E shtune, 27.04.2024, 05:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjirokastra

E premte, 04.05.2007, 07:36 PM


Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit mendohet të jene në shekullit e XVII siç tregojnë edhe themelet e kështjellës së këtij qyteti. Kështjella e Gjitokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESKO.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qendrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.[1]

Më 16 tetor 1908 në Gjrokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historin e Repulikës së Shqipërisë.

Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur"

Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, në rrethin e Gjirokastrës, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Dhoma e tregëtisë për jugun e Shqipërisë ndodhet në Gjirokastër dhe ky qytet ka Parkun Industrial më të madh në rajon. Universiteti Eqerem Çabej i Gjirokastrës është ndër më të vjetrit në Shqipëri.

Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip

Turizmi Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitektuale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike.

Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tiranë-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokaster po të nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës në Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora