E premte, 26.04.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Shënohet 11-vjetori i Bestejës së Tabeve të Llapashticës

E hene, 28.12.2009, 08:42 PM


Shënohet 11-vjetori i Bestejës së Tabeve të Llapashticës

Demaçi : Lufta e UÇK-së ishte luftë kundër Serbisë kolonialiste dhe rexhimit fashist të Beogradit
 
Nga Milazim KADRIU

Falë luftës së armatosur të popullit shqiptar dhe gjakut rreke të derdhur nga djemtë më të mirë të kombit në të gjitha hapësirat dhe pjesët e territorit shqiptar ne bindëm botën se jemi të vendosur që të luftojmë për lirinë e këtij vendi duke i detyruar ata që përfundimisht të heqin dorë nga autonomia e ngushët që kishin përgaditur është shprehur simboli i rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçi para qindra qytetarëve veteranëve të luftës e familjarëve të dëshmorëve me rastin e shënimit të 11 vjetorit të Bestejës së njhur ‘’Tabet e Llapashticës".Për mua është shprehur Demaçi kjo është një ndër epopet e luftës çlirimtare ndër më të lavdishme ku është thyer një ndër makinerit vrastare ushtarake më të mëdha në Ballkan.Lufta çlirimtare e popullit shqiptar nuk ishte luftë kundër popullit serb,por kjo ishte një luftë e drejt kundër Serbisë kolonialiste dhe rexhimit fashist të Beogradit. Nuk ishte Llapi i vetmi ai që bëri luftë titanike , ishte Drenica e kuqe në krye me Adem Jasharin dhe terë familjen që me flijimin e tyre zgjuan edhe ndërgjegjësimin nderkombëtar duke mobilizuar mbarë popullatën në kryengritje të armatosur si në Zllashë,Shalë,Neredime,Dukagjin,Kaqanik e Kaqanuall etj është shprehur Demaçi.Ai para masës së tubuar është shprehuredhe paksa kritik ndaj klasës politike dhe udhëheqësve të vendit duke pohuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosvës ka ende shumë punë për tu bërë deri në realizimin e jetësimit të plotë të shtetit me të drejta të barabarta sikur që janë shtetet anëtare të OKB-së. Kosova me Serbinë sipas Demaçit ende nuk ka kufi shtetëror,por ka vetëm kufi administrativë të cilët nuk kontrollohen nga ne.Ne gjithësesi ka thënë ai duhet që amanetin e dëshmorëve ta çojmë në vend deri në realizimin e shtetit të mirëfisllt duke lënë jashtë vetës përfitimet dhe interesat individuale e grupore.Ndërsa,ish komandanti i ZOLL-it, Rrustem Mustrafa-Remi,në fjalën e tij është shprehur dyuke thënë se jemi mbledhur këtu që të kremtojmë njërën ndër Betejat më të Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare e cila solli rikthim në dinjitet dhe krenari,betejën që u parapriu shumë fitoreve e cila pa mëdyshje shënon etapën më të lavdishme të luftës në historinë e Kosvës. Remi,gjithashtu ka pohuar se për ne tash më e rëndësishme është që të shtojmë përpjekjet e dinamizuera dhe të bashkërenduera për forcimin,ndertimin dhe zhvillimin e shtetit tonë të cilin e bëmë me mund e sakrificë kombëtare ka përfunduar ai. Ndërsa me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së,dega në Besianë Xhevdet Maçastena.Duhet thksuar se në këtë betej të lavdishme e cila ka zgjatur për disa ditë dëshmorë kishinë rënë: Isë Havolli, Lulzim Jashari, Miftar Zejnullahu,Skënder Zejnullahu,Avni Selmani,Fatmir Selmani,Bajram Muarati,Ismet Derguti etj. Homazhe dhe kurora lulesh përveç përmendores te Tabet e Llapashticës janë vënë edhe në vendin e rënjës në lagjën e Kastratëve pranë Lapidarit të ngritur.Në fund u shfaq edhe një program artistik ku dominun recitimet me poezi kushtuar dëshmorëve të kombit.


(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora