E premte, 26.04.2024, 11:29 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: postskriptum Intervistave nga Dr. Salih Berisha-Hashim Thaçi...

E marte, 11.12.2007, 11:14 PM


Postskrimtum Intervistave nga Dr. Salih Berisha-Hashim Thaçi me gazetarët Belendi Fevziu-Sylejman Shaqiri dhe të tjerët... në mbrëmjen e 10.12.2007, përmes TVSH-RTK-KLAN-ALSAT...

 

Zotni Hashim Thaçi, nuk jeni (vetëm) ju themelues i UÇK-së!!

 

Nga Kadri Osmani-Mani, major i luftës

 

Kadri Mani
Deklarata tejet e fryrë dhe e hardallosur e zotit Hashim Thaqi, mandator për kryeministër të Kosovës, se ai na qenkësh themelues i UÇK-së, ishte tejet tendencioze dhe fyese për luftëtarët e lirisë përgjithësisht, dhe në veçanti për dëshmorët e kombit!!

As gjykata nuk e merr për vepër penale vetëm një ose vetëm dy persona: vepër penale politike mund të bëjnë vetëm grupi prej 3 (tre) personash, sepse në vota vetëm treshi formon shumicë-pakicë, apojo!?!

Dhe le të ishte Hashim Thaçi numër-1, (gjë që nuk ishte!), ama si nuk denjoi t’i gjente me thjerrëz (vogëlakët!) dhe t’i theksonte edhe dy shokë nga dëshmorët tanë të rënë në fushën e nderit: Adem Jashari, Agim Ramadani, Ahmet Krasniqi, Enver Topalli, Afrim Zhitia, Fehmi Lladrovci, Fahri Fazliu, Hamzë Jashari, Rexhep Mala, Mehë Uka, Nuhi  Berisha, Sejdi Sejdiu, Tahir Zema... dhe të dilte me një procesverbal për dokumentim të besueshëm!?!

Zotni Hashim Hhaçi ende nuk është deklaruar se në cilën Betejë ka marrë pjesë ai vetë!?! Apo vetëm e ka themeluar UÇK-në dhe i ka dërguar rekrutët në luftë, në mënyrë joprofesionale, gjë që do të ishte vepër e rëndë penale!?!

Partia e Luftës e Kosovës (PLK) ka filluar me gradat ushtarake nga më të lartat-major, ngase s’ka gradë më të lartë pa qenë doktor shkencash, apojo? Si ju ndodhi juve që të arrinit deri te një numër bukur i madh “gjeneralësh”, duke qenë mësues katundesh ose edhe ndërtimtarë!?! Dhe ju personalisht çfarë grade keni?- se nuk e keni thënë deri tash?

Duke jua uruar zgjedhjet e fituara, po ju shtroj disa pyetje dhe prognoza:

Ekzekutivi juaj a do t’i thërrasë njata 60 oficerë madhorë që edhe sot e kësaj dite po bredhëritën nëpër mërgatë dhe në punë të rënda e të vrazhda për duart e tyre të arta prej oficerësh me vlera të larta kombëtare, për çka edhe janë shkolluar, apo mos i keni shpallur tanimë persona nongrata si “dezertorë”?- ngase është zhvilluar luftë ideologjike, dhe ata kanë qenë të papërshtatshëm ngase ishin partizanë të Dr. Ibrahim Rugovës, të cilin poashtu nuk e përmendet fare në Intervistë, dhe  as përmendet flamurin e ti të Dardanisë, të cilin strukturat tuaja e kanë djegur publikisht!?!

E pra jemi gëzuar që keni fituar për dy arsye:

1.Gjumashët e LDK-së e kanë meruar disfatën dhe

2.Ju (dhe Qeveria e zezelinave) e të krimeve ekonomike... për pak muaj do të komprometoheni krejtësisht, ndërsa votuesit do të këndellen përfundimisht!

Edhe zotni Blendi Fevziu shkalloi keq kur nxori nga goja “Shqipërinë e madhe”!! Dhe as deshi ta përmirësonte atypëraty, kur ia tërhoqi vërejtjen zotni Gani Mehmeti nga Besiana se duhet thënë “Shqipëri Etnike”!?!

Shëndet.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora