E premte, 26.04.2024, 08:06 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hajdin Islami: U konstitua përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

E merkure, 30.12.2009, 06:51 PM


U konstitua përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë
 
Nga Hajdin ISLAMI

VUSHTRRI,30 DHJETOR 2009-Në Vushtrri sot është bërë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit Komunal. Fjalën hyrëse e ka mbajtur kryesuesi i deritanishëm i KK-së Ferit Idrizi, i cili e ka hapur këtë seancë solemne, më pas kanë folur edhe kryetari i rizgjedhur i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili ka përmendur të arritur dyvjeçare të kësaj komune si dhe është zotuar para të pranishmëve se premtimet e tija do t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar.“Banorët e qytetit dhe të fshatrave të Vushtrrisë do të kenë kushte më të mira për jetë, ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve”, tha në mes tjerash kryetari Bajram Mulaku. Ndërsa i pranishëm në këtë mbledhjeve solemne ishte edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati i cili i ka uruar anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale të Vushtrrisë si dhe kryetarin Mulaku. Më pas ka vazhduar betimi i kryetarit dhe këshilltarëve. Sipas votave të fituara në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 përbërja e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë duket kështu:15 ulëse ka Partia Demokratike e Kosovës(PDK), 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK),7 Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK),2 Aleanca Kosova e Re(AKR),1 Lëvizja për Bashkim(LB),1 Lidhja Demokratike e Dardanisë(LDD),1 Partia e Drejtësisë(PD),1 Kosova Demokratik Turk Partisi(KDTP). Më pas për të pranishmit dhe mysafirët është shtruar një koktej rasti.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora