Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Kulturë
Zhiti
Mehmeti
Vataj
Sidheri
Hazir Mehmeti: Motra e madhe – Hanëmshahe Ilazi, krenari e moteve shqiptare
Ishte vera e vitit 2018. Vapë! Prishtina gumëzhinte sa nga të nxehtit, po aq nga mërgimtarët entuziast që lëviznin sheshit i cili kishte mbetur i vogël dhe sapo kalonim në Sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mund të merrje frymë më lehtë. Sapo e filloje rrugën drejt Sheshit Dr. Ibrahim Rugova, sërish ngushtohej hapësira dhe duhej kujdes nga çiklistët dhe motopicet e...
Albert Vataj: Në Logun e Bjeshkëve, në tokën e zanave, stolisur me hir e veshur me xhubletë
Leontina Elezi, është vajza që prek ëndrrën. Ajo kurorëzohet në mbretërinë e egër të natyrës, sovrane e kremtes dhe sfidës. Logun e Bjeshkëve e bekon me bukurinë e më të bukurave, duke mëtuar se bukuria nuk është thjesht një dhunti e natyrës, por një mënyrë e të jetuarit, është vetë e etershmja, që stolisur me hirin e xhubletës dhe...
Asllan Dibrani – Luani: Mirushe Musa – kur vargu nuk zbukurohet, por jetohet
Vargjet e Mirushe Musës nuk kanë nevojë as të zbukurohen, as të hiperbolizohen. Ato vijnë natyrshëm, sepse prapa tyre qëndron një jetë e prekur nga realiteti, sakrifica, përballja dhe kujtesa. Ajo nuk e shpik malin – e ka shkelur. Nuk e shpik gurin – e ka prekur. Nuk e shpik mallin – e ka përjetuar...
Gjon Marku: Mall
Krevati i boshatisur i dukej si një pellg uji të ftohtë, ndërsa minutat, pas mesnate, njëra pas tjetrës, ecnin ngadalë, si hapat e një plaku të lodhur. Gjumi ishte tretur larg. Nuk rrinte dot vetëm, prandaj doli të shihte mos gjente ndonjë nga lokalet e hapura deri vonë natën. Ndoshta atje do të mund të largonte fishkëllimat e vetmisë...
Hazir Mehmeti: U mbajt takimi “Shpirti Mërgimtar” në Skënderaj
Mërgimtarët krijues nga shumë vende të ardhur në vendlindje, u priten nga grupi organizues të aktivitetit letrar, Agim Gashi, Smajl Lushtaku dhe Mehdi Hyseni. Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” me sallën e saj të aktiviteteve u ringjall në gushtin mërgimtar. Ishte aktiviteti i parë letrare themelues i titulluar “Shpirti Mërgimtar” i cili synohet të mbetet në historinë e aktiviteteve...
Albert Vataj: Një gjyshe e denjë për respekt
Ka një moshë kur bota të thotë se ke bërë mjaft. Ke rritur fëmijët, ke përmbushur detyrimet, ke kaluar netët pa gjumë, ke mbajtur mbi supe shqetësime që askush nuk i ka numëruar dhe tani, më në fund, të takon të ulesh, të pushosh, të jetosh për vete. Por dashuria nuk njeh pension, ajo zemër që troket në kraharorin e mrekullive të mëdha të njerëzores, nuk jepet...
Ilir Muharremi: Manifesta 14, spektakli kulturor dhe kufijtë institucionalë
Manifesta 14 në Prishtinë mbetet një nga ngjarjet më të diskutuara të skenës kulturore kosovare të viteve të fundit, jo vetëm për shkak të përmasës së saj ndërkombëtare, por edhe për shkak të pyetjeve që ajo la pas lidhur me marrëdhënien ndërmjet artit, institucioneve, hapësirës publike dhe politikës...
Lekë Tasi: Ditar internimi – 18 tetor ’79
Tefta nuk është më me ne; e arrestuan dje. Në datën 15 i bënë “demaskimin” në sallën e kinemasë; pastaj, dy ditë me rradhë na hodhën gurë në shtëpi dhe dje erdhi gazi e mori. Oborri është plot me gurë, copa tullash, xhama të thyera. i lamë pa fshirë që t’i shihte ndonjë hetues se ç’u punua në kurriz tonë. I bëmë telegram Ministrisë, po të...
Ermira Jusufi Avdija: Me flatra të ëndrrës
Parakalojnë zogj e shtojzavalle Ëndrrës ia shqyejnë çarçafin e natës Nënkresë ia vënë një gur, rrokullisur shekujve Dhe ndërtojnë bedena kështjellash prej hijeve. - Fuqishëm dëgjohen troke kauajsh Derisa zbresin nga betejat me hënën Që prishur ua ka melodinë e tërfëllimave...
Albert Zholi: Balozi i detit, Muji, miti i frikës dhe triumfi i guximit
Në thellësitë e gojëdhënave shqiptare, mes dallgëve të egra dhe mjegullave të detit, lind figura e frikshme e Balozit të detit. Ai përfytyrohet si një përbindësh i madh, gjysmë njeri e gjysmë bishë, që sundonte ujërat dhe mbillte terror mbi njerëzit. Legjenda e tij nuk është thjesht një tregim fantastik, por një pasqyrë e frikërave dhe...
Albert Vataj: Letra e 8 gushtit 1451, zëri i Krujës së Skënderbeut që troket në portat e Sienës
Historia e një kombi shpesh nuk shkruhet vetëm me shpata dhe beteja, por edhe me penë, vula dhe letra. Një copë letër, e verdhuar nga koha, mund të mbajë në gjirin e saj një univers të tërë ngjarjesh, rrethanash dhe shpresash. Një prej këtyre dëshmive të rralla është letra e 8 gushtit 1451, e nënshkruar nga vetë dora e Gjergj Kastriotit Skënderbeut...
Gjon Keka: Mikpritja dhe Besa ishin zbukurimet e kombit tonë
Një popull apo komb fisnik dhe i lashtë, i cili nuk ka pasur synime për të pushtuar të tjerët, por ka qenë gjithmonë mbrojtës i vetes nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, natyrshëm ka të rrënjosura në natyrën dhe gjakun e tij vlera, tradita e zakone të dobishme që shërbejnë si bekim për veten, popujt e tjerë dhe njerëzimin...
Gjon Marku: Morti i fshehur
Ishte fillim pranvere, bash atëherë kur krojet dhe lugjet mbushen me blerim, e ai blerim ishte i pastër e i qartë, me një lezet të veçantë. Prej maleve kësulëbardha, buron një ujë i kulluar e i pastër si lot vashe. Mëngjesi merr jetë me një ylber që zbret në pikat e vogla të vesës e shpërndahet, si të dojë të derdhet mbi vetullat e...
Shyqyri Fejzo: Pse më dole moj këmbëzbathur!?
Në përrua që me natë Në sup mbaje goxha shatë Duhej ruajtur nga shakatë Se mikja s'ta bën të gjatë - -Sytë e tu rrezatojnë jetë Paske kthyer ujët përpjetë Nuk e di si e paske gjetë Ta tha njeri a e bëre vet?...
Sevdail Hyseni: Misioni i deputetit
U zgjodh një deputet, nga populli me vota, dha shumë premtime, por edhe fjalë të kota. - “Do të jem zëri juaj, gjithmonë aktiv!” Sapo mori mandatin, u bë shumë pasiv!...
Visar Zhiti: Zemërimi i disidentit të përhershëm
- Ç’do të themi për shkrimarin Kasëm Trebeshina? – pyesja kur kishte datëlindjen. Po sot në 100 vjetorin e tij? Apo disidencë dcisidencës… Jemi në ditë protestash. Ngritja krye duhet, që gjithsesi e shkundin kohën, shtetin, kërkojnë ndryshimin, godasin korrupsionin, edhe atë moral, ndëshkim të së keqes, kërkojnë ndryshimin, drejtësi dhe kujtesë, jo harresat e qëllimta… drejtësi dhe në...
Dom Fran Sopi: Mos e turbulloni zemrën dhe shpirtin tuaj nga furtunat e botës
Koha në të cilën jetojmë ju vë përpara shumë mundësive, por, njëkohësisht, edhe përpara sprovave, tundimeve dhe mësimeve të rreme. Bota ju fton shpesh të ecni pas asaj që duket e lehtë, e shpejtë dhe tërheqëse. Mirëpo, jo gjithçka që shkëlqen e ndriçon edhe shpirtin dhe jo çdo rrugë që duket e gjerë e çon njeriun drejt së mirës...
Albert Vataj: Dashuria, martesa dhe zgjedhja që bëjmë, përtej mitit romantik
Dashuria është ndoshta fjala më e madhe që njeriu ka shpikur për ta mbajtur pranë vetes atë që nuk e kupton dot plotësisht. Por a mjafton ajo për të ndërtuar një jetë me dikë? A është ndjenja e fortë e fillimit e njëjtë me atë që mbetet në përditshmëri, në rutinë, në plakje të përbashkët? Elif Shafak, shkrimtare e guximshme dhe e...
Asllan Dibrani – Luani: Amaneti i gurëve të Arbërit
Mos thuaj se ky gur është i heshtur, se guri i Arbërit ka gojë e kujtesë; nën myshkun e shekujve ruan një emër, nën plagët e kohës ruan një besë. Ai i ka parë agimet ilire, kur dielli përkëdhelte altarët e lashtë, kur shqipja fluturonte mbi male të lira dhe njeriu i kësaj toke e quante veten zot në vatër...
Hazir Mehmeti: Shkuan
Bashkë me retë shkoi dhe shiu Çatia e etur ngeli dëshmi Aty ku gjelbërimi gufon E gjallë kujtimeve mbete ti Kur pranvera lulet falë Shkrihet dëbora në mall për ty Fytyrë e jote hënë mbi mal Ngushëllim i vonuar, pa kthim...
Shyqyri Fejzo: Besimi dhe Shpresa
Ti mbahu vëllai im i mirë Besim Të dy ecim bashkë nga e mbara Ndjehem e lumtur e plot gëzim Kur të kam ty që çan përpara - Me fjalë gëzimi ti na mbush shpirtin Ledhaton sedra e kureshtje gudulis Ç'far ke që shumë e ke ulur ritmin Kur ironia e fatit frelëshuar gjezdis...
Përparim Hysi: Tri histori me lopë
Po i shkruaj këto tri hsitori me lopë, për një arsye pak, sa personale, por dhe aq shoqërore. Para dy ditësh, në FIER, u nda nga jeta një njeri, paksa i veçantë. Ai qe shofer me profesion dhe bejtexhi i lindur. Unë, ngaqë e njihja mirë, e kam quajtur"Njeriu që të hiqte stresin". Dhe i tillë ka qenë dhe ka mbetur në mendjet e...
Gjon Marku: Shelgu lotues
Sytë i hodhi përmbi zabel dhe vështroi diku thellë në të, sikur të donte të zbulonte ndonjë të fshehtë. Pastaj vështrimin e hodhi drejt fushave, në fund të të cilave gjendej njëri nga plepat shekullorë, në majë të të cilit ishte një çerdhe lejleku që, edhe pse tundej bashkë me degët, nuk i ndahej dot atij vendi, dhe çdo pranverë...
Ajete Zogaj: Testament i kujtesës, humanizmit dhe qëndresës
Jahja Lluka, “BLLACA ‘99” Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe, II, Botoi “Office Printy” Prishtinë, 2026 Një nga simbolet më domethënëse është treni. Ai nuk përfaqëson thjeshtë largimin fizik të të dëbuarve, por ndarjen mes dy botëve: asaj që mbetet pas, e mbushur me kujtime, dhe asaj që i pret në vazhdim, të panjohur dhe të pasigurtë...
Resmi Osmani: Zëra nga nëndheu
Natë e fundmajit. Hëna e plotë derdhte arin e dritës së saj dhe rrotul lyjet hidhnin vallen xixëlluese. E shumë prej tyre derdheshin tatëpjetë sa bariut i dukedhin si një shi yjesh. Flladi kishte amzën e trëndelinës. Delet kullosnin,kumborët tingëllonin dhe bariu nisi ti binte fyellit me një melodi trimërore. Papritur, atij ju bë se dëgjoi...
Gjon Marku: Deni Llanaj - 'Menorah'
Ka libra që zbehen nga kujtesa sapo mbyllet faqja e fundit, dhe ka të tjerë që vazhdojnë të jetojnë gjatë në mendjen e lexuesit, sepse personazhet e tyre bëhen pjesë e reflektimeve të përditshme. Pikërisht kësaj kategorie i përket romani "Menorah" i shkrimtarit Deni Llanaj - një vepër që nuk të fton thjesht të ndjekësh...
Llesh Ndoj: Qenësia dhe poetika - korniza letrare apo letërsia në kornizë
Të diskutosh me profesor doktor Anton Nikë Berishën, qoftë edhe përmes telefonit, ke fatin që në pak çaste, të mësosh prej tij atë që ndoshta nuk do të mund ta kishe mësuar as përmes cikleve të gjata të leksioneve universitare, e kjo jo thjesht e vetëm për letërsinë, por edhe për jetën në tërësi, për besimin, për rolin që ka dija në jetën...
Adil Fetahu: Ikja nga burgu dhe nga identiteti
Fabula e romanit të Ibrahim Kadriut: ‘’Ikja si shpëtim’’, është ikja i një të riu shqiptar nga burgu ‘’Zabela’’ i qytetit të Pozharevcit (Serbi), e më pastaj ikja edhe nga identiteti i vet personal (në Shqipëri). Kryeprotagonisti i romanit, Mal Coli, nuk u burgos për ndonjë ideal, por e zuri taksirati që u përfshi në protesta, edhe herën e parë në Prishtinë, edhe herën e dytë në Tiranë...
Sevdail Hyseni: Altina Sulejmani diplomon me sukses të shkëlqyer në University of Greenwich në Londër
Diplomimi me sukses në Fakultetin Ekonomik të University of Greenwich në Londër, është një histori që tejkalon suksesin individual. Ai, është një dëshmi e fuqisë së dijes, e përkushtimit dhe e lidhjes së pandërprerë me rrënjët shqiptare, duke u shndërruar në krenari për familjen, Tërnocin, Luginën e Preshevës dhe gjithë mërgatën shqiptare...
Albert Vataj: Marilyn Monroe – buzëqeshja që u fik në shpërthimin e një ylli, 64 vite që ndaluan kohën
Një vdekje e denjë për mistikën e një ikonë si Marilyn Monroe, e papritur, e errët dhe e veshur me velin e pluhurt të sekreteve. Një fund që la pas më shumë pyetje se përgjigje, duke mbjellë dekada me trille, hipoteza dhe teori konspirative që nuk u zbehën kurrë. Edhe në panoramën e saj mortore, ajo vdekje ruajti një shkëlqim të...
Albert Zholi: Fjalë të urta për librin
Libri është dritarja nga e cila njeriu sheh botën pa lëvizur nga vendi. Një libër i mirë nuk lexohet vetëm, ai të ndryshon. Aty ku mbaron padija, fillon libri. Libri është miku që nuk të tradhton kurrë. Çdo faqe libri është një hap drejt urtësisë...
Gjon Marku: Lëre ta dëgjojë zemrën
Kokën e vendosa mbi gjoksin e tij të zhveshur dhe dëgjoja ritmin e zemrës që i rrihte pa ndërprerje. Ai flinte, kurse unë doja ta ndieja atë ritëm dhe të përkoja frymëmarrjen time me të tijën, të thellë e të ngadaltë, si frymëmarrja e një dragoi. Jashtë mureve të dhomës sonë të fjetjes shtrihej një natë e errët e e trazuar, ku...
Spica Metalike: Zogu i verës
Mërgimtari zog shtegtar, vjen n’vendlindje fluturim; sjell me vete plot dhurata, mbush shtëpinë me gëzim. - Sapo mbërrin në oborr, i dalin para varg e vijë: nëna, baba, halla, daja... e përqafojnë me dashuri. - Por edhe gëzimi ka kufi, si vizitat me orar; nuk mjafton veç dashuria për një jetë mërgimtar...
Visar Zhiti: Letra e Papa Leonit është për të gjithë ne
Vëlla i nderuar! - i shkruan Papa Leoni bashkëvuajtësit tonë, tani Kardinalit dom Ernest Simoni, që është rikthyer atje ku ka qenë i burgosur dhe po mban Meshën e Shenjtë. Vëlla i nderuar, - i thotë. Sa mallëngjyes është mallëngjimi i Tij! Njerëzor, që arrin qiejt… Dy fjalë: “vëlla” dhe “i nderuar”, që na mungojnë aq shumë…
Viron Kona: Emine S. Hoti - 'Luftëtari i lirisë'
Poetesha Emine S. Hoti e ka bërë të njohur prej kohësh mesazhin më të rëndësishëm të librave të saj poetikë, ai mesazh ka të bëj në radhë të parë me atdhedashurinë, me mallin e autores si mërgimtare për vendlindjen e saj të shtrenjtë, por dhe me dashurinë e saj për kombin dhe bashkimin e trojeve shqiptare...
1
2
3
4
5
Në Fokus
Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale
Gjekë Gjonaj: Martin Brishaj - 'Zhbërja e kufirit etnik'
Kristaq Turtulli: Syri i nënës mbeti në mjegull
Albert Vataj: Robert Elsie, udhërrëfyesi vullnetdritshëm i shpirtit shqiptar
Albert Vataj: T'falem nderës!
Vlash Prendi: Kur dashuron shpirti
Gjon Marku: Njeriu që mbante gurin e rrufesë
Albert Vataj: Plisi në kokën e Odisesë, një udhëtim 3000-vjeçar
Eduard A. Skufi: Vileta e lypesit fisnik
Albert Vataj: Sot, në ditëlindjen e Martin Camajt
Zemra Shqiptare