Video
ABC Story: Presidenti Wilson - Kumbari i Shqipërisë
E marte, 04.02.2020, 08:22 PM
Shikojeni: https://www.youtube.com/watch?v=Hwg0-Vpg8zc
Në
krye të prezantimit të saj, Ambasadorja e re amerikane, Juri Kim, përmendi
mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë, duke penguar ndarjen e
territoreve të saj në përfundim të Luftës së Parë Botërore.
Ambasadorja
nuk gabon…
E
vërteta, që deri më sot nuk e kemi ditur apo nuk e kemi thënë, thotë se në
vitet 1918-1920, Presidenti amerikan Udru Uillson (Woodroë Wilson) dhe Qeveria
Amerikane, jo vetëm e kanë mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi i territoreve, por
kanë pasur në planet e tyre edhe përcaktimin përfundimtar të saktë të kufijëve,
me qëllim që të bashkojnë, aq sa është e mundur, të gjithë shqiptarët, të
shtrirë kudo, rreth trungut kryesor, me qëllim final realizimin e një shteti të
unifikuar.
Aq
qartë e saktë janë hedhur në letër
këto analiza dhe raporte, saqë edhe sot, në kohët moderne, ato e kanë
ruajtur vlerën. Madje formulime e fjali të tëra, të përdorura 100 vite më parë,
vazhdojnë të përdoren nga politikanët amerikanë si qendrime konstante, serioze,
të politikës së tyre sa u përket raporteve mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje të
saj.
Po
si ndodhi që krerët shtetit më të madh të Botës të investoheshin kaq shumë për
një popullsi prej më pak se 1 milion shqiptarësh, historia e të cilëve, me
përjashtim të kohërave të Skënderbeut, nuk i kishte kapërcyer ndonjëherë
kufijtë ballkanikë?
Çfarë
gjurmësh janë lënë pas në dokumentacionin historik për të shpjeguar këtë
afeksion të habitshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Përmes
dokumenteve që shfaqen për herë të parë, pikërisht këtyre pyetjeve, u jep
përgjigjë dokumentari më i ri i ciklit Abc Story.
http://abcnews.al/