E diele, 27.11.2022, 12:16 PM (GMT)

Faleminderit

Asllan Dibrani: Shaban Polluzha trimi dhe heroi legjendar me synime për Bashkimin Kombëtar

E diele, 06.06.2010, 06:59 PM


Shaban Polluzha trimi dhe heroi legjendar me synime për Bashkimin Kombëtar

 

Nga Asllan Dibrani

 

Pushtuesit serb, prej se okupuan Kosovën, më 1912 e këndej, ndoqi  një politikë të shfarosjes së shqiptarëve, duke i persekutuar,vrarë dhe djegur, duke i torturuar dhe masakruar në mënyrë individuale e kolektive dhe, më në fund, duke i vrarë dhe duke hapur varre të panumërta .

 

Një politikë  e tillë nuk pushoi asnjëherë, por përkundrazi, erdhi duke u bërë gjithnjë më e egër, politikë xhelatësh dhe okupuese. Nga viti 1912 e deri me sot, mund të thuhet se asnjë qytet, lokalitet, fshat a shtëpi nuk mundi t’u shpëtojë mundimeve torturave  dhe masakrave nga reprezaljet serbe.

 

Menjëherë pas okupimit të Kosovës, filloi masakrimi i popullatës nëpër të gjitha rajonet shqiptare. Masakrën e patën nisur në Drenicë, pikërisht në Prekaz të Epërm te Adem Jasharit dhe familjes së Jasharëve qe bënë një epokë për historinë e Kosovës, të Ahmet Delisë dhe shume luftëtareve qe dha Drenica.  Gjithashtu, ndërmerren masa për zhdukjen e intelektualëve shqiptarë dhe ndaj të gjithëve atyre që i bënë rezistencë kësaj politike dhe, i rralli, arriti t’u shpëtojë torturave, burgjeve dhe vdekjes. U derdhën mjete të shumta nga ministria për të mbushur trenat me shqiptarë që t’i çonin në Anadoll (marrëveshja  e nënshkruar jugosllave-turke).

 

Portret i heroit të Kosovës Shaban Polluzha vaj 95x75 cm nga Asllan dibrani 1999
Portret i heroit të Kosovës Shaban Polluzha vaj 95x75 cm nga Asllan dibrani 1999
Ne mesin e trimave te Kosovës pikërisht  të krahinës se Drenicës që i rezistoj pushtuesve serb ishte edhe Shaban Polluzha  njeriun i rezistencës , njeriu me një strategji ma te veçantë nga luftëtarët e asaj kohe , ishte me një vizion tjetër nga ombrella komuniste Jugosllave  qe kishin synime gllabëruese  pos Kosovës  edhe Shqipërinë ta fusin si republikën e shtatë  nën jugosllavët .Shaban Polluzha  udhëhoqi një brigadë   ushtarake  me mijëra  trima qe kishin vërejtur dinakërinë serbe dhe politikën e  serbo-sllavëve të luftës së dytë botërore .

 

 Tribuni i popullit, Shaban Polluzha, në të gjitha etapat e jetës së tij u angazhua për mirëqenien e popullit shqiptar, duke mos kursyer asgjë për të, madje as jetën, as familjen e as truallin dhe kullat. Ideali i tij për pavarësinë kishte zënë vend në shtatin e tij qysh në moshën e re. Për këtë ideal, më vonë do ta japë jetën.

Gjatë rezistencës që i bëri ushtrisë jugosllave në Drenicë e në Shalë të Bajgorës, u dëshmua si prijës tribun. Në këtë periudhë Shaban Polluzha barte flamurin kombëtar, me të cilin mbështillte plisin e bardhë. Pra, në të njëjtën kohë flamurin dhe plisin – plisin mbështjellë me flamur, asnjëherë nuk doli pa flamur, sepse për të luftonte dhe për të ishte i lidhur gjatë tërë jetës. Me të u vra dhe për të dha jetën për çlirimin e Kosovës nga regjimi  sllavist  për bashkimin e Shqipërisë në një shtet  jo të ndarë jo te copëtuar  siç u veprua në luftën e dyte botërore qe aneksuan  shumë pjesë nga Shqipëria dhe ju ndan armiqve të  atëhershëm për  fat të keq mbeten akoma si armiq duke e mbajtur se cili pjesë të Shqipërisë nën kolonitë e veta siç është Serbia,Maqedonia ,Mali i zi, dhe Greqia ,koha është qe te jemi kompakt si komb dhe te bashkohemi siç na mësoj Skënderbeu ,Ismail Qemaili, Hasan Prishtina dhe Shaban Polluzha etj.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora