Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: poezi shqipe
Lazim Miftari: Feraj
Në majë të Sitilisë qielli hapet, ku era këndon si lahutë e vjetër, Feraj nga çdo anë na shfaqet, mbi Vrajë rri si një kala tjetër. - Te Gurët e Sharenit u derdh gjaku, krushqit u ndeshën pa lëshuar pe, zanat i kthyen në gurë nga haku, legjenda mbeti si kujtim mbi dhe...
Ndue Dedaj: Zëri i Flora Brovinës si kujtim…
Nuk e kisha takuar Flora Brovinën, por zërin e saj e pata si një dhuratë të çmuar e tash do ta kem si një kujtim. Dy vite më parë pata nderin të shkruaja parathënien e vëllimit me poezi të zgjedhura “Shqipëri, zemra jonë” (“Lena Grafik”, Prishtinë, 2024), përgatitur nga poetja Trendafile Molla...
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me shkrimtarin, botuesin dhe gazetarin Rexhep Shahu (II)
Një vend të veçantë në këtë rrëfim zë Havzi Nela, poeti martir të cilit Shahu i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të punës së tij si shkrimtar dhe botues. Nga kujtimi i atij mëngjesi të gushtit 1988, kur pa rastësisht trupin e poetit të varur, deri te botimi i veprës së plotë "Shtatë fletore me 5548 vargje", rrëfimi kalon nëpër vite...
Frank Shkreli: Anton Çefa – një jetë në shërbim të fjalës shqipe dhe kujtesës kombëtare
Po e vazhdoj serinë jo-formale – që unë sjell për lexuesit, nga koha në kohë -- të kujtimeve kushtuar vlerave dhe personaliteteve të shquara shqiptaro-amerikane, por jo vetëm. Anton Çefa ka lindur në Shkodër më 1934, ka studiuar në Universitetin e Tiranës, ka punuar si mësues, ka qenë drejtues i Radio Shkodrës pas...
Feti Tunuzliu: Kumbimi i çiftelisë
Sa herë rrihen e dridhen dy fije binake, teksa përshkojnë bishtin e drejtë dhe kupën vezake, oh, sa ëmbël joshin tingujtë e çiftelisë, posi vargjet magjepsëse të poezisë...
Brahim Avdyli: Në thjeshtësinë e gjërave flet e vërteta simbolike
Me gjithë dhuratën e Erina Çokut, të bërë në mënyrë të përzemërt, në „DITËT E NAIMIT“, në Tetovë (MKV), në tetor të vitit 2018, mezi e gjeta pak kohë për lexuar dy veprat e parat të poeteshës së Burrelit të Shqipërisë, e cila na flet mirëfilli mbarë shqiptarisë me ndjenjat e materializuara në vargje. Më së pari do të them se ajo...
Asllan Dibrani – Luani: Mirushe Musa – kur vargu nuk zbukurohet, por jetohet
Vargjet e Mirushe Musës nuk kanë nevojë as të zbukurohen, as të hiperbolizohen. Ato vijnë natyrshëm, sepse prapa tyre qëndron një jetë e prekur nga realiteti, sakrifica, përballja dhe kujtesa. Ajo nuk e shpik malin – e ka shkelur. Nuk e shpik gurin – e ka prekur. Nuk e shpik mallin – e ka përjetuar...
Hazir Mehmeti: Shkuan
Bashkë me retë shkoi dhe shiu Çatia e etur ngeli dëshmi Aty ku gjelbërimi gufon E gjallë kujtimeve mbete ti Kur pranvera lulet falë Shkrihet dëbora në mall për ty Fytyrë e jote hënë mbi mal Ngushëllim i vonuar, pa kthim...
Lazim Miftari: Çelësi i jetës
Në heshtje shpirti e gjen dritën, kur zemra ime hapet drejt qiellit, misteret thellë në brendi ngriten, si agu kur lëshon rrezet e diellit. - Si në rreth, udhëtimi ynë shkrihet, aty tek burimi i fshehur në mal, një shkëndijë lart mbi ne ngrihet, si flakë që ndriçon terrin ngadalë...
Shyqyri Fejzo: Kënga e "xhindes së fshatit"
"Me këngë poshtë dhe përpjetë Xhinde mushka, xhinde vetë Kur ze punën, punon si bletë Hyn në valle, pendë e lehtë" - Dasmën tënde na kujtove Besojmë se nuk e harrove Me qarje krushqit i hutove Vet kalit i hipe dhe shkove...
Shefqet Dibrani: Portreti letrar dhe artistik i një vajze të suksesshme
Valbonë Dibrani-Hajdari, e lindur në Gërdoc të Llapit, përfaqëson një gjeneratë që është formuar në kufirin mes vendlindjes dhe mërgimit, mes kujtesës dhe përpjekjes së vazhdueshme për të mos dështuar në një realitet të ri. Historia e saj është pjesë e asaj vale të madhe njerëzore, kur fëmijët shqiptarë janë detyruar ta ndërpresin...
Ndue Dedaj: Ati ynë që je në tokë
Më shkrep të gjej fjalët e një urimi Ditën e të lemit tand në bjeshkën e bortë Të shkruaj, si këso rastesh, një kartolinë... Asht fillim prilli, po vijnë Pashkët, Çfarë mund t’i thuash më shumë njeriut Se fjalët e Zotit - në ringjalljen e tij?...
Tahir Bezhani: Jetë mes gurit e hirit të vetvetes...
Duke ecur rrugëve të dredhuara bjeshkore Me vetminë time çmallem pandalur Shprushja hirin në të çame guri Atje lart, në Qafën e Shkrelit Mu bë se dëgjova këngë majëkrahu Diku lugjeve apo shpateve Tela sharkie me duhmë zjarri Lahutë me shkrum historie...
Hamza Halabaku: Ecim dorë për dore...
Një dorë e vogël në dorën time, Është dora e nipit tim të parë. Jam i lumtur, gjysh, në këto pushime, Më thoshte shpesh tejet kureshtar. - Ecim drejt sheshit të Prishtinës, Buzëqeshja e tij më dhuron gëzime. Mosha e shtyrë rinohet pas stinës, Kështu nuk ka qenë fëmijëria ime...
Përparim Hysi: Tri poezi lirike
Nëpër xhepat e kujtesës, zura e rëmova thelllë Dhe nga mjegulla e harresës, seç të nxora Emanuelë! Vjen portreti yt më shfaqet dhe më bëhet krejt i plotë Pa zë mbresa që s'më ndahet, sikur kjo po ndodh sot?!!!...
Milazim Zeqiraj: Dita kur foli Kosova
Thirrja e brezave, Kosova Republikë, sakrificë e larë me gjak. - Me 2 korrik 1990, dryri nga frika mbylli derën, muret u pushtuan, por jo zëri...
Mehmetali Rexhepi: Fluturojmë kaheve të panjohura
Sytë e mendjes rrokin një cep të lëmes Kashtës së hedhur të Kumtrit në lëmë të arave të kozmosit afshet e bymimit të kallinjve të yjve Një Amë mbarsur polli bymimin me shpërthime shkapërderdhen kokrra të pjekura për shirje kaheve të gjithanshme të pikë-spërkatjeve prej vlimit përplasur e të përbashkuar ndarë e mëvetësuar largueshëm...
Cikël me poezi nga Oriada Dajko
Sot presim nga valët, sot presim nga deti të na sjellë një letër prej nesh, a ndo fjalë diku nga një tokë tjetër, prej ëndrrave që deshëm. O Zot, ku jemi kështu, në vendin tonë dhe sërish të mërguar edhe në shtëpi, edhe të huaj?! Gjithmonë në lindje të asaj që na pret, e në perëndim të asaj që presim, as ata që ishim, as ata që duam të jemi...
Gjon Marku: Thirrja e Atdheut
Ç'është ky varg që vjen pa nda, Me flamuj valë mbi makina? Rend e rend, pa u përçarë, Si vetëtima mbi kodrina. - Si shqiponjat lart në qiell, Drejt Shqipërisë vijnë si rrufe; Amaneti sot thonë po sjell Nga çdo anë për në atdhe...
Lazim Miftari: Jam i lashtë
Jam i lashtë sa vetë toka, gur i palëvizshëm në zemër të kohës. Koha më rrethon si rreth pa fillim — dëshmitar i vetvetes dhe i botës...
Sevdail Hyseni: Vapa
Populli, nën hije të një kumbulle të tharë, pret reshjet si pensionisti pagën e parë. - Në Tiranë protesta, në Prishtinë debate, dikush kërkon zgjedhje, dikush mandate...
Ndue Dragusha: 'Toka që skuq yjet'
Libri me poezi “Toka qe skuq yjet” vjen tek ne si një një koleksion i pasur dhe i larmishëm poetik, ku emocioni, përjetimi personal dhe kujtesa janë motorët kryesorë të krijimtarisë së poetit Llesh Ndoj, autori i këtij libri me poezi. Nuk ishte befasi në formën dhe numrin e librave të shtuar të këtij autori, por befasia qëndron...
Vlash Prendi: Kur dashuron shpirti
Kohët e fundit doli nga shtypi libri më i ri i poetit të mirënjohur Llesh Ndoj “Ngjyrat e shpirtit” në të cilin shihet qartë se tashmë poeti në vëllimin e tij të trembëdhjetë me poezi ka sjellë para lexuesit një konsolidim të vlerave ideoartistike, duke pasur kurdoherë në fokusin e saj vlerat emocionale dhe realitetin e sotëm. Poezia e tij, kohë pas kohe ka ardhur duke u rritur...
Xhevahir Cirongu: Një vajzë me flokë kaçurela
E vështrova drejt në sy, ndalova Në qepallë ende kishte muzgje nate, Edhe yjet nuk ndriçonin, gjumë prishur Qëndronin nëpër degët e qershive. - Netëve të përgjumura, zogjtë dremisnin Dhe degët e plepave nga vesa larë, Nëpër trupin e tyre, buzëqeshja ngrirë Një lot dhimbje në tokë zbriti pranë.,,
Tahir Bezhani: Cikël me poezi
Si të tregoj ëndrrën Që më trazoi shpirtin Si vetëtimë shkojnë mendimet Të rënda ishin brenda meje përjetimet Kur natën me shi vinte një stuhi Lodhja dridhej mbi rrudhat e ballit E harqet e vetullave digjeshin në flakë Gjumi përkundej në djepin e vjetër Trupi ishte ndarë në dy pjesë Shpirti fluturonte në kullën e vjetër...
Lazim Miftari: Kënga e femrës shqiptare
- Në oborr të blertë, lule e bardhë, Sytë nga qielli, shpresë e pashuar, Me ninulla rritet, si filiz i gjallë, Vajzë shqiptare, shpirt i kulluar. - Me këngë dasme e valle në prag, Urë mes shtëpive, me bukë e derë, Sjell dritë e hijeshi, si dielli nga larg, Nuse shqiptare, me nder, me vlerë...
Meti Rexhepi: Çelësi magjik i fëmijërisë
Shkrimtari Xheladin MJEKU me rastin e 65 vjetorit të lindjes së tij, botoi tri vëllime librash me poezi për fëmijë: “NJË PIKNIK NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK”, “NËN GJETHE KAM SHTËPINË” dhe “LULET NUK KANË MOSHË” poezi për moshën më të re të fëmijëve. Tre librat me ilustrime u botuan në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës...
Lazim Miftari: Unë jam kujtesari
Nga shpellat e heshtura dal unë, Kujtesari, me çelësin e lashtë, me gjakun në sy. Pa shpatë, pa mburojë, por me zjarrin e fshehtë që ndez gurin dhe zgjon eshtrat e vjetra...
Hamdi Hysuka: Aty ku bashkohen historia, kultura dhe shpirti shqiptar
Naim Frashëri është figura më përfaqësuese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. U lind në 25 Maj të vitit 1846 në fshatin Frashër dhe ndërroi jetë më 20 tetor 1900. Jetoi në Frashër deri në moshën 19-vjeç. Më pas, i detyruar, emigroi jashtë atdheut. Zjarrin e mallit dhe të dashurisë për Atdhe e përjetësoi nëpërmjet vargjeve, që edhe...
Albert Vataj: “Kur e di se do të vdesësh”, poezia e fundit e Teodor Kekos
Më 26 maj 2002, në një dhomë spitali në Selanik, pas një operacioni të rëndë dhe pasi mjekët i kishin mohuar çdo shpresë, Teodor Keko u ul përballë fatit të vet me të vetmen armë që kishte ditur të përdorte gjithmonë, fjalën. Dhe prej asaj përballjeje lindi poezia “Kur e di se do të vdesësh”, një nga tekstet më tronditëse e më të...
Resmi Osmani: Natyra dhe peisazhi në krijimtarinë e Ndre Mjedës
Në vijim të hulumtimeve për artin poetik, stilistikën, mjeteve shprehëse dhe mesazheve që përcjell te lexuesi poezia e Ndre Mjedës, nuk mund të mos bjerë në sy përfshirja e peisazhit dhe natyrës, jo vetëm si bukuri e trojeve shqiptare, që i shtojnë hijeshinë, e bëjnë atë të pëlqyeshme e të dashur, por edhe si pjesë e përditshmërisë...
Shefqet Dibrani: Dashuria si Univers i Metaforës Erotike
Në vëllimin “KASAFORTA EROTIKE” të Muhamet Halilit, motivi i poezisë erotike është ngritur në simbolikë ekzistenciale. Poeti arrin të ndërtojë një poezi mjaft të realizuar ku trupi dhe shpirti nuk ndahen. Ata ecin paralelisht si dy lumenj që derdhen në të njëjtin destinacion...
Në Fokus
Pëllumb Gorica: Një udhëtim, ku koha ka ndaluar dhe natyra ka skalitur mrekulli
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Anjeza Ndoj
Blerim Latifi: Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit
Fotaq Andrea: Arbëreshët e Italisë (1413–2007), III
Elizabeta Tomë Mrijaj: Kujtojmë sakrificën e familjes Lleshi për lirinë e Kosovës
Hamdi Hysuka: Kadareja i pavdekshëm, kur kritika i jep formë kujtesës
Asllan Dibrani – Luani: Familja Musa – një shekull qëndrese, pune, dijeje dhe sakrifice
Albert Vataj: 24 vite nga ikja e Teodor Kekos
Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar
Kastriot Dervishi: 36 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë
Zemra Shqiptare