E premte, 26.04.2024, 11:22 AM (GMT+1)

Mendime

Thithgjaks...!

E marte, 20.11.2007, 12:28 AM


Esse nga Medi Belortaja

NJË ESSE PËR KRIMIN
 
Flitet për ta, dhe shfaqen përherë në TV, kryesisht nëpërmjet filmave artistikë, tregimeve letrare dhe gojëdhënave të ndryshme, letërsisë fantastiko-fantazmagorike (fantastiko-shkencore s'vete), që mjelin dhe vjelin miliona dhe miliarda dollarë dhe euro nëpër kinema të botës si personazhe filmikë; pra, për një lloj makabriteti artistiko-letrar, të simbolizuar në të ashtuquajturin "Vampir". Krijesë kjo, me të dhëna fizike kryesisht burri, që shfaqet papritmas dhe herë pas here me kostum të errët elegant, fytyrëmeit dhe me dy simetri jakash të bardha të ngritura lart me cepa. I gatshëm të hidhet e të zotërojë lehtësisht çdo lloj qafe të fajshme apo të pafajshme, mashkulli apo femre. Qafa të jep përshtypjen se s'ka nga ia mban, dorëzohet, epet dhe jepet lehtësisht dhe fatalisht dhimbshëm nën dhëmbët e tij. Mishin e le, nuk i duhet. Në gojëdhëna për ngjarje dhe fenomene të ndryshme, treguar nga njerëz që tregojnë thashemnaja të transmetuara tej e këtej, po na zbulokan se paska dhe vampirë të gjinive të tjera. Gjepura! Vështirë të besohet nga arsyeja e shëndoshë. Por ja, dikush mund të hidhet e të na presë fjalën duke kundërshtuar: Pse more, a nuk ishin vampire, piramidat financiare të '97-s? Si pyetje retorike, edhe mund t'u japësh të drejtë, por edhe mund ta lësh për diskutim, sidomos kur mendon se ia vlen më tepër që çështjet të lihen të hapura, ashtu siç ka vlerë më tepër piktura e pambaruar. Dikush tjetër hidhet e shprehet: Po vrasjet, vetëvrasjet, që s'po rreshtin dhe "s'po ngopen" me gjak njerëzish, duke marrë deri jetët e të palindurve ende? A nuk mund të quhen vampire dhe këto? S'di ç'të thuash, ta mbyll gojën tjetri. Sidomos kur ke shumë për të thënë, dhe e sheh më të udhës të mos thuash asgjë.

Një tjetër të hidhet e të përmend gjakmarrjen, një fenomen më së shumti shqiptar, e më së paku tepër të dhimbshëm, si e gjinisë më së mesmi asnjanëse. Ti thua që është a nuk është as njëra, as tjetra. Po ajo, thotë, a nuk është një vampire? Gjakmarrja, me demek. Edhe pse të vë në dyshim, pasi, për më tepër se është goxha e vjetër në moshë, por dhe ama se për dreq, ajo nuk të jep aspak përshtypjen dhe imazhin e një femre... Zonja Gjakmarrje. Hëh!

E sa e sa të tjera, thuhen e thonë! S'di ku të fillojë, të niset, e ku të mbërrijë i ziu njeri! Ca fillojnë të artikulojnë dhe e teprojnë duke të treguar se dhe vampiri korrupsion (by the way), është krejt i veçantë dhe i paparë, por i gjinisë po mashkullore. Dhe kur ti i nxjerr përballë me rebelim arsyen dhe pamundësinë e të qenit korrupsioni vampir gjakpirës, ai tjetri thotë se ky kuptim dhe veprim është në sensin indirekt. D.m.th., shkaku na sjellka dhe pasoja.

Edhe emigracioni the?!... Jo! E pamundur! Është lubi dhe kaluar vampirit "O Tunxh!", që po na thith gjithë gjakun e ri, ajkën e djelmnisë dhe inteligjencën e thekur?! Siç na thithi dikur dhe rilindës me emër e nam, dhe që s'e kuptuam kurrë pse 'balta nuk u bë më e ëmbël se mjalta, andej larg, ku shkuan ata. Se këtu, po dhe jo! Po mirë, ç'të bëjnë këtu ata (të rinjtë, intelektualët)?! - ta kthen me naivitet ai tjetri. T'i bien "gajdes"? Janë të rinj, kanë ëndrra. T'i lemë pafundësisht të plaken duke parë me syhapur ëndrra? Ja, hedhin sytë në tokën dhe trotuarin ku ecin, shohin... Puseta të hapura! Ngrenë sytë në qiell dhe kërkojnë të shohin yje, arusha të mëdha e të vogla, por s'i lë smogu...

Përgjithësisht, kur i mendon disi më thellë këto të thëna dhe të dhëna, duket se i hedh poshtë të gjitha. Pra, se të gjitha, më së paku pjesa më e madhe, hyjnë ose janë përbërës vetëm të një supervampiri, KRIMIT! Ose supervampiri krim! Askush s'ka përllogaritur statistikisht se ç'vend zë kjo monstër në raport me popullsinë e vogël shqiptare, me kilometrin katror, me harqet kohorë; me ritmikën marramendëse në kohë dhe "pasuritë" e paimagjinueshme të llojeve dhe mënyrave të ekzekutimeve. Që s'paska e s'paska forcë ta ndalë këtë monstër, më të tmerrshëm, më barbar dhe më të pamëshirshëm se çdo turmë vampirësh kinematografikë dhe letraro-artistikë. Supervampir, që s'ka të ndalur dhe të krahasuar në llojin e vet. Më mirë që s'ka, se po të kishte, s'do kishte birë ku të futeshim...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora