Video
Dokumentari "Revolta e Qafë Barit"
E diele, 26.04.2020, 12:42 PM
Një dokumentar mbi revoltën e Qafë Barit, gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri/ Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u dënuan me vdekje - pushkatim, ndërsa të tjerët me ridënim, nga 11 deri në 25 vjet burgim. Kuvendi Popullor nuk bëri asnjë falje dhe një ditë më vonë, mesnatën e datës 9 Qershor 1984, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u pushkatuan.
“Në
një prej gropave ka mbetur e ngulur një tabelë hekuri e ndryshkur, ku është
salduar numri 8... Atje u varrosën dikur trupat e Fejzulla Çepi, Agim Agaraj,
Sandër Sokoli, Ilmi Çoçka, Dilaver Hysi, Hariz Braho, Pandi Sterjo, Sefedin Pula, Ndue Deda. Eshtrat e tyre
mbetën të dënuar aty edhe pas vdekjes, larg familjeve dhe vendlindjes, të
fshehur mes maleve, në pyllin e errët... e emri i tyre duhej harruar, që të mos
ktheheshin në martirë të lirisë.”
kujto.al