësuesve, nxënësve e prindërve të tyre.

 

Për tre librat e rinj për fëmijë të Astrit Bishqemit , “Doriu i luftërave”, “Ndodhi në Fushë-Kosovë” e “Maçoku me celular”, foli kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj, Pandeli Koçi. Ai theksoi vlerat e veçanta të krijimtarisë së këtij autori dhe posaçërisht  i çmoi edhe këta tre libra. Pas tij diskutoi shkrimtari e studiuesi Kujtim Dashi, i cili theksoi se A.Bishqemi njihet edhe autor i disa teksteve e librave në fushën e arsimit dhe i veprës me mjaft vlera, “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”.  Shkrimtari i njohur për fëmijët Xhevat Syla, nga Prishtina e Kosovës, e përshëndeti këtë tubim dhe tha se është kënaqësi bashkëpunimi i ndërsjelltë ndërmjet dy vendeve edhe në fushën e letërsisë për të vegjëlit dhe shkollën, në përgjithësi. Për vlerat kryesore të krijimtarisë së A.Bishqemit foli edhe Ismet Lati.

Në mbyllje të këtij takimi, shkrimtari e studiuesi A.Bishqemi i falënderoi pjesëmarrësit në këtë përurim dhe folësit, për  mendimet e shprehura në adresë të krijimtarisë së tij. Pastaj, bashkërisht, ata morën pjesë në koktejin e organizuar me këtë rast.

Duke diskutuar, shkrimtari Xhevat Syla
Duke diskutuar, shkrimtari Xhevat Syla

Tiranë, 14 nëntor 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora