E premte, 26.04.2024, 05:49 AM (GMT+1)

Editorial

Valon Kurtishi: Shqipëria të largojë urgjentisht Anastasios Janullatos dhe bandën greke nga KOASH

E marte, 06.04.2010, 09:59 PM


Shqipëria të largojë urgjentisht Anastasios Janullatos dhe bandën greke nga KOASH

 

Nga Valon Kurtishi

 

Në mesnatën e shtunë/dielë të krishterët ortodoksët në gjthë botën festuan pashkët apo festën hebraike të flijimit, për nder të ringjalljes së Jezu Krishtit, pas të premtes së zezë kur ai u kryqëzua nga romakët, që “nuk dinin se çbënin”. Emërtimi dhe praktika rjedhin nga fjala hebraike “Paska” apo flijim, për nder të ditës kur sipas mitologjive hebraike  populli izraelit u çlirua nga robëria egjiptiane duke kaluar detin e kuq (1513) p.e.s.

Me këtë rast në katedralen ortodokse të Ungjillizimit në Tiranë, klika uzurpuese greke organizoi maskaradën e ngjashme e të pështirë antikombëtare që e realizon çdo vit në të njëjtën kohë. Në fillim doli në TVSH d.m.th televizionin publik shqiptar, vetë kreu i uzurpatorëve grekë, Anastasios Janullatos, dhe me një shqipe mizerabël që të ndjell kupën, filozofoi për “lirinë nga çdo formë frike”. (Paramendoni ç’farë hipokrizie e paparë - greku shovinist dhe okupator flet për lirinë nga çdo formë frike !!!).

 

Më vonë gjatë natës, tragjikomedia mori forma tipike fundamentaliste kur personi në fjalë u paraqit me një zjarr të madh në duar dhe i rrethuar nga një numër i bodigardëve trupmëdhenj (nga çe ruajnë vallë) si mesia apo si i dërguari i zotit në tokë. Një numër i spiunëve të blerë me para greke shtyheshih me njëri-tjetrin rotull tij (gjoja kush do ta ndezë qirinë i pari), në një show tipik fundmentalist greko-bizantin. Edhe në Shkup, Podgoricë, Beograd dhe Bukuresht u festuan pashkët ortodokse po nuk pamë kryepeshkopë përkatës që ti ruanin truproja e ti shtynin masa njerëzish, që aq shumë i dashkan ato dhe zjarret e tyre, saqë paska rezik edhe ti shtypnin nga dashuria e madhe. Duket se grekët po përpiqen të injektojnë në Shqipëri fondamentalizmin e sëmurë fetar, atë bizantinizmin e çoroditur mistik ortodoks karakteristik për aziatikët primitivë dhe aq larg karakterit kombëtar të shqiptarëve, që janë shumë të matur, dinjitozë dhe europianë në raste festash të ndryshme fetare.

 

Përtej simbolizmave të këtillë çoroditës e pseudo-fetarë, çështja në lidhje me të a.q “Kishë ortodokse shqiptare” dhe me të a.q “Krye-episkop” të po kësaj kishe, është duke marë përmasa tragjike për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Për më tepër, çështja në fjalë është duke i shkaktuar një dëm të madh kombit tonë sot si dhe është duke vendosur bazat për një shkatërrim të qartë dhe të sigurtë të kulturës dhe kombit shqiptar në të ardhmen, nëpërmjet strategjisë për libanizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Është fakt i njohur historik se vetë ekzistenca e kishës ortodokse shqiptare ka qenë dhe është akoma sot në kontradiktë apo kundërshtim të drejtpërdrejtë me kishën orotodokse greke. Gjeneza e ortodoksisë shqiptare është kundërshtimi i gjuhës greke nga peshkopi Theofan Stilian Noli, i cili në një akt madhor kombëtar e fetar bashkë, dha liturgjinë apo meshën e parë në gjuhën shqipe më 22 mars 1908, në Boston të SHBA. Rruga e gjatë, e rëndë dhe me shumë ndërkëmbëza greko-shoviniste e ortodoksisë së mirëfilltë shqiptare, kaloi më vonë nga Kongresi i Beratit i vitit 1922, ai i Korçës 1929, për të përfunduar me një fitore të madhe dhe historike më 1937, kur Patrikana e Stambollit njohu apo thënë më drejtë u detyrua të njohë përfundimisht autoqefalinë (pavarësinë) e kishës ortodokse shqiptare. Në këtë vendim të sajin, Patrikana u bazua në nenin 34 të Statutit të saj i cili thotë se, “çdo komb ka të drejtë ta ketë kishën e tij të pavarur dhe Kryepeshkopin e racës së vet”.

 

Në vitin 1967 regjimi komunist shpalli zyrtarisht Shqipërinë si shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar me ligj çdo lloj të veprimtarisë apo organizimit fetar. Rilindja e fesë u mundësua nga procesi i përgjithshëm demokratizues që mori Shqipëria në vitet 90. Pikërisht në këtë kohë kur shteti ynë shqiptar ishte në një periudhe të rëndë krizash politike e ekonomike, qarqet shoviniste greke e panë shansin e tyre historik për të realizuar planet e tyre të hershme për greqizimin e Shqipërisë së jugut dhe okupimin kësaj pjese të vendit nga Greqia. Në një bashkëpunim perfekt me Patrikanën e Stambollit, e cila është etnikisht gjithashtu greke, si dhe me leje të qeverisë shqiptare (takimi Kapllani- Samaras, në Korfuz më 2 korrik 1991), në Shqipëri vjen një prift grek, Anastasios Janullatos.

 

Biografia e z.Janullatos i cili vinte në Shqipëri pë të ringritur kishën shqiptare, është tmerësisht politike dhe tipike nacionaliste greke. Kjo shihet qartë kur në jetëshkrimin e tij tek rubrika “veprimtaria sociale” jepen aktivitete si anëtar i Këshillit të Shkollës së Lartë të Punonjësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91) etj. Shihet qartë që z.Janullatos gjithë kohës ka qenë anëtar dhe i punësuar në organizata “kombëtare” e nacionaliste që meren me probleme kombëtare e fetare të kombit grek.

 

Z.Janullatos sipas shkrimeve të tij, qenka caktuar nga Patrikana Ekumenike e Stambollit si një zëvendës apo eksark i cili do të meret me punë organizative për të ringritur kishën shqiptare deri në nivelin kur ajo do të vetëdrejtohet; të hyjë në kontakt me priftërinjtë ordodoksë atje pavarësisht nga origjina dhe gjuha amtare; të meret me punë organizative në bashkëpunim me ortodoksët e interesuar etj. Pra, duket qartë që në fillim se z.Janullatos ka ardhur me prapavijë etno-shoviniste të tipit “pa marë parasysh çfarë origjine etnike paskan priftërinjtë dhe populli”, që  tregon misionin e tij politik, nacionalist grek dhe antishqiptar në Shqipëri.

 

Që nga ajo kohë, edhe pse në fillim erdhi si një ndihmës apo zëvendës peshkop (ekzark) i përkohshëm, Janullatos nuk është larguar më nga Shqipëria. Për më tepër, është vetëshpallur si Kryepeshkop më 24 qershor 1992 (pseudo-fronëzimi më 2 gusht), sipas një propozimi të  Patriarkut Ekumenik me kombësi greke Bartolomeu, dhe ka ndikuar që edhe tre peshkopë të tjerë të kësaj kishe të caktohen grekë etnikë të ardhur nga jashtë vendit.

 

Ky akt i tmershëm antishqiptar dhe i kundër krishterë ndodhi në korrik 1998 si pasojë e presioneve të tmershme të Patrikanës së Stambolllit dhe qeverisë greke, si dhe lëshimit historik të qeverisë shqiptare të asaj kohe. Kështu Sinodi i shenjtë apo organi më i lartë drejtues i kishës ortodokse shqiptare ka këtë përbërje: Kryepeshkopi i vetëshpallur me kombësi greke i ardhur nga Greqia Anastasios Janullatos si kryetar;  Mitropoliti i Beratit Ignatios poashtu i ardhur nga Greqia dhe me kombësi greke, Mitropoliti i Gjirokastrës Dimitrios me kombësi greke, mitropoliti i Korçës – Joani, ky është një shqiptar etnik nga Korça me emër grek Joani në vend të emrit shqip Gjon, si dhe tre gjoja shqiptarë të tjerë që janë me shkallë më të ulët në kiearkinë kishtare, (Trebicka, Merdani dhe Nikolla).

 

Përveç greqizimit total të udhëheqësisë së kësaj kishe, është greqizuar edhe terminologjia kishtare. Është ngatëruar qëllimshëm vetë emri i kishës ortodokse shqiptare e cila nga “Kishë ortodokse shqiptare” është ndryshuar në “Kishë ortodokse të Shqipërisë”, duke humbur karakterin etnik shqiptar dhe duke u shndërruar në një kishë me karakter thjesht gjeografik, “e Shqipërisë”. Kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me traditën ortodokse e cila njeh kisha të veçanta kombëtare sërbe, bullgare, greke, rumune e jo kisha të rajoneve të veçanta gjeografike.

 

Janë futur në përdorim një shumësi e termave të tillë si Jisu Kristi për Jezu Krishtin, episkop për peshkop, episkopata për peshkopata, Krie-episkop për Kryepeshkop, orthodhoks për ortodoks, theologjia për teologjinë, psallmi për këngët, lithurgjia, syndesmos, vangjelizmos etj, që s’kanë lidhje me gjuhën shqipe dhe janë ndikime gjuhësore apo barbarizma greke të cilat nuk kanë qenë prezente më parë në terminologjinë ortodokse shqiptare.

Ikonat e prodhuara në Akademinë teologjike apo shkolla tjera të Kishës ortodokse nën udhëheqjen e Janullatos janë të gjitha me shkronja të alfabetit grek dhe krejtësisht të pakuptueshme për shqiptarët, duke shkelur rëndë mbi traditën ortodokse shqiptare të prodhimit të ikonave në gjuhën shqipe dhe vetëm shqipe si dhe duke shkaktuar një vepër të rëndë penale e cila në Greqi dënohet me burg të rëndë.

 

Janë kryer një numër i restaurimeve të kishave shqiptare duke i shkatëruar elementet autoktone dhe origjinale të tyre dhe duke lënë të paprekura vetëm elementet bizantine dhe greke. Me këtë i është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar.

 

Faqja zyrtare e kishës ortodokse gjoja shqiptare, http://www.orthodoxalbania.org është bërë tregjuhëshe. Çkërkon tani gjuha greke në kishën ortodokse shqiptare dhe në ueb faqen zyrtare të Kishës ortodokse shqiptare?. Më tej në këtë faqe, zona e Himarës është ndarë nga prefektura e Vlorës me një vijë që në hartën administrative të Republikës së Shqipërisë nuk ekziston askund. Pra, Janullatos dhe banda greke ka filluar të vizatojë edhe ndarje të brendshme administrativo-politike të shtetit shqiptar sipas teorive të Vorio-Epirit.

 

“Kisha” e uzurpuar nga Janullatos ka qenë pjesëmarëse direkte edhe e skandalit të eshtrave në Kosinë të Përmetit, kur prifti i tyre Vasilios Thomollaris u kap duke paguar njerëz që të nxirnin eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë nga varret e tyre për ti shpallur për eshtra të ushtarëve grekë.

 

“Kisha” në fjalë ka shërbyer si qendër për greqizimin e shqiptarëve të varfër nga zona të ndryshme të shtetit tonë. Ajo ka themeluar reth tetë shkolla fillore, të mesme edhe profesionale ku mësohet gjuha greke. Pyesim, çka u duhet fëmijëve të Durrësit apo Tiranës që të mësojnë gjuhën greke apo pse në Durrës shkollë shqiptaro-greke “Fryma  e dashurisë”!? Nëqoftëse Janullatos dëshiron vërtet të ndihmojë fëmijët shqiptarë, pse nuk vendos si gjuhë mësimi në këto shkolla vetëm shqipen? Kjo është shumë e thjeshtë. Nuk ka grekë etnikë në Durrës apo Tiranë.

 

“Kisha” në fjalë ka shërbyer si qendër për falsifikimin e dokumentacionit të gjendjes civile duke kryer kështu një krim monstruoz të dënueshëm si me ligjet e zotit ashtu edhe me ato të Cezarit. Kisha në fjalë ka bërë presion të madh ndaj fshatrave të ndryshme shqiptare me motivacionin, “çdo fshat që shpallet 80% për grek do të përfitojë en bllok shtetësi greke, viza greke, pensione greke, shkolla greke, ndihma ekonomike, bursa studimi falas për Universitete greke e kështu me radhë. Janë kushtëzuar me ndërrim të përkatësisë etnike dhe fetare madje edhe të sëmurë të ndryshëm që në hallin e tyre i janë drejtuar për shërim qendrës spitalore që Janullatos ka ndërtuar në Tiranë.

 

Është interesante të shihet vëllimi i madh i investimeve nga më të ndryshmet që ka kryer e a.q “Kisa orthodhokse e Skiperise” me në krye “Kryepiskopin” e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, Anastasios Janullatos. Është e çuditshme dhe vetiu shtrohet pyetja, prej nga gjithë kjo shumë e madhe e mjeteve financiare në dispozicion të një personi të vetëm. Megjithatë, duket sheshit se këtu kemi të bëjmë me një strategji të madhe të greqizimit të shqiptarëve duke përdorur shtrëngues ekonomikë, ku shihet se në një joint-venture janë përfshirë sa shteti grek, aq edhe organizata të ndryshme terroriste të Vorio-Epirit si dhe lobi grek i Amerikës, (shih në He Gave His Country Hope, The Story of Archbishop Anastasios Yannoulatos, Parade Magazine, Nicolas Gage, qershor 2003 apo edhe The Resurrection of Church in Albania, Jim Forest, World Council of Churches, 2002).

 

Personi në fjalë apo ndihmësit i tij si prifti Hristomos apo edhe ati i tij shpirtëror peshkopi Sebastianos p.sh., kanë shërbyer në periudha të caktuara kohore si zëdhënës të qarqeve më të zeza shoviniste vorioepirote dhe pretendimeve terrioriale greke ndaj Shqipërisë, kurse në momente të caktuara edhe si katalizatorë të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Shqipërisë dhe Greqisë sipas urdhërave dhe planeve të Athinës zyrtare. Nga ana tjetër, personi në fjalë e bojkotoi lutjen për viktimat shqiptare të gjenocidit grek, duke u arsyetuar se nuk meret me politikë. D.m.th krerët e komuniteteve myslimane, katolike dhe bektashi qe ishin prezentë në këtë lutje meren me politikë, vetëm Janullatosi nuk meret!. Nga ana tjeter qëndrimet që mban për Qipron dhe konfliktin greko-turk për këtë ishull mijëra kilometra larg Shqiperisë nuk janë politikë!.

 

Deklaratat e tij janë të pabesueshme. Janë të turpshme fjalët e thëna autorit amerikan Fred A. Reed, të paraqitura në librin “Salonica Terminus – Travels into the Balkan Nightmare”, Selanik, 1996” për shqiptarët dhe Shqipërinë si “qendër të fundamentalizmit islamik me një qeveri që do ta bëjë Shqipërinë e madhe” apo deklarata e tij dhënë agjencisë ruse në Moskë në vitin 1999 për “ndalimin e bombardimeve ndaj vëllezërve tanë sërbë”!!!.

 

Janë bërë përpjekje të pareshtura 20 vjeçare, të sforcuara dhe shumë komike që Janullatos të paraqitet si një shkencëtar i madh, luftëtar i paqes botërore, misionar i krishtit, bashkues i kishave, vetë krishti në tokë, kryetar i gjithfarë organizatave fantazëm ndërkombëtare që i themelon lobi shovinist grek i Amerikës për tu shërbyer qëllimeve terroriste greke, për ta treguar atë si njeri të madh, që ja, vetëm nacionalisët shqiptarë nuk e dashkan. Me përzierje të drejtpërdrejtë të shtetit grek dhe lobeve të fuqishme konspirative në dispozicion të tij, është bërë e mundur që ky person të shpallet Qytetar nderi i Tiranës më 2005 dhe i Korçës më 2007. Edhe presidenti Topi i detyruar nga rethanat dhe në një veprim të pamenduar mirë, i dekoroi dje krerët e katër komuniteteve fetare me urdhërin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Megjithëse presidenti Topi në një akt kuptimplotë i cili dukej se i drejtohej para së gjithash dhe kryesisht të vetmit joshqiptar aty, Anastasios Janullatos, duket se e shprehu mospajtimin e vet me prezencën e tij me fjalinë “të mos përzihet feja me politikën”, përsëri, nuk është dashur të dekorohet ky antishqiptar i egër me urdhërin e lartë të Skënderbeut.  

 

Në kuadër të strategjisë perverse për lartësimin dhe hyjnizimin amoral të tij, ka vijuar përpjekja paralele që opozita e drejtë kombëtare ndaj z.Janullatos të paraqitet si nacionaliste, ekstremiste ose si islamike fundamentaliste. Është kërcënuar dhe është bërë çdo përpjekje e mundshme për të ndalur priftin shqiptar Nikolla Marku nga Elbasani në misonin e tij të krishterë për të mbrojtur kishën Shën Mëria në Elbasan nga përzierja në skemat greke që nuk kanë lidhje me fe, por janë krejtësisht politikë asimiluese antishqiptare. Janë kërcënuar gazetarë, historianë apo qytetarë të thjeshtë që kanë shkruar diçka apo vetëm janë shprehur kundër prezencës së grekëve të ndryshëm në kishën ortodokse shqiptare.

 

Është e gjatë, shumë e gjatë lista e deklaratave, thënieve, shkrimeve të ndryshme dhe veprimeve e aktiviteteve konkrete të këtij personi dhe të tjerëve reth tij kundër interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Shteti shqiptar duket se u përpoq ti paraprijë apo ta neutralizojë një pjesë të së keqes me ligjin e miratuar në vitin 2009 në lidhje me financimin shtetëror të komuniteteve tradicionale fetare. Megjithatë, kjo është shumë pak dhe shumë vonë. Zgjidhje e vetme mbetet respektimi i statutit të Kishës ortodokse shqiptare dhe i neneve të cilat qartësisht kërkojnë që krerët dhe priftërinjtë e Kishës të jenë prej gjuhe, gjaku dhe shtetësie shqiptare. Shteti shqiptar duhet të ndërhyjë urgjentisht pasi veprimet antishqiptare të shovinistëve grekë në kishën shqiptare që skanë lidhje me fe e krishterizëm kanë marë përmasa të tmershme e gati të pariparueshme. Grekët duhet të largohen nga Kisha ortodokse shqiptare pasi nuk e kanë vendin aty dhe pasi prezenca e tyre në atë organizatë fetare shqiptare e minon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar. Prezenca edhe e një greku të vetëm në kishën ortodokse shqiptare është rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës ë Shqipërisë. Grekët duhet të largohen nga Kisha ortodokse shqiptare pasi aty dhe kudo tjetër në Shqipëri ata realizojnë veprimtari antishqiptare, antishtetërore, antiortodokse, antifetare, anticivilizuese dhe antieuropiane. Të gjitha shkollat greko-janullatiste duke filluar me Akademinë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, e duke vazhduar me spitalet apo çdo objekt i vetëm ndërtuar nga Janullatos duhet të shtetëzohet, të shqiptarizohet dhe pastaj ti jepet në pronësi të përhershme një kishe të shqiptarizuar dhe krishterizuar e cila funksionin në bazë të ligjeve të zotit, e jo në bazë të skemave të satanizmit nacional-ekstremist grek.

Është koha e fundit që shteti shqiptar të marë masa konkrete ligjore dhe fizike që të largojë këta ekstremistë satanistë dhe anti-krisht nga shtëpia e zotit e besimtarëve ortodoksë shqiptarë. Largimi i gjithë nacional shovinistëve dhe ekstremistëve grekë nga kisha ortodokse shqiptare dhe pavarësimi e shqiptarizimi formalo-material i ortodoksisë shqiptare, është një ndër kushtet kryesore për stabilizimin përfundimtar politik dhe ekonomik të Shqipërisë si dhe për integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë sonë në BE.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora