E merkure, 30.09.2020, 10:59 PM (GMT+1)

Komente

Hazir Mehmeti: Shqiptarët synojnë parlamentin e Vjenës

E enjte, 07.10.2010, 09:58 PM


Shqiptarët synojnë parlamentin e Vjenës

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Vjena,kryeqyteti austriak dhe metropol me rëndësi në kontinent është njëra nga nëntë krahinat/Landet/ e Austrisë. Këto krahina kanë një organizim dhe udhëheqje mjaft të pavarur në shumë fusha,bie fjala ekonomike, arsimore.  Duke filluar nga parlamenti i Landit /krahinës/ e deri tek kuvendet e bashkive, përbërja e tyre del nga zgjedhjet që mbahen të ndara nga niveli shtetëror. Vjena si qendër e cila ka diku rreth  1,8 milion banorë ,me një përbërje popullsie me shumë të ardhur është tërheqëse për  komunitet që të kanë   përfaqësuesin e tyre në parlament. Nga të ardhurit, shqiptaret sipas disa burimeve statistikore zënë vendin e tretë dhe deri më tani asnjëherë nuk e kishin ndonjë deputet nga radhët e veta. Në Vjenë llogariten të jenë diku rreth 25 mijë shqiptar por jo të gjithë me të drejtë vote. Këtë të drejtë e kanë vetëm ata me nënshtetësi austriake të cilët besohet se e arrijnë shifrën  10 mijë. Edhe pse me një shifër relativisht të lartë në përbërje, shqiptarët janë të organizuar vetëm në shoqata,parti,klube. Këto organizime deri me tani nuk e kanë afirmuar komunitetin shqiptar,potencialin kulturor të tij,nevojat e tij në jetën e përbashkët në masën  e  duhur. Tani me krijimin e rrethanave të  reja në vendlindje duket se u krijua mundësia të mendohet edhe për të treguar identitetin tonë këtu në hallkat integruese shoqërore e politike. Kyçja e mërgimtarëve tanë në jetën partiake vendore pothuaj se është diçka e re. Kjo ka vlerë pozitive në shumë sfera të jetës.  Në zgjedhjet e radhës të cilat do mbahen me 10 tetor,pas pak ditësh  për parlamentin e Vjenës konkurrojnë edhe dy shqiptar. Januz Saliuka, nga SPÖ (Partia Socialdemokrate) dhe  Arbër Marku nga ÖVP(Partia Popullore). Të dy këto parti janë më të fortat dhe tani në nivelin qendror e udhëheqin Austrinë. Ja një letërnjoftim i shkurtër i të dy kandidatëve.

 

Z.Januz Saliuka  u lind në Gjakovë ,kreu studimet për inxhinier makinerie në UN-Prishtinës kurse në Vjenë tani e ka  përfunduar  Akademinë për Menaxher Socialë. Flet mirë katër gjuhë. Është veprimtar i njohur ndër mërgimtarët shqiptar në Vjenë dhe mjaft i respektuar. Ka kontribuar në të gjitha rrjedhat e deritashme jo vetëm brenda mërgatës lokale por edhe më gjerë në rrafshin kombëtar. Ishte pjesëmarrës në organizimet e mërgatës në mbrojtje të interesave kombëtare jo vetëm në Vjenë.  E ka ndihmuar lëvizjen e rezistencës  kombëtare për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare nga robëria. E ka  ndihmuar themelimin e mësimin shqip në Austri dhe e ndihmon në vazhdimësi.  Ka marr pjesë në shumë takime shqiptaro-austriake po edhe me gjerë. Po ashtu ka marr pjesë në shumë grupe pune në parlamentin austriak dhe në ministri të ndryshme sikur të Partisë Socialdemokrat (SPÖ) dhe Partisë Popullore(ÖVP) ku edhe ka mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ishte këshillëdhënës i disa funksionarëve të partive politike. Disa vite deputet në Odën e Punës së Vjenës(AK-Wien),pjesëmarrës i tryezës së rrumbullakët të Evropës. Kishte kontakte direkt me shumë ministra e burra shtetesh evropian po edhe më gjerë.  Januz Saliuka për një kohë me aktivitetin e tij ishte urë lidhëse në shumë aktivitete të strukturave politike shqiptare  me botën e jashtme nga Vjena si qendër me peshë politike në Evropë e botë . Me këshillat e tij mërgimtarëve tanë u lehtësoi kyçen e tyre në shoqërinë vendore.  ,,Disa rival politik lavdërohen me tituj,kurse mua më vjen ligështi ti përmend titujt të cilët nuk më mungojnë,por unë e kërkoj respektin vetëm për punën që bëjë” do shprehet ai me rastin e paraqitjes së kandidaturës së tij. Vlen të shënohet  se partia kandidat i së cilës është  tani mbi dhjetë vite  e udhëheq Vjenën edhe kësaj radhe sondazhet flasin, po thuaj  sigurt se do i fitoj zgjedhjet brenda Landit të Vjenës ku çdo i pesti votues është me prejardhje nga vende tjera. Moto e Januzit është – Ju zgjedhni- Unë veproj.

 

Z. Arbër Marku, u lind në Dibër(Maqedoni) ku kreu shkollimin fillestar dhe gjimnazin. Në  vitin 1999 në UN  e Vjenës  i regjistron studimet për ekonomi të cilat i përfundon me sukses dhe merr titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike duke e vazhduar edhe doktoratën. Ishte për disa vite asistent në drejtimin e Qendrës-Europahaus. Ishte po ashtu këshilltar në Bankë Austria, mbikëqyrës i aktiviteteve të shfaqjeve   në Pallatin Auersperg. Është për disa vite radhazi Menaxher personal në  firmën Synergy Event.  Në Gjermani i publikohet tema e tij e magjistraturës si literaturë më vlerë  ,,Zhvillimi ekonomik dhe investimet e  jashtme në perspektivën  e Maqedonisë”. Arbër Marku është njëri nga themeluesit dhe anëtar i shoqatës së studentëve nga Maqedonia në Vjenë-,,Universitas”.  Ka kryer një varg punësh tjera si përkthyes,këshilltar e organizues. Ka mbaruar disa trajnime në lëmin e tij kurse tani merret me aktivitete politike dhe  kandidat për deputet në Parlamentin krahinor të Vjenës në zgjedhjet e 10 tetorit. Moto e tij është, JO asimilim-PO integrim’.

  Tani shqiptarët për herë të parë do kenë mundës të votojnë një deputet shqiptar edhe pse zgjedhja e tij është e vështirë për shkak të numrit të vogël të mërgimtarëve tanë me të drejtë vote. Kur kësaj i shtohet edhe shpërndarja e votave të tyre në dysh kjo do jetë e pa arritshme. Votuesi shqiptar duhet të vendosë për kandidatin e Socialdemokratëve,Januz Saliuka e cila parti ka gjasa gati të sigurta të fitoj e me te edhe kandidati shqiptar apo për kandidatin e Partisë Popullore,Arbër Marku , e cila parti ka më  pak gjasa për fitore.  Shumica e aktivistëve  shqiptar, mendojnë se shpërndarja e votave do i humbë shanset e të dyve dhe vet shqiptarëve  për të pas për herë të parë në historinë e zgjedhjeve të Vjenës  një deputet shqiptar.  Sido që të jetë,shqiptaret po bëjnë edhe një hap afirmativ të tyre në jetën politike e shoqërore në Vjenë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora