E premte, 26.04.2024, 10:17 PM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Pse Serbia nuk mund ta pranojë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës?

E premte, 17.09.2010, 09:58 PM


PSE SERBIA NUK MUND TA PRANOJË ZYRTARISHT PAVARËSINË E KOSOVËS?

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë kjo çështje është bërë shumë aktuale jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë. Derisa Tadiq thotë se Sebia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, zyrtarët tanë/me në krye Hashim Thaçin/janë të bindur/por kanë edhe të drejtë/ se me Rezolutën e ndryshuar nga presioni i madh evroperëndimor, Serbia e ka humbur përfundimisht betejën e saj për Kosovën, duke e ndryshuar tërësisht tekstin paraprak të Rezolutës, me të cilin kërkohej që të hapeshin bisedimet për statusin e Kosovës I cili për evropianët dhe shtetet që e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tone ishte çështje e kryer.Të gjithë ata që e kanë përcjellur atë mbrëmje Seancën e OKB-së ,kushtuar Rezolutës serbo-evropiane ,e kanë pare si përfundoi  mbledhja dhe kush ishte humbësi e kush ngadhnjimtari , por si duket këtë nuk e kanë pare vetëm disa nga përfaqësuesit e opozitës sonë/ku hyn edhe ‘’Vetëvendeosj’’ e cila nuk sheh asnjë lëvizje pozitive rreth Kosovës,por kritikon nga bregu se nuk duhet të bisedohet me Serbinë, thuase na jemi më të mëdhenjtë e kësaj bote dhe mund të bëjmë vetëm atë që na teket neve!.

 

Debaklin e politikës aktuale të pushtetit të tyre e kanë pranuar edhe partite opozitare serbe të cilat konkluduan se Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën. Madje edhe çetniku Nikoliq e pranon ‘’Se Serbia nuk merr tatim nga Kosova, nuk e ka ushtrinë dhe policinë e vetë dhe nuk i aplikon ligjet dhe kushtetutën e saj’’, kurse zyrtarët e sotëm, nëse do ta pranonin me gojën e tyre, atëherë nuk do të kishin vend as në shtëpitë e veta, aq më tepër pasiqë në pushtet kanë ardhur me gënjeshtra dhe dallavere rreth Kosovës dhe slloganit’’Edhe Kosova edhe Evropa’’, gjë që nuk kishte qenë fare e vërtetë dhe doliu e saktë ajo thënia famoze e Hollbrukut ‘’ se serbët duhet të zgjedhin mes Evropës dhe Kosovs, përndryshe do të mbesin pa asnjërën prej tyre’’.Por në fund ata e zgjodhën Evropën ngase ishin zhdehur dhe e kishin kuptuar  se ksihin mbetur pa Kosovën tani e 11 vjet më pare.

 

Momentalisht nga politikanët e moderuar serbë vetëm Çedomir Jovanoviq mund të thotë haptazi se Kosova është e humbur, ashtu siç ka thënë dy vjet më pare dhe sipas tij, sa më herët ta kuptojnë këtë fakt , do të jetë më mire për vetë popullin serb.Po të ndiqej realiteti, të cilin e sheh Jovanoviq, Serbia do të duhej e para ta pranonte Pavarësiunë e Kosovës dhe të fillonte një epokë e re e marrëdhënieve serbo-shqiptare të cilat ishin të acaruara me shekuj.Pra para popullit mund të dilte vetëm një Çedomir Jovanoviq I cili ,si duket, është duke u përgatitur në zgjedhjet e ardhshme për një veprim të tillë historic, çka tregojnë edhe disa anketa të zhvilluara këto ditë në Serbi në të cilat Jovanoviq ka vendin e tretë përkah popullariteti, I cili shumë shpejt mund të jetë në vendin e dytë ose në të parin.Ai nuk do t’u frikësohet zgjedhjeve të ardhshme si të tjerët që e kanë gënjyer dhe mashtruar popullin pikërësht rreth Kosovës, duke shpresuar se lufta e tyre donkishoteske kundër mbarë botës/e sidomos Evropës/ do të kishte sukses!!!Pra,përveç Jovanoviqit, të gjithë të tjerët akoma shpresojnë në mrekullira dhe nuk brengosen fare derisa popullit të tyre t’u pëlcet filmi dhe t’ua bëjnë edhe këtyre si atëherë Millosheviqit.

 

Në këtë ngatërrim lëvizjesh të shpejta, do ta kenë vështirë edhe serbët e Mitrovisës së Veriut të cilët duhet të integrohen në shoqërinë kosovare si ata të Jugut dhe t’u nënshtrohen rregullave dhe normave ligjore në të cilat hyjnë edhe pagesat e rrymës dhe komunalieve të tjera, ashtu siç veprojnë të gjithë qytetarët e vendit tone.Ata nuk mund të vjedhin më dhe të keqpërdorin të hyra të llojllojshme banditeske për të cilat kanë qenë të përkrahur edhe nga shteti amë. Ata nuk guxojnë të vrasin më njerëz dhe të plagosin policë kosovarë dhe  të Euleksit, ngase do të qortohen edhe nga nëna e tyre e cila tanimë I ka hallet e veta edhe brenda territorit të saj, siç është rasti më I freskët me Sanxhakun dhe të drejtat të cilat I kërkon popullata e atjeshme muslimane.Disa që brengosen dhe që thonë se Serbia  gjatë bisedimeve me Kosovën do të kërkojë autonomi maksimale për Veriun, na duket se nuk kanë të drejtë ngase Serbia automatikisht duhet t’

ua japë autonominë maksimale  Novi Pazarit, Vojvodinës dhe Luginës së Preshevës.Me fjalë të tjera,një kërkesë e tillë do t’I kushtojë shumë më shtrenjtë se sa mendon ajo ose të tjerët që e përkrahin, ngase kjo mund të ndodhë edhe në oborrin e tyre..

 

Gjithashtu , kërkesa e Serbisë për të hyrë në Unionin evropian vetëvetiu tregon se ajo në mënyrë të heshtur është pajtuar me humbjen definitive të Kosovës,por, siç e dime, nuk është pajtuar vullnetarisht, prandaj edhe vazhdon retorika e saj bajate’’Se asnjëherë nuk do të heq dorë nga Kosova’’.Mes tjerash, për të hyrë në  Evropë Serbia duhet ta pastrojë edhe çështjen e kufijve të saj, se me cilat shtete kufizohet /në mesin e të cilave, natyrisht , bën pjesë edhe vendi ynë/e nëse nuk marrin vesh serbët, do t’Ia tregojnë ata që e ndryshuan Rezolutën ...

 

Gjatë ditëve të kaluara erdhi në shprehje edhe një konstatim, se Serbia kur e sheh zorin pranon gjithçka, siç ishte biseda me dy ministrat e punëve të jashtme të dy shteteve më të  fuqishme evropiane dhe takimi me baroneshën Eshton/vetëm një ditë para se të ndryshohej Rezoluta serbe, alias Rezoluta fjalë përfjalë evropiane/.pra ku mbeti inati dhe vendosmëria e njohur serbe.Ku mbetën fjalët kurrë, kurrë…dhe të ashtuquajturat’’Vijat e kuqe serbe’’?!.Me fjalë të tjera, Serbia Rezolutën e saj e ndryshoi me atë evropiane,duke u inatosur që në sallën e OKB-së gjendej delegacioni shtetëror kosovar!.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora